Aktualisht po zhvillohet konferenca e nivelit të lartë anti-korrupsion. Një pjesë e diskutimit u ndal edhe tek mbajtja e maskave në ambiente të hapura, dhe pse u morr ky vendim kaq shumë i diskutuar.
Mbajtja e maskave nga enjtja do të bëhen me detyrim edhe në ambientet e hapura. Rama tha se shpreson që kjo masë të gjejë zbatim, për të shmangur një mbyllje të dytë. Ajo çfarë kërkoi nga qytetarët është që të jenë vigjilent, dhe bashkërisht të shmangim një mbyllje që do kishte pasoja katastrofike për vendin.
“Dua t’ju falënderoj që jeni ndihmë në vendosjen e maskave, të cilat nga e enjtja do jenë të detyrueshme. Shpresoj që kjo masë të zbatohet nga qytetarët, që çdo individ të bënte detyrën e vet të vogël përballë asaj që do të ndodhte në një mbyllje të dytë për shkak të këtij virusi të pabesë”, tha kreu i qeverisë.