“Korrupsioni është një problem i madh”, Yuri Kim: SPAK është shpresa jonë, presim më shumë rezultate

Ambasadorja Yuri Kim ka deklaruar se SHBA pret më shumë rezultate në luftën ndaj korrupsionit në Shqipëri. Në fjalën e mbajtur në konferencën e nivelit të lartë anti-korrupsion, ambasadorja Kim tha se korrupsioni është një mal i madh, që kërkon një mobilizim të madh për të arritur rezultate të larta.

Këto pengesa, u shpreh Kim, përfshijnë zyrtarë të korruptuar, një sektor drejtësie të kapur nga interesa politike. Ambasadorja amerikane shtoi më tej se Reforma në Drejtësi po tregon rezultate, dhe nëse Shqipëria vazhdon në këtë rrugë, do të ketë fitore në vazhdim.

“Kur shikoj Reformën në Drejtësi në Shqipëri, është një çështje që ka të bëjë me të vendosurit një këmbë pas tjetrës. Në një kohë historike, në një mal që është po aq i thepisur sa mund të jetë.

Sikurse Luigji dhe të tjerë e kanë thënë që korrupsioni është një problem i madh, është një mal problemesh në Shqipëri, por hap pas hapi ne jemi duke bërë përparim. Ekzistojnë pengesa serioze për të arritur qeverinë e mirë, që populli shqiptar e meriton.

Këto pengesa përfshijnë zyrtarë të korruptuar, një sektor drejtësie të kapur nga interesa politike, gazetarë të bërë palë ose janë kërcënuar për raportimet që bëjnë.

SHBA është e përkushtuar për një të ardhme të begatë të Shqipërisë. Ne kemi nevojë për një aleat që është në gjendje të bëjë pjesën e saj. Një nga mënyrat për të rrënjosur optimizmin është të punosh në emër të qytetarëve, dhe jo në emër të interesave të ngushta.

Qytetarët kanë nevojë që paratë e tyre të investohen për përmirësimin e jetës së tyre. Të gjitha qeveritë vuajnë nga një nivel korrupsioni. Qeveritë mund të dënojnë ata që bëjnë korrupsion, mund të dënojnë ata që përdorin postin publik për të pasuruar veten apo partitë e tyre.

Lexo edhe :   Koronavirusi ''nën kontroll''/ 30 raste të reja, ulet numri i rasteve aktive

Policia, prokurorët dhe gjyqtarët e pavarur janë thelbësorë për një qeverisje të mirë. Do të ketë gjithmonë aktorë të këqinj, por qeveritë duhet t’i dënojnë. Duhet treguar që qeveria është në krahun e njerëzve.

Shqipëria ka filluar në këtë rrugë hap pas hapi, dhe Reforma në Drejtësi po tregon rezultate. Greco tregoi përparim. Kjo nuk është deklaratë fitore. Nëse Shqipëria vazhdon në këtë rrugë, do të ketë fitore në vazhdim. Ambasada e ka bërë plotësimin e SPAK një prioritet. Mbetemi të përfshirë duke ofruar trajnime. Ne presim të shohim më shumë rezultate, të cilat janë të nevojshme për ju dhe të ardhmen tuaj. Jemi krenarë që jemi krah jush”.