Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Editorial - Opinione

Maska skadoi, tani duhet të sillemi si shtet i varfër

6 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, W-Instant
Maska skadoi, tani duhet të sillemi si shtet i varfër

Nga: Andi Bushati

Nëse apeli i Edi Ramës për armëpushim do të kishte qenë i sinqertë, ai do të përbënte thirrjen e duhur për këtë moment.

Kur pandemia botërore mund të na kanosë edhe më keq se Italia fqinje, është krejtësisht e pavend të debatosh për grabitjen kolosale të koncesioneve të rilindjes, për arsyet e vërteta të eksodit të mjekëve, për fabulën e shëndetësisë falas, që gënjeu shumëkënd në 2013.

Sa herë që në lojë vihet dilema e humbjes së jetës, debati për mirëqenien dhe cilësinë e saj zbret në plan të dytë.
Për këtë arsye, tani, është vërtet e rëndësishme që paniku mos i mbivendoset arsyes, që ajo trupë mjekësore që ka mbetur mos dekurajohet, që ata të cilët kanë në dorë një vendimmarrje, sa të rëndësishme, po aq edhe me risk, të mos punojnë nën presion.

Ashtu sikurse kërkoi kryeministri, të gjitha akuzat e deri djeshme janë shqetësime që presin dhe ato mund të rindizen me më shumë forcë nesër, pasi e keqja të kalojë.

Por, që kjo të ngjasë, kërkon domosdoshmërisht që apeluesi për pushimin e luftës, të ulë vetë i pari armët. Dhe këtë hap Edi Rama e ka hedhur gabim. Sepse fiks në atë kohë që ai bënte thirrje për unitet ndaj fatkeqësisë së përbashkët, po në të njëjtën mbronte me paturpësi, manipulimin e datës të 1.2 milionë maskave të skaduara, duke e etiketuar opozitën si maskë dhe duke vënë ministren Manastirliu ta trajtonte atë si pjesë të KÇK-së.

Pra ekuacioni është i thjeshtë : nëse vërtet kërkon armëpushim, ti duhet ta rifusësh në mill edhe shpatën tënde, duke i dhënë fund fabulës propagandistike të sukseseve të paimagjinueshme në shëndetësi.

Por, organizata e rilindjes ka bërë fiks të kundërtën.
Teksa imagjinoj, se në kulmin e alarmit të koronavirusit, ishte në gjendje të ngrinte një fabrikë të tërë të falsifikimit të datave të skadencës, njësoj si fabrika paralele e shpifësve në rrjetet sociale kundër kundërshtarëve, vërtet më kalojnë drithërima.

Teksa mendoj një ushtri të tërë, që fshehtas, në një kapanon të errët, punonte për të ngjitur etiketa të rreme, kjo vërtet i tejkalon kufijtë e imagjinatës.

Dhe përse duhej e gjitha kjo? Thjeshtë dhe vetëm për propagandë, për të shitur për atë që nuk është makinerinë e ndryshkur të shëndetësisë shqiptare.

Në kushtet që jemi ky manipulim meskin dhe banal ishte i panevojshëm. Njerëzve, mjekëve, infermierëve do të qe me mirë t’u ishte shpjeguar me përunjësi që këto ishin pajisjet e vetme që mund të siguroheshin. Pikërisht ato që mbaheshin të hedhura, si të skaduara, në një magazinë të bllokuar dogane. Atyre mund t’i thuhej e vërteta, se i tërë globi është në kushtet e një emergjence, se Kina, prodhuesi kryesor i këtyre maskave e ka ndërprerë eksportin e tyre, se shtete të mëdha si Franca, janë të frikësuar dhe duan ta ruajnë për qytetarët e vet stokun që kanë.

Jam i sigurt që kjo gjuhë e thjeshtë dhe e sinqertë do të kuptohej më mirë nga popullsia. Njerëzit do ta kishin më kollaj ta shihnin shtetin me të njëjtin sy që shohin familjen e tyre. Mjafton të dilje sot në rrugë për të parë se qytetarët qenë adaptuar me mjete rrethanore, kush nuk kishte arritur të siguronte një maskë, mbante mbi fytyrë një shall apo një kapuç të prerë. Ashtu në pamundësinë dhe varfërinë e tyre kishin bërë më të mirën për vete. Për të njëjtën gjë do ta kishin kuptuar edhe qeverinë duke e justifikuar se në këto rrethana kaq mundësi kishte pasur.

Njësoj, sikurse janë të prirur të kuptojnë pamundësinë e një kontrolli profesional nëpër kufij, numrin e vogël të shtretërve me aparatura oksigjenimi, pafuqinë për të ngritur spitale nga hiçi, brenda dhjetë ditëve, siç ndodhi në Kinë, apo mospasjen e personelit të super të pajisur dhe super kualifikuar, po ashtu do ta kishin përtypur me përunjësi edhe këtë mangësi që buron prej faktit se jemi një shtet i varfër dhe i vogël.

Në kriza dhe emergjenca të tilla nuk është turp të mos kesh, faji fillon kur nis e abuzon me atë që ke.

Pikërisht këtë mëkat bëri edhe administrata e rilindjes. Me kompleksin e zengjinëve të rij, që turpërohen duke u dukur të varfër dhe të dobët, ata preferuan më mirë të jenë mashtrues dhe spekulantë. Sepse qëllimi i tyre parësor nuk qe ti vinin në ndihmë qytetarëve, por si t’ia hidhnin atyre duke lënë të kuptohet se gjithçka ishte nën kontroll.

Dhe kjo nuk është asgjë tjetër përpos vazhdimit të së njëjtës luftë politike, në fushëbetejën e re të koronavirusit. Qëllimi i saj është qartë, këmbëngulja se fabula e shëndetësisë falas me koncesione për oligarkët vazhdon të jetë një histori suksesi.

Pra thënë shkurt, edhe në këto ditë, kur në lojë janë jeta dhe kërcënimi ndaj saj, Edi Rama dhe njerëzit e tij nuk i ulën tytat e luftës së përhershme.

As ai, as ata rreth tij, nuk iu bindën apelit për të cilin kishin bërë thirrje vetë: armëpushimit dhe paqes së përkohshme, deri në mposhtjen e koronavirusit. Ata preferuan sërish të veshin një maskë, skadenca e së cilës nuk kthehet dot pas.

Ndërkohë që më e udhës do kishte qenë të na tregonin të vërtetën: se jemi qytetarë të një vendi të varfër dhe një shteti të dobët, i cili pikërisht se është i tillë, pasojat nga fatkeqësi si kjo rrezikon ti ketë të mëdha.

Vetëm kështu, duke shmangur propagandën e pavend dhe sukseset imagjinare do ta kishin arritur realisht armëpushimin e një beteje të pasens politike dhe do të na bënin të gjithëve të qemë mirëkuptues në hallin e përbashkët./Lapsi.al

Tags: ANDI BUSHATIkoronavirusmaskaskadoi

TË LIDHURA

Veliaj mbi një vit në paraburgim, Europrospects: Rasti i kryebashkiakut ,test për besueshmërinë e BE
Aktualitet

Veliaj mbi një vit në paraburgim, Europrospects: Rasti i kryebashkiakut ,test për besueshmërinë e BE

11:47 | 17/03/2026
Reagon BE: Lufta ndaj korrupsionit, thelbësor për integrimin e vendit
Editorial - Opinione

Reagon BE: Lufta ndaj korrupsionit, thelbësor për integrimin e vendit

14:25 | 12/03/2026
Reagon ambasada e Holandës në Tiranë: Drejtësia duhet të jetë në gjendje të hetojë korrupsionin
Aktualitet

Reagon ambasada e Holandës në Tiranë: Drejtësia duhet të jetë në gjendje të hetojë korrupsionin

14:05 | 12/03/2026
Next Post
Fuqia ngjitëse e frikës: Pse paniku është vetë një virus

Fuqia ngjitëse e frikës: Pse paniku është vetë një virus

Shkarkohet nga detyra anëtari i Këshillit të Lartë të Prokurorisë

Shkarkohet nga detyra anëtari i Këshillit të Lartë të Prokurorisë

Rama njofton masat ekstreme, ja çfarë do të ndodhë nga mëngjesi i së premtes

Rama njofton masat ekstreme, ja çfarë do të ndodhë nga mëngjesi i së premtes







JU REKOMANDOJMË

Rama: Taksa e qarkullimit hiqet nga nafta, te makina do jetë 4x më e lartë

Rama: Taksa e qarkullimit hiqet nga nafta, te makina do jetë 4x më e lartë

15:40 | 18/03/2026
LAJM I FUNDIT/ Rrëzimi i kërkesës së SPAK për arrestimin e Ballukut, reagon Ambasada Gjermane

LAJM I FUNDIT/ Rrëzimi i kërkesës së SPAK për arrestimin e Ballukut, reagon Ambasada Gjermane

12:06 | 12/03/2026
Fortesa sekrete bërthamore e Iranit 100 m nën tokë, ekspertët: Mund t’i japë fund luftës

Fortesa sekrete bërthamore e Iranit 100 m nën tokë, ekspertët: Mund t’i japë fund luftës

17:56 | 13/03/2026
“Humbi në syfyr”, 14-vjeçarja gjendet pas iftarit në Tiranë

“Humbi në syfyr”, 14-vjeçarja gjendet pas iftarit në Tiranë

21:37 | 18/03/2026




TË FUNDIT

Influencerja 32-vjeçare vritet në Austri, ish-partneri fsheh trupin në valixhe
Bota

Influencerja 32-vjeçare vritet në Austri, ish-partneri fsheh trupin në valixhe

by mirseda
22:48 | 18/03/2026
0

Hetimet lidhur me vdekjen e influenceres 32-vjeçare në Austri, kanë marrë një tjetër rrjedhë. Provat, raportet mjeko-ligjore...

‘Nuk e di si ju mban toka’/Rozana Radi shpërthen pas lajmit të rremë për vdekjen e saj

‘Nuk e di si ju mban toka’/Rozana Radi shpërthen pas lajmit të rremë për vdekjen e saj

22:48 | 18/03/2026
“Kemi të drejtë të mbrohemi”/ Katari dëbon ambasadorin iranian pas sulmit me raketa

“Kemi të drejtë të mbrohemi”/ Katari dëbon ambasadorin iranian pas sulmit me raketa

22:40 | 18/03/2026
Italia miraton dekret për frenimin e çmimeve të karburanteve për 20 ditë

Italia miraton dekret për frenimin e çmimeve të karburanteve për 20 ditë

21:57 | 18/03/2026
Itali frenon çmimet e karburanteve për 20 ditë pas tensioneve në Lindjen e Mesme

Itali frenon çmimet e karburanteve për 20 ditë pas tensioneve në Lindjen e Mesme

21:51 | 18/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com