E martë, 7 Korrik, 2020
29 C
Tirana

Fuqia ngjitëse e frikës: Pse paniku është vetë një virus

Më të lexuarat

Macron shkarkon ministrin e Brendshëm

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, shkarkoi të hënën nga detyra ministrin e Brendshëm, Christophe Castaner. Shkarkimi është pjesë e një riorganizimi të kabinetit qeveritar, pas...

Manjani del me deklaratën e fortë për Ramën dhe Thaçin

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, çdo ditë e më shumë përcjell deklarata në forta në rrjetin social Facebook. Ai thotë se Rama dhe Thaçi kanë...

Shqiptari i parë që caktohet nga Papa Françesku në trup diplomatik

Dom Artur Kola është caktuar nga Papa Françesku të shërbejë në Përfaqësinë Papnore në Republikën e Bregut të Fildishtë. Sipas “Vatican News” ai është meshtari...

Aksident i rëndë, ndërron jetë 28-vjeçarja

Një aksident i rëndë ka ndodhur së fundmi në Shkodër, ku për pasojë ka ndërruar jetë një 28-vjeçare. Ngjarja ndodhi në rrugën Shkodër-Bardhaj në vendin...

Shtimi i rasteve/ Hoti kërkon mobilizimin e komunave për luftimin e pandemisë

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka zhvilluar sot një bashkëbisedim me Asociacionin e Komunave të Kosovës. Gjatë takimit online, Hoti iu prezantoi kryetarëve të komunave...

Rama publikon fotot: Projekti më i ri i Rilindjes Urbane të Vlorës

Kryeministri Edi Rama së fundmi përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ka prezantuar “Parkun e Shtëpisë së Pavarësisë”, i cili është projekti më...

Pandemia/ A do ta mbledhë Këshillin e Sigurisë? Meta zbulon lëvizjen e radhës

Gjatë raportimit të tij të përjavshëm përpara gazetarëve, presidenti Meta u shpreh se është i gatshëm që të mbledhë Këshillin e Sigurisë për çështjen...

“Pandemia ekziston, sëmur, merr jetë”/ Brataj: 5 këshilla që duhet t’i ndiqni

Për të gjithë skeptikët, Kreu i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj shkruan në rrjetin social Facebook, se koronavirusi ekziston, infekton, sëmur dhe merr jetë. Brataj radhit...

Berisha publikon denoncimin/ Veliaj vendos taksë për t’u futur në Parkun e Liqenit

Hyrja për në Parkun e Liqenit të Tiranës, është bërë me pagesë. Ndonëse më herët nuk është bërë publike një gjë e tillë, qytetarët...

“10 mijë euro shpërblim”, policia kërkon ndihmën e qytetarëve për një person të rrezikshëm (FOTO)

Policia e Shtetit kërkon ndihmën e qytetarëve, për të gjetur një person shumë të kërkuar. Bëhet fjalë për shtetasin Talo Çela, 49 vjeç, lindur...

Nga Robert Peckam “New Statesman”

Përhapja globale e Covid-19, ka krijuar një ndjenjë paniku. Por çfarë është paniku? A është ngjitës, dhe nëse po, si të përballemi me të? A ka ndonjë element dallues: një grumbullim i ngjarjesh të vogla që shndërrohen në një prag kritik, përpara se të shpërthejë paniku?

Deri në shekullin XVII-të, paniku përkufizohej si një gjendje e papritur terrori, që prodhonte sjellje joracionale tek njerëzit. Pas Murtajës së Madhe të Marsejës në vitin 1720 – episodi i fundit kryesor i murtajës bubonike në Evropë – mjeku Fransua de Shikojno, tha se përgjegjëse për epideminë kishte qenë “frika nga paniku”.

Ai gjurmoi një marrëdhënie shkakësore, në të cilën frika kishte krijuar një çekuilibër mendor, që më pas shkaktoi Murtajën. Ndërsa idetë e tij mbi “panik dëmtues” tërhoqën pak vëmendje në atë kohë, koncepti që frika mund të ketë efekte fizike, dhe që paniku mund të jetë po aq i përhapur dhe i rrezikshëm sa edhe vetë epidemitë, u ringjall në shekullin XIX-të.

Gjatë Revolucionit Industrial, mënyra të reja të të jetuarit me teknologjinë, krijuan forma të reja të sjelljeve histerike. Në vitet 1890, mjeku francez Gustav Lë Bon, vuri në dukje se kur njerëzit që mblidheshin në turma “të gjitha emocionet janë shumë ngjitëse, gjë që shpjegon edhe lindjen e panikut”.

Duke u bazuar në progresin e arritur në bakteriologji, Lë Bon shkroi:”Idetë, ndjenjat, emocionet dhe besimet kanë në turmë një fuqi ngjitëse, po aq të fortë sa edhe ajo e mikrobeve”. Tashmë paniku ishte kuptuar si një formë e një sëmundje ngjitëse:ai mund të përhapet; dhe ishte i transmetueshëm në të njëjtën mënyrë si dhe sëmundjet infektive.

Hapësirat e populluara me njerëz të qyteteve moderne, mendohej të ishin super-inkubatorë si të mikrobeve që shkaktonin sëmundje, por edhe të ndjenjës së terrorit që ishte ngjitëse. Kur një epidemi gripi u përhap nga Rusi në Evropë në vitin 1889, duke e përshkuar globin në 4 muaj, u bë e qartë se paniku mund të nxitej edhe në mënyra të reja.

Gazetat publikuan histori të bujshme, teksa ndiqnin përhapjen e sëmundjes përmes telegrafit. Sistemi postar iu nënshtrua një kontrolli të veçantë, pasi kishte një frikë se virusi i gripit u bashkëngjitej letrave, duke rrezikuar si marrësit e tyre, ashtu edhe për punonjësit e postës.

Shpërthimi i panikut të njëkohshëm në pjesë të ndryshme të botës, shtroi pikëpyetjen nëse paniku ishte universal, dhe pse disa ngjarje shkaktonin panik dhe të tjerat jo.

Për shembull, pandemia e gripit e vitit 1918-19, prodhoi pak panik në Indi, ku më shumë se 12 milionë njerëz vlerësohet se vdiqën prej saj, në krahasim me pandeminë e murtajës bubonike në fund të shekullit XIX, që shkaktoi një alarm të madh në gjithë rajonin.

Siç ka sugjeruar historiani Dejvid Arnold, gjatë pandemisë së gripit, shteti kolonial britanik nuk ishte shumë reaktiv në përgjigjen e tij. Ndërkohë, gjatë emergjencës së Murtajës së Tretë, ndërhyrjet drakoniane nga autoritetet e shëndetit publik prodhuan panik tek popullata.

Lexo edhe :   Transporti publik/ Epidemiologu i njohur ka një thirrje për qytetarët
Lexo edhe :   Ulet ndjeshëm numri i viktimave nga koronavirusi në Itali

Epidemitë e shekullit XXI, kanë treguar se paniku mund të formohet nga historitë dhe traditat lokale. Gjatë shpërthimit të epidemisë së SARS-it në Hong Kong në vitin 2003, fotot e godinave ku kishin jetuar viktimat e konfirmuara nga virusi qarkulluan në internet, duke çuar në shqetësime për privatësinë dhe stigmatizimin.

Këto lloj listash, të kujtojnë listat e “shtëpive të përndjekura nga fantazmat” që shfaqen në faqet e internetit të tregut të pasurive të paluajtshme, që i paralajmërojnë blerësit në lidhje me shtëpitë dhe apartamentet banorët e të cilave kanë vdekur nga aksidentet rrugore, vrasjet apo vetëvrasjet.

Shqetësimet ekonomike, besimet dhe frika nga infektimi mund të prodhojnë një lloj paniku moral lokal. Dimensioni kulturor i panikut, u njoh si një tipar gjatë epidemisë së Ebolës në Afrikën Perëndimore gjatë viteve 2014- 2016.

Ndërsa agjencitë ndërkombëtare u përpoqën të frenonin epideminë, frika dhe mosbesimi nxitën thashetheme të ndryshme, përfshirë pretendimet se punonjësit e shëndetit publik ishin përgjegjës për përhapjen e sëmundjes, apo se Ebola ishte vepër e magjisë së zezë.

Ndërkohë, paniku nga Ebola në SHBA, përforcoi paragjykimet e trashëguara kulturore dhe racore, duke rikujtuar paragjykimet racore të panikut që shkaktoi HIV-i në vitet 1980. Paniku ngjall të kaluarën, dhe ofron vizione të zymta për të ardhmen.

Gjatë panikut nga Gripit i Derrit në SHBA në vitin 1976, Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve në SHBA, cituan pandeminë e gripit të vitit 1918 si skenarin më të keq. Kjo gjë shkaktoi një nxitim të madh për të prodhuar një vaksinë, që në fund shkaktoi më shumë dëme nga efektet anësore sesa virusi në vetvete.

Qindra njerëz që u dëmtuan, raportohet se vuanin nga çrregullimi neurologjik sindromi Guillain-Barré. Por paniku mund të nxitet ndërkohë nga perspektiva e një katastrofe të afërt. I tillë ishte rasti në vitin 2005, kur bota dukej se ishte në prag të një pandemie të gripit avian, që në fakt nuk ndodhi kurrë.

Paniku ka një histori të gjatë, dhe një lidhje të ngushtë me epidemitë. Ndërsa popullatat në të gjithë botën, nisin të grumbullojnë ushqime për disa javë, dhe të zhduken nga hapësirat publike, identifikimi i tipareve të përbashkëta dhe dalluese të sjelljeve të panikut në të shkuarën, mund të jetë i dobishëm si hap i parë në të menduarit në një mënyrë më sistematike mbi natyrën e frikës ngjitëse, forcat që e prodhojnë atë, dhe format e shumta të transmetimit të tij global. /TIRANA TODAY

Shënim: Robert Peckham, është profesor në shkencat humane dhe mjekësi në Universitetin e Hong Kongut.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

BE jep 15 milionë euro grante për bizneset e goditura nga pandemia

Bashkimi Evropian i ka dhënë 15 milionë euro grante Shqipërisë dhe vendeve të tjera të Ballkanit Perëndimor. Përmes një postimi në rrjetet sociale, delegacioni i...

Pasi Kanye shpalli kandidaturën për president, Kim Kardashian shfaqet me një “look” të ri

Ka zgjatur fare pak eksperienca e Kim Kardashian si flokëkuqe, pasi ajo është rikthyer sërish në origjinë dhe ditën e sotme është fotografuar me...

Masakër mjedisore në Vjosë, lumi gërryhet pa leje

Fiks Fare denoncoi mbrëmjen e së martës masakrën mjedisore në Lumin Vjosë, ku firma që po shfrytëzon barbarisht këtë lumë, nuk kishte leje. Qindra kamionë...

“Shpërndaj dashuri!” Infermierja që gjeti mënyrën perfekte për të argëtuar pacientët e infektuar

Një infermiere në Kili e quajtur Damaris Silva ka gjetur mënyrën perfekte për të argëtuar pacientët e saj të cilët janë të infektuar me...

Murrizi: Nuk e votojmë reformën zgjedhore pa lista të hapura

Kreu i grupit parlamentar demokratik, Myslim Murrizi shprehet se opozita parlamentare nuk do ta votojë Kodin Zgjedhor. Në një prononcim për mediat pas takimit, Murrizi...