E mërkurë, 28 Korrik, 2021
27.5 C
Tirana

Rama njofton masat ekstreme, ja çfarë do të ndodhë nga mëngjesi i së premtes

Kryeministri Rama ka marrë masa drastike për të luftuar koronavirusin. Ai që në krye të statusit ka theksuar se virusi vdekjeprurës nuk luftohet ndryshe, por vetëm po të respektojmë bashkërisht masat strikte.

Rama njofton se nga e premtja në orën 06:00 deri të dielën në mesnatë, do të blindohet perimetri i qarqeve Tiranë-Durrës, dhe do të mbyllet qarkullimi i automjeteve private e atyre të transportit ndërurban drejt Tiranës dhe Durrësit, apo anasjelltas.

Statusi

NDJESË 1000 HERË PO KJO LUFTË NUK FITOHET NDRYSHE🙏

🔴 NGA E PREMTJA NË 06.00 DERI TË DIELËN NË MESNATË DO TË BLINDOHET PERIMETRI I QARQEVE TIRANË-DURRËS DHE DO TË MBYLLET QARKULLIMI I AUTOMJETEVE PRIVATE E ATYRE TË TRANSPORTIT NDËRURBAN, DREJT TIRANËS DHE DURRËSIT APO ANASJELLTAS NGA TIRANA DHE DURRËSI DREJT ZONAVE TË TJERA TË VENDIT

🔴 NGA E PREMTJA NË 06.00 DERI TË DIELËN NË MESNATË DO TË MBYLLET QARKULLIMI I AUTOMJETEVE PRIVATE NË TIRANË E DURRËS, SI DHE TRANSPORTI NDËRURBAN MES TIRANËS E DURRËSIT

🔴 NGA E PREMTJA NË 06.00 DERI TË DIELËN NË MESNATË DO TË MBYLLET QARKULLIMI I AUTOMJETEVE PRIVATE DHE URBANËVE NË SHKODËR, LEZHË, ELBASAN, LUSHNJE, FIER DHE VLORË

🔴 QARKULLIMI NË KËTO TERRITORE DO TË JETË I HAPUR VETËM PËR AUTOAMBULANCAT, AUTOMJETET QË KRYEJNË FUNKSIONE SHËRBIMI SHTETËROR DHE ATO QË TRANSPORTOJNË MALLRA

🔴 KËTO MASA EKSTREME KUFIZIMI TË LIRISË SË QARKULLIMIT JANË DOMOSDOSHMËRI PËR TË MBROJTUR ÇDO QYTETAR, ÇDO FAMILJE DHE VETË SHQIPËRINË NGA PËRSHKALLËZIMI AGRESIV I SULMIT TË KORONAVIRUSIT MBI NE DHE TË AFËRMIT E TË NJOHURIT TANË

🔴 KY ËSHTË NJË “GRIP” QË DO TË PREKË SHUMË PREJ NESH! 80% E ATYRE QË DO TË PREKEN DO TA KALOJNË PA ASNJË SHENJË. KJO DO TË THOTË SE GJITHKUSH NGA NE MUND TA KETË, PRANDAJ EDHE PSE NUK NDJEJMË ASGJË, NA TAKON TË GJITHËVE TË MBROJMË TË MOSHUARIT E TË SËMURËT RROTULL NESH, SEPSE PO E TRANSMETUAM TEK ATA U KEMI “ BËRË PESHQESH” NJË HALL TË MADH

Lexo edhe :   Shënohet viktima e parë pas një muaji nga Covid-19

🔴 NDËR ATA QË KANË SHENJA, JANË SHUMË MË PAK ATA QË BËHEN PËR SPITAL, SEPSE SHUMICA E KALON ME SIKLETET E NJË GRIPI TË ZAKONSHËM DHE PREJ ATYRE QË PËRFUNDOJNË NË SPITAL SHUMICA SHËROHEN, POR PRAPËSEPRAPË ASKUSH NGA NE NUK MUND DHE NUK DUHET TË VERË BAST ME PROBALITETIN TEJET TË ULËT QË AI/AJO APO I AFËRMI I TIJ/SAJ TË HYJË TEK ATA QË MUND TË HUMBASIN EDHE JETËN! NË ASNJË MËNYRË JO. KURRËN E KURRËS!

Lexo edhe :   Covid/ Mbi 3,600 testime në 24 orët e fundit, numri i rasteve aktive në rritje

🔴 FRIKË ASPAK, KUJDES PO! SHUMË FARE MADJE!

🔴 KAM BESIM DHE KINI BESIM: NUK KEMI NË DORË TA VRASIM ARMIKUN E PADUKSHËM QË NA RROTULLOHET TË GJITHËVE, DUKE KËRKUAR PENGJE NË SHTËPITË TONA, PO KEMI NË DORË TA LODHIM DERISA TA MUNDIM DUKE NDIHMUAR NJËRI-TJETRIN DHE ME NDIHMËN E ZOTIT, TË DIELLIT E TË RRITJES SË TEMPERATURAVE!

🔴 PËRVEÇ VETËDIJËSIMIT SA MË TË SHPEJTË, KUFIZIMIT SA MË DRASTIK TË LËVIZJEVE TË PËRDITSHME, RESPEKTIMIT TË KËSHILLAVE TË AUTORITETEVE SHËNDETËSORE DHE SOLIDARITETIT KOMBËTAR, DUKE U BËRË NJËSH SHTET/QYTETARË, ASGJË TJETËR S’NA DUHET DHE ASGJË TJETËR S’NA NDIHMON DOT.

BESIM MOTRA E VËLLEZËR BESIM, NE DO TA MUNDIM KORONËN DHE DO TË DALIM MË TË FORTË NGA KJO LUFTË, SIÇ DOLËM NGA GODITJA E TMERRSHME E TËRMETIT!

 

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Raporti OSBE/ODIHR si shoshë për humbjen e opozitës

Nga Alfred Peza Raporti përfundimtar i misionit të vëzhguesve ndërkombëtare të OSBE/ ODIHR për zgjedhjet e 25 prillit në Shqipëri, po përdoret si flakë kashte...

Rama me Zaevin e Vuçiçin në Shkup/ Kurti refuzon ftesën: Nuk ka miratimin tonë

Zyra e qeverisë së Kosovës, ka konfirmuar se Kryeministri Albin Kurti nuk do të jetë nesër i pranishëm në Samitin e Shkupit, ku do...

Gjetja e personave të zhdukur në komunizëm/ VOA: E vështirë pas 30 vitesh

Nga Pëllumb Sulo (VOA) Familjarë të viktimave dhe të zhdukurve në komunizëm për shkak të bindjeve politike u takuan të mërkuren në Shkodër me përfaqësuesin...

Detaje/ Rama, Zaev dhe Vuçiç do të nënshkruajnë marrëveshje ndërshtetërore

Kryeminsitri Edi Rama, ndodhet për një vizitë zyrtare në Maqedoninë e Veriut, me ftesë të homologut të tij, Zoran Zaev. Në Shkup, dy krerëve...

Hedh në gjyq ujësjellësin për 70 mijë lekë, shpenzon 300 mijë për gjyqin

Për 70 mijë lekë të vjetra mbifaturim, hedh në gjyq Ujësjellës Kanalizime, Vlorë. Shpenzon mbi 30 mijë lekë të reja për avokat e proces...