Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Aktualitet

Masat për festat e fundvitit/ Nata e ndërrimit të viteve, pa orë policore!

4 vjet ago
in Aktualitet, Kryesore, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Masat për festat e fundvitit/ Nata e ndërrimit të viteve, pa orë policore!

Policia e Shtetit ka shpalosur masat që priten të ndërmerren gjatë ditëve të fundit të vitit. Uniformat blu e kanë vlerësuar si shumë të domosdoshme marrjen e disa masave shtesë, si dhe kalimin e të gjithë strukturave të policisë në gatishmëri. Zëvendësdrejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Albert Dervishaj, tha në një deklaratë për mediat se masat kufizuese ndalojnë qarkullimin e qytetarëve dhe të automjeteve apo mbajtjen hapur të lokaleve pas orës 23:00 të mbrëmjes dhe deri në orën 06:00 të mëngjesit, me përjashtim të natës së ndërrimit të viteve, që nuk do të ketë orë policore. Zëvendësdrejtori i Policisë së Shtetit ka kërkuar bashkëpunimin e qytetarëve, që të mos grumbullohen për festime në sheshe apo në ambiente të tjera, dhe të shmangin përdorimin e fishekzjarrëve.

“Në kuadër të festave të fundvitit, me qëllim krijimin e një mjedisi të sigurt për qytetarët, Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit ka hartuar planin e masave me detyra për strukturat në nivel qendror dhe ato vendor, ndërsa çdo strukturë vendore ka hartuar planin e saj të masave, dokumente në të cilat janë përcaktuar objektivat dhe detyrimet për të gjitha strukturat e saj, nëpërmjet të cilave synohet:

  • Rritja e sigurisë së jetës, ruajtja e pronës së qytetarëve dhe sigurimi i objekteve të rëndësishme, duke shtuar prezencën policore në të gjithë territorin, për faktin se në raste festash kemi rritje të numrit të qytetarëve të cilët kthehen pranë familjeve të tyre për të festuar si Festën e Krishtlindjes, ashtu edhe atë të Vitit të Ri;
  • Sigurimi në kohë i informacioneve për parandalimin e ngjarjeve kriminale, evidentimi dhe mbajtja nën kontroll e personave me precedent kriminal dhe penal, sidomos e atyre shtetasve që kthehen për të festuar në vendin tonë, duke identifikuar dhe mbajtur në vëzhgim automjetet që përdorin apo ambientet që frekuentojnë ata, me qëllim parandalimin e ngjarjeve kriminale;
  • Rritja e efikasitetit të shërbimeve të policisë, në njohjen e situatës operative kriminale, nëpërmjet bashkërendimit dhe bashkëveprimit efektiv të strukturave policore, por edhe bashkëpunimit me agjencitë e tjera të zbatimit të ligjit brenda dhe jashtë vendit, si dhe me Prokuroritë e Rretheve Gjyqësore;
  • Monitorimi i qarkullimit të automjeteve, duke shtuar prezencën policore në të gjitha akset rrugore nacionale, qytetase dhe ndërqytetase, në përdorimin e mjeteve logjistike si radarë e dragera, për parandalimin e drejtimit të mjetit në gjendje të dehur apo me shpejtësi mbi normat e lejuara, në funksion të parandalimit të aksidenteve rrugore;
  • Krijimi i lehtësirave në pikat e kalimit të kontrollit kufitar, brenda kuadrit rregullator, në rast se do ketë fluks në hyrje, duke shtuar burimet njerëzore dhe infrastrukturën, si dhe aplikimin e kontrolleve të lehtësuara kufitare;
  • Shtimi i kontrollit të automjeteve, në bazë të analizave të riskut, me qëllim parandalimin dhe goditjen e trafiqeve të paligjshme, kryesisht të lëndëve narkotike, në shtimin e patrullave në kufirin e gjelbër, si dhe në bashkëpunimin dhe bashkërendimin e veprimeve me homologët e strukturave kufitare fqinje apo ato ndërkombëtare, për parandalimin dhe goditjen e krimeve ndërkufitare;
  • Shtimi i kontrolleve ndaj subjekteve që tregtojnë fishekzjarrë, duke bashkëpunuar me strukturat e tjera ligjzbatuese. Në këtë kuadër po intensifikohen kontrollet për verifikimin e kushteve të prodhimit, magazinimit, tregtimit dhe përdorimit nga subjektet e licencuara, të lëndëve piroteknike dhe fishekzjarrët, me qëllim që të parandalohen situata që dëmtojnë shëndetin e qytetarëve.

Policia e Shtetit e vlerëson si mjaft të çmuar bashkëpunimin me komunitetin dhe në këtë kontekst do të analizojë dhe rivlerësojë informacionet për identifikimin e autorëve të ngjarjeve kriminale kundër jetës dhe pronës, konfliktet për motive të ndryshme, për personat në kërkim, për shtetasit që mbajnë armë zjarri pa leje, si dhe do të organizojnë operacione për kapjen e tyre, duke angazhuar edhe Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë, Repartin Special “RENEA” dhe Njësinë Speciale “FAST”.

Policia e Shtetit synon që nëpërmjet këtyre masave, festat e fundvitit t’u japin kënaqësinë të gjithë qytetarëve për të gëzuar dhe festuar dhe që ato të mos zbehen nga episode të paligjshmërisë, nga cenime të rendit publik.

Në këtë kuadër, theksoj se masat kufizuese ndalojnë qarkullimin e qytetarëve dhe të automjeteve apo mbajtjen hapur të lokaleve pas orës 23:00 të mbrëmjes dhe deri në orën 06:00 të mëngjesit, me përjashtim të natës së ndërrimit të viteve, që nuk do të ketë orë policore.

Në këtë drejtim, në emër të Policisë së Shtetit kërkoj mirëkuptimin dhe bashkëpunimin e qytetarëve që të mos grumbullohen për festime në sheshe apo në ambiente të tjera dhe të shmangin përdorimin e fishekzjarrëve.

Të gjithë qytetarët duhet të festojnë në shtëpi pranë familjeve të tyre dhe të ndihmojnë Policinë, duke respektuar masat kufizues ANTICOVID, si dhe duke denoncuar çdo paligjshmëri në numrin 112 dhe në Komisariatin Dixhital.

Policia e Shtetit është tërësisht e angazhuar për të krijuar një ambient sa më të sigurt dhe uron të gjithë qytetarët: Gëzuar festat, shëndet, mbarësi dhe sa më shumë besim e bashkëpunim të ndërsjellë përgjatë vitit 2022, për të mirën tonë të përbashkët”.

Tags: Policia e ShtetitViti i Ri

TË LIDHURA

Kriza godet industrinë gjermane, humben 124.000 vende pune
Analizë

Kriza godet industrinë gjermane, humben 124.000 vende pune

09:15 | 18/02/2026
Ndihmoi dy emigrantë të futeshin ilegalisht në Shqipër, arrestohet shtetasi sudanez në Korçë
Aktualitet

Ndihmoi dy emigrantë të futeshin ilegalisht në Shqipër, arrestohet shtetasi sudanez në Korçë

08:56 | 18/02/2026
Shqipëria mirëpret Ministerialin e Korridorit VIII,në fokus zhvillimi ekonomik,bashkëpunimin rajonal
Aktualitet

Shqipëria mirëpret Ministerialin e Korridorit VIII,në fokus zhvillimi ekonomik,bashkëpunimin rajonal

08:49 | 18/02/2026
Next Post
Eleminimi i 30-vjeçarit u filmua nga 4 kamera sigurie, autorët me kapele

Eleminimi i 30-vjeçarit u filmua nga 4 kamera sigurie, autorët me kapele

Digjet biblioteka/Polici bën selfie, roja rrezikon të rrëshqasë nga çatia

Digjet biblioteka/Polici bën selfie, roja rrezikon të rrëshqasë nga çatia

Ndërron jetë futbollisti 18-vjeçar, pësoi atak kardiak në fushë

Ndërron jetë futbollisti 18-vjeçar, pësoi atak kardiak në fushë







JU REKOMANDOJMË

Nuk iu bashkua banorëve në festimet e Pavarësisë së Kosovës, Brikena zbulon arsyen

Nuk iu bashkua banorëve në festimet e Pavarësisë së Kosovës, Brikena zbulon arsyen

20:35 | 17/02/2026
Qëllohet pas sherrit në klub nate, publikohet fotoja e 25-vjeçarit të vrarë në Itali

Qëllohet pas sherrit në klub nate, publikohet fotoja e 25-vjeçarit të vrarë në Itali

16:22 | 14/02/2026
“Tani të fika”/ E papritur në Big Brother, ‘hakmerret’ Rogerti duke lagur me ujë Kristin

“Tani të fika”/ E papritur në Big Brother, ‘hakmerret’ Rogerti duke lagur me ujë Kristin

20:51 | 16/02/2026
Me armë lodër ‘ruante’ biznesin/ Kapet shqiptari në Rimini me mbi 1 kg kokainë

Me armë lodër ‘ruante’ biznesin/ Kapet shqiptari në Rimini me mbi 1 kg kokainë

17:51 | 17/02/2026




TË FUNDIT

OKB për dosjet e Epstein: Akuzat mund të përbëjnë krime kundër njerëzimit
Analizë

OKB për dosjet e Epstein: Akuzat mund të përbëjnë krime kundër njerëzimit

by mirseda
09:21 | 18/02/2026
0

Miliona të dhëna që lidhen me autorin e ndjerë të krimeve seksuale, Jeffrey Epstein, sugjerojnë ekzistencën e...

Kriza godet industrinë gjermane, humben 124.000 vende pune

Kriza godet industrinë gjermane, humben 124.000 vende pune

09:15 | 18/02/2026
Ndihmoi dy emigrantë të futeshin ilegalisht në Shqipër, arrestohet shtetasi sudanez në Korçë

Ndihmoi dy emigrantë të futeshin ilegalisht në Shqipër, arrestohet shtetasi sudanez në Korçë

08:56 | 18/02/2026
Shqipëria mirëpret Ministerialin e Korridorit VIII,në fokus zhvillimi ekonomik,bashkëpunimin rajonal

Shqipëria mirëpret Ministerialin e Korridorit VIII,në fokus zhvillimi ekonomik,bashkëpunimin rajonal

08:49 | 18/02/2026
Shkarkohet presidenti i Peru, vetëm katër muaj në detyrë

Shkarkohet presidenti i Peru, vetëm katër muaj në detyrë

22:28 | 17/02/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com