E diel, 16 Janar, 2022
-3.5 C
Tirana

Digjet biblioteka/Polici bën selfie, roja rrezikon të rrëshqasë nga çatia

Një situatë e pazakondtë e njëkohësisht qesharake ka ndodhur në Shkodër, kur pas djegies së një biblioteke, policia nuk hidhet në veprim, por merret me bërjen e fotove. Mania për të shkrepur një foto nga vendngjarja e shpërndarja në kohë reale në rrjetet sociale, ka dëshmuar se në jo pak raste ka qenë fatale për shumë njerëz të cilët vëjnë edhe jetën në rrezik.

Një qytetar nga Shkodra ka denoncuar përmes pamjeve filmike një situatë të frikshme, ku ndonëse një objekt po digjej, një polic po bënte selfie. Qytetari, identiteti i së cilit nuk dihet, tregon se ka marrë flakë biblioteka e konviktit në Shkodër. Kur vjen zjarrfikësja, i japin një bombol rojes së konviktit që të ngjitet në tarracë e të fikë flakët. Në kohën kur rrethanat ia vështirësojnë jetën rojes së konviktit, pasi nuk është i siguruar dhe mund të rrëshqasë nga çatia, një polic që po e vëzhgonte nga larg, bëri një foto dhe u zhduk.

“JOQ shikoni cfar ndodh ne Shkoder, merr flake bibloteka e konviktit ne Shkoder, mirese vjen zjarrfiksja , po skan asnje kusht per tu ngjitur ne catine e konviktit, nuk bejne asgje dhe vecse i japin nje bombul fikese rojes te konviktit qe te njitet per ta fike dhe rrezikon jeten roja me fik zjarrin se punonjesit e kan me pertese te ngjiten, dhe me e forta eshte roja tu rreziku jeten ne maje te catis me fik zjarrin qe nga momenti ne moment mund te rreshqiste se skishte as nje litar qe tu lidhte dhe asnje mase mbrojtese si kokore apo doreza, polici qe po vezhgonte nga tarraca konviktit ben SELFIE me cel per te ken prezent edhe ai ne vend ngjarje…! O shtet mutit, o Zot ku jetojme…”

 

View this post on Instagram

 

A post shared by JOQ Albania (@joqalbania)

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Shuhet legjenda e futbollit shkodran, e mundi sëmundja

Një sëmundje e rëndë ka mposhtur legjendën e futbollit shkodran, Ramazan Rragami, i cili u shua në moshën 77-vjeçare. Rragami vuante prej vitesh nga një...

Falsifikimi i dokumenteve/Gjykata liron nga burgu vëllain e Sheila Haxhiraj

DVP Lezhë në bashkëpunim me DVP Tiranë dhe atë të Elbasanit, finalizuan operacionin “Identiteti”. Nga finalizimi i operacionit, pas tre muajsh hetime, u zbulua...

Misteri afrikan: Pse C*vid-19 ka shkaktuar më pak vdekje se kudo tjetër?

Nga: Federico Giuliani “Il Giornale Është një kontinent i madh, rreth 7 herë më i madh sesa Bashkimi Evropian, dhe i banuar nga pothuajse 1.5 miliardë...

“Basha është pronar i basteve”/PD ia kthen Berishës: Mashtrues kronik!

Partia Demokratike ka përgënjeshtruar akuzat e ish-kryeministrit Berisha, ku tha se kryedemokati Basha është pronar i basteve. Shigjetimet e Berishës ndaj Bashës erdhën nga...

Zgjedhjet lokale, kurthi pervers i Metës për Bashën

Nga: Andi Bushati Pak kohë përpara se Gjykata Kushtetuese të vendosë nëse Presidenti i Republikës e ka tejkaluar rolin e tij për të qënduar mbi...