E enjte, 20 Janar, 2022
-3.5 C
Tirana

Eleminimi i 30-vjeçarit u filmua nga 4 kamera sigurie, autorët me kapele

Vrasja e Can Kariçit në Kodër-Kamëz, është regjistruar nga 4 kamera sigurie të bizneseve pranë vendit ku ndodhi vrasja. Grupi hetimor ka sekuestruar pamjet e kamerave, për të zbardhur krimin e rëndë.

Autorët kanë qenë të maskuar me kapele. Pistat hetimore për vrasjen e Can Kariçit në Kodër –Kamëz janë fokusuar në të shkuarën kriminale të viktimës, pasi rezulton se i riu ishte pjesë e një grupi kriminal, ku bënin pjesë edhe dy viktimat e ngjarjes së ndodhur në 13 nëntor në Astir, Eriges Mihasin dhe Armand Dumani.

Karriçi ka qenë një person me precedent penalë, dhe është arrestuar më parë për “plagosje me dashje” në Tiranë dhe për “armëmbajtje pa leje”.

I riu që rezultonte me precedentë të mëparshëm penalë u vra mbrëmjen e kaluar, rreth orës 19:56, në Kodër Kamëz, në rrugën “Nikoll Vatnikaj”. Ai u gjet në gjendje të rëndë brenda automjetit me targa të huaja, teksa ndërroi jetë rrugës për në spital. Persona ende të paidentifikuar i kanë bërë pritë para “Golf 4”, dhe e kanë qëlluar me armë. Të dyja anët e rrugës që lidh Bathoren me Institutin kanë kamera, të cilat do të kqyren.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Basha i përgjigjet Metës pas takimit me Ballën

Kryedemokrati Basha ka dhënë garanci se PD nuk do t’i iki asnjë beteje, përfshirë edhe zgjedhjet vendore. Qëndrimi i tij pason pas deklaratës për...

Krijohet sistemi që “parashikon” pacientët më të rrezikuar me Covid-19

Shkencëtarët në Gjermani kanë zhvilluar një sistem të ri të inteligjencës artificiale, i cili analizon proteinat në një mostër të vetme gjaku te një...

PD po shkon drejt ndarjes?

Nga: Artur Ajazi Mendimi për një ndarje të mundshme të PD-së, po shprehet dhe promovohet hapur ditët e fundit në çdo ambient mediatik. Në dukje...

Në kërkim të racës Ariane: Misioni i bujshëm i nazistëve në pyjet e Amazonës

Nga: Pietro Emanueli Nazistët kishin një koncept racist mbi botën dhe marrëdhëniet ndërkombëtare, brenda së cilës Gjermania ishte qendra e gjithçkaje, dhe ishte mbi të...

Bardhi: Asnjë habi nga trekëndëshi i Bermudës.Reagon Blushi: Ç’na polli belaja!

Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi, ka reaguar sa i takon qëndrimit publik të presidentit Meta, pas diskutimit për datën e zgjedhjeve të...