Misterit të vrasjes dhe masakrimit të çiftit Pasho në Itali, i janë shtuar edhe 2 persona të tjerë duke e çuar në 3 listën e të dyshuarve.
Pas daljes së përgjigjes së ADN-së, përë këtë vrasje do të hetohen edhe dy persona të tjerë përveç ish- të dashurës së djalit të çiftit, Elona Kaleshi.
Njëri i akuzuar është Denis Kalesha, vëllai i vogël i Elonës dhe tjetri Taulant Pasho, djali 33-vjeçar i çiftit, i cili aktualisht ndodhet në një burg në Zvicër.
Në apartamentin në via Fontana, në San Iacopino, ku dyshohet se u vranë çifti shqiptar Teuta dhe Shpëtim Pasho në 2015, prokurorja Ornella Galeotti tha se janë gjetur disa gjurmë dhe në bazë të testit të ADN-së ajo synon të zbulojë se kush është i përfshirë.
Ndërkohë, Elona Kaleshi, prej më shumë se një muaji gjendet në burg me akuzat e vrasjes, masakrimit dhe fshehjes së trupave të çiftit Pasho.
Shpëtim dhe Teuta Pasho, ishin zhdukur që prej vitit 2015, ndërsa trupat e tyre u gjetën pak javë më parë, të copëtuar në 4 valixhe.