Zhdukja e biznesmenit Pecorelli në Shqipëri, Prokuroria italiane nis hetimet

Prokuroria e Peruxhas ka nisur hetimet për zhdukjen e biznesmenit italian Davide Pecorelli. Makina që ish-arbitri kishte marrë me qira u gjet e djegur në Reps, në zonën e Gjegjanit të Pukës, ndërsa brenda saj kishte dhe eshtra.

Pecorelli mbërriti në Shqipëri më 3 janar. Fillimisht ai shkoi në Vlorë, më pas në Shkodër e në Pukë, ku qëndroi për dy net.

Gjurmët e tij u zhdukën në mesnatën e 6 janarit dhe nuk dihet ende nëse eshtrat e djegura të gjetura në makinën e djegur, i përkasin atij.

Bëhet me dije se është marrë në pyetje partnerja shqiptare e biznesmenit italian Davide Pecorelli. Gjithashtu është bërë një kontroll në banesën e Pecorellit në Itali.

Më 6 janar ishte dita e fundit kur partnerja e tij shqiptare, me të cilin ka një fëmijë dhe ish-gruaja me të cilën ka tre fëmijë, nuk ishte në gjendje ta kontaktojnë atë.

TË LIDHURA

Next Post

JU REKOMANDOJMË





TË FUNDIT