Në mbledhjen e Asamblesë së Partisë Socialiste, kryeministri Edi Rama u shpreh se është i gatshëm të negociojë me opozitën parlamentar dhe atë jo parlamentare, ndërsa theksoi se këtë e bën për të mirën e popullit.
Ndërsa theksoi se ata kanë një vend në komisionin e reformës zgjedhore, kryeministri deklaroi se ata godasin me molotv, kurse PS i jep opozitës jashtë parlamentit të drejtën e vetos.
“Ka shumë gjera konkrete për gjërat që duhen bërë, por dua të them diçka për kampin tjetër…Patjetër që ne duam paqe politike, por një paqe që duhet nis me Shqipërinë dhe jo për karriget, kështu që dora ime mbetet e shtrirë gati për të shkruar prapë kur të vijë momenti.
Reforma e Drejtësisë mbetet një sfide e përbashkët, me opozitën parlamentare dhe jo parlamentare, e cila ka dhe një vend të lirë që e pret në komisionin e reformën, është e mirëpritur, madje ka dhe veto, ky është ndryshimi mes nesh dhe tyre, ata me moltov ne u japim veten që të na vënë veton ne.
Reforma nuk negociohet, as diskutohet, vetëm mbështet, dhe do të jetë shumë e qartë që unë personalisht e di që ka shkolla të ndryshme mendimi në PS nuk kam disponim minimal për asnjë marrëveshje politike për të ndenjurat e asnjë politikani, ose që mund të pengojë drejtësinë të merret me këdo subjekt që mund të jetë i drejtësisë, i kujtdo qoftë”, tha Rama.