Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, ka reaguar ashpër pas marrëveshjes për Reformën Zgjedhore. Ai është i mendimit se kjo marrëveshje entuziazmoi vetëm ambasadorët dhe se për partitë ishte diçka që duhet ta ‘hiqnin qafe’.
Manjani shprehet me ironi se ‘lufta’ është mes palëve politike, e ndërsa populli as nuk ia ka idenë më të vogël se çfarë ndodhi, dhe pse pati përplasje të forta.
Në komentin e tij të radhës, mjaft thumbues, Manjani shton se ende nuk kemi një projektligj të shkruar, e ndërsa janë vetëm disa rrjeshta në gjuhën angleze. Po sipas tij,
reforma zgjedhore nuk mjafton.
Statusi
Reforma zgjedhore entuziazmoi vetëm ambasadorët. Ata u vetlavdëruan sa u kënaqën fare.
Partitë që morën pjesë thanë thjesht “shyqyr që e hoqëm qafe kët budallëk”.
Grupet e interesuara për një reformë të sistemit përfaqësues thjesht konfirmuan pakënaqësinë.
Populli as që e ka haberin se ç’farë përmban reforma.
Përjashtim bën Rudina e cila u fut në valle në emër të një partie që e kishte përzënë, foli si grup interesi pa e ditur cili ishte interesi, u kënaq me vetkënaqësinë e ambasadorëve dhe, megjithse ishte brënda nuk mori vesh asgjë se ç’u tha.
Praktikisht:
-Ende nuk kemi një projekt ligj të shkruar. Janë vetëm disa rrjeshta në gjuhën angleze.
– reforma zgjedhore nuk mjafton, duhen zgjedhje që të kuptojmë se ç’është bërë.
Zgjedhje të vështira na presin!
Sa më takon, që në fillim kam thënë që kjo reformë është “m’ka çu nana me la gojën”.
Por angazhimi politik, veçanërisht i opozitës duhet vlerësuar.
Tani partitë të merren me punët e tyre, sepse fushata ka filluar…
P.S. Grupet e interesit që donin ndryshim sistemi (edhe unë e doja) të paktën për sy e faqe le të fajsojnë të gjithë krahët jo vetëm opozitën. Për .ë tepër që kjo e fundit nuk është pjesë e vendimmarrjes parlamentare. Sa më takon, mendoj se ndryshimi i sistemit kërkon si parakusht një parlament pluralist në këmbë.