E martë, 14 Korrik, 2020
26 C
Tirana

Zbarkojnë dhjetëra efektivë/ Operacion nga ajri e toka, çfarë filmuan dronët e policisë (VIDEO)

Më të lexuarat

Nga ana e policisë, vijon kontrolli për parandalimin e kultivimit të lëndëve narkotike. Kontrollet janë ushtruar nga toka dhe nga ajri me dronë, për të pikasur trafikantët. Burimet zyrtare të policisë bëjnë me dije se gjatë kontrollit të ushtruar me dronë, në zonën e Çorrushit, Mallakastër, u konstatua një rast tentative kultivimi. Policia ka vënë në pranga shtetasit P. I, 44 vjeç dhe M. I, 27 vjeç, pasi në afërsi të tokës së tyre, u evidentuan 95 bimë narkotike canabis sativa.

Mallakastër

Vijon kontrolli masiv i territorit për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike.

Kontrolle të ushtruara nga punonjësit e policisë në tokë dhe nga ajri me dronë.

Gjatë kontrollit të ushtruar me dronë, në zonën e Çorrushit, Mallakastër, u konstatua një rast tentative kultivimi.

Policia ka vënë në pranga shtetasit P. I, 44 vjeç dhe M. I, 27 vjeç, pasi në afërsi të tokës së tyre, u evidentuan 95 bimë narkotike canabis sativa.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.

Kontrolli i territorit do të vijojë pa ndërprerë, duke kontrolluar çdo cep të territorit, edhe në zonat më të largëta, falë përdorimit të flotës së dronëve dhe helikopterëve.

Uniformat blu kanë ushtruar kontrolle edhe në Tropojë. Gjatë kontrollit nga punonjësit e policisë në zonën e fshatit Papaj, Tropojë, në një zonë të pyllëzuar u evidentuan fidanë të dyshuar kanabis sativa, në tentativë për ti kultivuar. U ushtrua kontroll në banesën e shtetasve E.D., dhe S.D., si autor të dyshuar.

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tyre, u gjetën fidanë në gota plastike në tentativë për t’i kultivuar. Keta dy shtetas u shpallën në kërkim policior dhe vijon puna për kapjen e tyre. Po në lidhje me këtë rast u proceduan në gjendje të lirë, kryetari i fshatit Papaj, shtetasi B.H., dhe Inspektori i Pyjeve F.M., për veprat penale “Moskallzimi i krimit” dhe “Shpërdorimi i detyrës”.

Lexo edhe :   Sherr me njëri-tjetrin, policia arreston dy vëllezërit dhe xhaxhain e tyre

Njoftimi

Kukës – Vijon kontrolli masiv i territorit për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike.

Dronë për monitorimin e zonave të thella e pyjore.

Gjatë kontrollit të territorit të angazhuar mbi 60 punonjës policie dhe dy dronë.

Dy dronë po kontrollojne zonat e thella malore dhe deri tani nuk janë evidentuar raste të tentativës për kultivim të kanabisit.

Kontrollet kanë vijuar dhe nga toka ku 60 punonjës të policisë po vijojnë kontrollin në Kukës, Has, e Tropojë.

Gjatë kontrollit nga punonjësit e policisë në zonën e fshatit Papaj, Tropojë, në një zonë të pyllëzuar u evidentuan fidanë të dyshuar kanabis sativa, në tentativë për ti kultivuar.

Në lidhje me këtë rast u ushtrua kontroll në banesën e shtetasve E.D., dhe S.D., si autor të dyshuar, ku gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tyre u gjetën fidanë në gota plastike në tentativë për t’i kultivuar.

Keta dy shtetas u shpallën në kërkim policior dhe vijon puna për kapjen e tyre.

Po në lidhje me këtë rast u proceduan në gjendje të lirë, kryetari i fshatit Papaj, shtetasi B.H., dhe Inspektori i Pyjeve F.M., për veprat penale “Moskallzimi i krimit” dhe “Shpërdorimi i detyrës”.

Lexo edhe :   Finalizohet super-operacioni në Vlorë, procedohet kryeplaku i fshatit Tragjas

Kontrolli i territorit do të vijojë pa ndërprerë duke kontrolluar çdo cep të territorit dhe në zonat më të largëta falë përdorimit të flotës së dronëve apo helikopterëve.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

U burgos për lajme të rreme, gazetari infektohet me koronavirus në qeli dhe ndërron jetë

Gazetari egjiptian, Mohamed Monir ka ndërruar jetë pasi u infektua me koronavirus në qelitë e paraburgimit. Monir u arrestua muajin e kaluar, pasi u shfaq...

“Hapat e ardhshëm për negociatat”/ Varhely takon kryenegociatorin e Shqipërisë

Komisioneri për Zgjerimin në BE, Oliver Varhelyi ka zhvilluar sot një takim me kryenegociatorin e Shqipërisë, Zef Mazi. Përmes një postimi në “Twitter”, Varheleyi shprehet...

OFL i dërgon formularin 4 personazheve të njohura në Shkodër

Operacioni Forca e Ligjit (OFL) i ka dërguar formularin për deklarimin e pasurisë katër personazheve të njohur në Shkodër. Bëhet me dije se formularin e...

“Do paguajmë të gjithë banorët”/ Rama: Nis dhënia e granteve në Tiranë

Kryeministri Edi Rama njoftoi sot se ka nisur shpërndarja e granteve për banesat e dëmtuara në Tiranë, nga tërmeti i 26 nëntorit. Ai theksoi se...

Shkëmbimi i bujshëm/ Ja çfarë i ofron Chelsea klubit të Atletico Madridit

“Daily Mirror” shkruan se Chelsea dëshiron portierin slloven të Atlético Madridit dhe ka në mendje edhe ofertën, që do të paraqesë. Përveç një shume të...