Mario Draghi ka hequr dorë nga paga e tij prej 115,000 euro si kryeministër i Italisë ndërsa përpiqet ta ringrejë vendin nga një krizë shëndetësore dhe ekonomike.
Një deklaratë për të ardhurat, taksat dhe pasuritë e Draghi, botuar nga qeveria italiane, shprehej se ai nuk do të merrte “asnjë shpërblim të çfarëdo lloji” gjatë kohës që ishte në detyrë, shkruan Financial Times.
Draghi, një ish president i Bankës Qendrore Evropiane, u betua të drejtojë një qeveri të unitetit kombëtar më parë këtë vit pasi koalicioni i mëparshëm i Italisë u shemb gjatë pandemisë Covid-19.
Që prej asaj kohe, ai ka nisur një paketë ambicioze prej 248 miliardë eurosh investimesh dhe reformash strukturore për të ndihmuar në rindezjen e ekonomisë së goditur nga pandemia.
Vendimi për të sakrifikuar pagën e tij kryeministrore ka për qëllim të godasë një akord në një vend ku pagat e larta dhe përfitimet e ligjvënësve janë sulmuar shpesh nga partitë populiste si një simbol i një elite politike jashtë prekjes.
Draghi, 73 vjeç, tashmë është në gjendje të përfitojë pensione të mëdha shtetërore nga rolet e tij të mëparshme si kreu i Bankës së Italisë dhe drejtori i përgjithshëm i thesarit italian.