Marina Fara prezanton partnerin, reagon Eli Fara

Marina Fara është komentuar shpesh për jetën e saj personale. Vajza e Eli Farës, po kështu është bërë pjesë e medias rozë edhe në lidhje me fotot e saj ngacmuese, të postuara në rrjetet sociale. Por tashmë ajo po komentohet për romacën e saj të fundit, gjë që e ka bërë publike.

Këngëtarja e njohur Eli Fara, së fundmi në rubrikën “Tani mund të këndosh” tek E Diela Shqiptare, ka bërë të ditur se vajza e saj Marina ndodhet në një lidhje dashurie, dhe ia ka dhënë aprovimin e saj.

E tashmë Marina vendosi që partnerin e saj të ri ta prezantojë publikisht.

Fotoja është pëlqyer shumë, dhe çifti ka marrë mjaft komplimenta. Një ndër komentet që ka rënë më shumë në sy ka qenë ai i Elit, ku i ka dërguar emojin e disa fytyrave të buzëqeshura duke shprehur sërish pëlqimin e saj. Marina ia ka kthyer duke i thënë; “Jeta ime”.