E mërkurë, 2 Dhjetor, 2020
13 C
Tirana

Luftën e fitoi ai që e humbi

Më të lexuarat

Nesër përfundon afati 3-javor për kufizimin e lëvizjes deri në orën 22:00

Ditën e nesërme do të marrë fund edhe kufizimi i lëvizjes deri në orën 22:00, i vendosur nga Komiteti Teknik i Ekspertëve 3 javë...

Brenda burgut ku po mbahen Thaçi dhe ish-komandantët e UÇK-së (FOTO)

Hashim Thaçi dhe ish komandantët e tjerë të UÇK-së ndodhen në Hagë, aty ku po presin që të nisin seancat e tjera të gjykimit....

“Kujdesu për engjëllin tim”/ Publikohet audio e fundit e Maradonës në Whatsapp

Disa orë më parë u shfaq audio e fundit në Whatsapp, e dërguar nga Diego Armando Maradona. Disa ditë para se të vdiste, “El...

Luftë për trashëgiminë/ Zbulohet pasuria marramendëse e Maradonës

Të shumta kanë qenë dyshimet e ngritura së fundmi, për vdekjen e legjendës së futbollit, Diego Armando Maradona, teksa në Argjentinë kanë nisur edhe...

“Maradona ishte përdhunues”, futbollistja: Ai ka dhunuar gratë (FOTO)

Në kohën kur e gjithë bota ka përkujtuar legjendën e futbollit Diego Armando Maradona, ka nga ato personazhe që kanë shprehur haptazi urrejtjen dhe...

Saudët, familja më e pasur në botë me 1.5 trilionë dollarë

Familja mbretërore e Arabisë Saudite, është sot më e madhja dhe më e pasura në botë. Ajo përbëhet rreth 15.000 anëtarë. Por shumica e...

Rusi/ Vetëvritet truproja e Putin, kolegu: Punonim në kushte të këqija

Truproja i presidentit rus, Vladimir Putin vrau veten sot në Kremlin. Sipas mediave ruse, Mikhail Zakharov, punonjësi i departamentit të 5-të, kreu vetëvrasjen gjatë...

“E mor Osman ç’na bëre, si është jeta”, i moshuari detyron Ramën të heq këpucët

Një i moshuar në fshatin Gjepalaj në Shijak, ka detyruar kryeministrin Rama që të heqë këpucët përpara se të hyjnë në shtëpinë e re,...

Ish-Presidenti Alfred Moisiu mbush 91 vjeç, ja disa fakte nga jeta e tij

Ish-Presidenti i Republikës, Alfred Mosisiu sot feston 91-vjetorin e lindjes. I lindur në Shkodër në vitin 1929, djali i Spiro Moisiut, në moshën 73-vjeçar...

Covid-19: Rritje e frikshme e rasteve të reja në vend

Kurba e Covid-19, ka shënuar sërish një rritje të frikshme në vendin tonë. Ministria e Shëndetësisë informon se në 24 orët e fundit, 832 persona...

Nga: Frrok Çupi

Brenda pak ditësh na janë përplasur fytyrës tri humbje të mëdha:

E para, humbja e luftës në Kosovë që kishte fituar në vitin 1999. Gjykata Speciale në Hagë tani më shfaqet si spitali ku po dërgohen komandantët dhe ushtarët e Luftës, të asaj lufte që krijoji të vetmin shtet të ri në dy shekuj.

E dyta, humbi Amerika. Jo pse humbi Donald Trump (nëse kjo del e vërtetë), por sepse bota po shikon ‘mbretin lakuriq’. Amerika nuk humbi për vete, më shumë humbi për ne; ne tani e tutje nuk kemi një ‘xhami ku falemi’.

E treta, fitoi socializmi që e patën quajtur të humbur përgjatë shtatë dekadave.

Me të tre humbjet kolosale të fundit, popujt kanë fituar një gjë: Kanë mësuar se e kaluara, papritur, kthehet në një vaskë gjigande ku lahen krimet e fajtorëve dhe ku viktimat rrinë përbri dhe këqyrin të pazonja për të dalë nga trauma. Kjo është shumë afër nesh, ose është krejt ajo që ndodh me ne për çdo ditë. A nuk po presim SPAK-un që të na vijë të zbrazë ‘vaskën’ ku po lahen krimet e 30 vjetëve?! Ne po presim, por po presin edhe ata që po lahen në vaskë që të ndryshojnë kohët për ta: Ata fitojnë, ne humbim!. Përderisa humbën të fituarit e Luftës Çlirimtare në Kosovë, përderisa Amerika humbi prej syve tanë, përderisa socializmi që dukej i mundur u kthye botërisht…, atëherë çfarë shpresojmë?!

Çfarë ndodhi në Ballkan ku fitimtari u kthye në humbës, por edhe humbësi nuk fitoi ndonjë gjë të madhe? Nuk mund të them se atëherë fitoi thjesht Kosova dhe humbi thjesht Serbia; ky do të ishte vështrim shumë i ngushtë. Në vitin 1999 fitoi e drejta e një kombi, domethënë fitoi përgjigja e pyetjes ‘pse popujt shkojnë në luftë?’. Kosova fitoi të drejtën për të ‘djersitur’ në punën e ‘hamallit’ për ndërtimin e shtetit të ri.  Nga të përfolur si ‘komb jo shtet- formues’ kishim marrë të drejtën historike për të thënë se në një shekull e gjysmë ‘jemi kombi i vetëm’ që morëm të drejtën për shtet të ri. Sigurisht, këtë nuk e kemi humbur, por po humb shkëlqimi i fitores. Madje edhe Serbia po humb një gjë të madhe, sipas traditës Ballkanike: Po humb të drejtën për të qenë e gëzuar pse  ‘armiku im’ (Kosova), është një shtet i bukur! Këtu ka ndodhur që fitimtari ka kujtesë të ndryshme nga humbësi, dhe vice- vërsa, për të njëjtën gjë. U desh vetëm një sekondë që dikush që përgjonte shtetin e ri, të kthente gjithë rrotën e historisë dhe t’i dërgonte kosovarët në burg. Qëllimi mund të jetë ndezja e një konflikti të dytë.

Lexo edhe :   “Je i shpifur”/ Gjekmarkaj kapet me Frrok Çupin: Flet si njeri i Neandertalit
Lexo edhe :   Trump: Nuk luftoj për vete, por për 74 milionë amerikanët që më votuan

Po shkëlqimi i Amerikës po bie?

Mes nesh, që sot, ata që nuk e duan Amerikën, ata janë superiorët. Madje mund të kthehen në superiorë edhe ‘zyrtarët e mëdhenj’ të krimit për të cilët po ndërtohej burgu i Reçit. Gazetarët që kanë shkruar kundër tyre dhe prokurorët që kanë mbushur dosjet, mund të jenë më të rrezikuarit. Në subkonshin e tyre ‘peshqit’ mund të jenë duke thënë ‘hë mo!, ku e keni Amerikën!? Apo doni të vidhni vota edhe ju?…’.  U deshën vetëm pak sekonda, aq sa u mor vesh se 80 milionë votues me postë i morën fletët e votimit pa i porositur (Fox News sot), ose që të merrej vesh se boksieri Joe Freizer (vdekur në 7 nëntor 2011) ka votuar në 2020 në një qendër votimi në Pansilvani. Sipas të dhënave të mediave, 21 mijë të vdekur kanë votuar vetëm në këtë shtet… Atëherë çfarë të bëjmë me Altarin? Misionari katolik italian, At Domeniko Pazi pat shkruar për vuajtjet e njerëzve se ku të ngrinin altarin. Ai shikonte varfëri dhe nuk gjente vend për altarin…, ku?

Ndërsa socializmi, me sa duket, po mbulon prapë globin. Përderisa sot media në Shtetet e Bashkuara (Fox News, edhe kjo thuajse e majtë) po tronditej pas një interviste të zonjës Nancy Pelosi, kryetare e Dhomës së Demokratëve. Gazetarët e kishin pyetur nëse do ta denonconte socializmin që tashmë është kthyer në pjesë të ideologjisë dhe anëtarësisë së Demokratëve, por ajo nuk ka pranuar. Në vitin 2019 ajo e kishte denoncuar fort, por atëherë e majta ekstreme ende nuk kishte hyrë në partinë e saj. Rasti nuk është i vetëm, por është thjesht kulmor, pasi ndodh në një nga shtyllat e politikës amerikane. Por në botë, edhe në Perëndim, qeveritë dogmatike e demagogjike po rrënjosen më thellë. Duket si paradoks, sepse ne kemi shikuar pa pikë dyshimi andej nga Perëndimi për të gjetur jo socializëm…, por ja që ndryshoi puna. Socializmi tani është fitimtar. A ndodhi papritur?

… Nuk është nevoja që të përpiqesh shumë që ta marrësh një perandori, ka një ushtri skllevërish që e bëjnë këtë, thuhet në një saying të lashtë.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Zyrtare/ Vijon ora policore, Komiteti i Ekspertëve nuk bën asnjë ndryshim

Komiteti i Ekspertëve vendosi ditën e sotme që të mos ketë masa të reja. Komiteti Teknik i Ekspertëve tha se aktualisht do të vijojmë...

Britania do nisë vaksinimin javën e ardhshme, Interpoli lëshon alarmin global

Britania u bë vendi i parë në botë që zyrtarizoi vaksinën kundër koronavirusit, që pritet të nisë të mërkurën e javës që vjen. Zyrtarët...

Hetimet e SPAK/ Ish-drejtori i burgut 313 akuzohet për korrupsion

SPAK ka përfunduar hetimet për procedimin penal të Eduard Strugaj, ish drejtor i burgut 313-të dhe të pandehurve të tjerë. I pandehuri Eduard Strugaj,...

‘Bashkë do ia dalim’, Kosova me masa kufizuese për festat e fundvitit

Shifrat në rritje të infektimeve të reja, ka detyruar autoritetet në Kosovë të ndërmarrin masa të reja. Duke analizuar situatën e ku nuk ka patur...

32 vite në skenë/Altin Shira: Shqiptarët dikur ishin më dorëlëshuar

Altin Shira, me plot 32 vite në skenë, vijon të jetë i kërkuar nga publiku. Si një artist me shumë vite karrierë, Altin Shira...