Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Rajoni

Maqedonia voton/ Enigmë vota e opozitës shqiptare

7 vjet ago
in Rajoni, Të Gjitha, W-Instant

Në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale, vëmendja është drejtuar te dy partitë shqiptare në opozitë Aleanca për Shqiptarët e Ziadin Selës dhe Lëvizja Besa e Bilall Kasamit.

Në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale në Maqedoninë e Veriut, të dy kandidatët për presidentë Stevo Pendarovski, i mbështetur nga partitë e koalicionit qeveritar dhe Gordana Siljanovska Davkova, e mbështetur nga opozita maqedonase u kanë bërë thirrje qytetarëve për dalje më të madhe në votime. Pendarovski dhe Siljanovska u përpoqën në prag të ditës së sotme të votimit, që të bëjnë për vete votuesit e Blerim Rekës, i cili kishte rreth 80 mijë vota në raundin e parë. Në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale, vëmendja është drejtuar te dy partitë shqiptare në opozitë Aleanca për Shqiptarët e Ziadin Selës dhe Lëvizja Besa e Bilall Kasamit.

Lëvizja BESA dhe Aleanca për Shqiptarët mbeten në qëndrimin e dhënë se nuk do të bëjnë tregti me votat e qytetarëve, të cilët në raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale mbështetën konceptin e partive opozitare për kandidatë shqiptarë.

“Lëvizja Besa nuk do të bëjë tregti me votat e dhëna në raundin e parë për mbështetje të konceptit të partive opozitare për kandidatin shqiptar prof. Blerim Reka. Nuk do të thërrasim në mbështetje të cilitdo kandidat që kaloi në raundin e dytë, por do të respektojmë vendimin individual të çdo votuesi për të shfrytëzuar të drejtën e votës”, ka deklaruar nënkryetari i Lëvizjes Besa, Kastriot Rexhepi.

Nga Aleanca për Shqiptarët shumica e anëtarëve të Kryesisë mbështesin qëndrimin e liderit të tyre, i cili disa herë ka përsëritur se nuk bën tregti me votat e shqiptarëve, dhe se ata janë pronarë të së drejtës së tyre dhe mund të votojnë sipas bindjes që kanë ata.

“Do të lëmë votuesit vetë të vendosin se kë do të mbështesin në raundin e dytë”, shprehet Flakron Bexheti, zëdhënës i Aleancës për shqiptarët.

Opozita shqiptare nuk duhet të jetë indiferente

Analisti Naser Selmani deklaroi në prag të votimit se opozita shqiptare nuk duhet të qëndrojë indiferente, por do të duhet të motivojë votuesit që të dalin dhe votojnë.

“Ata kanë mundësinë që në mënyrë të heshtur me anëtarësinë e tyre, me strukturat e tyre të partive që t’i motivojnë për të dalë në votime. Nuk mund të pritet nga Aleanca dhe Besa që t’i kontrollojnë të gjithë ata 80 mijë votues që dolën dhe votuan Rekën. Nëse gjysma e tyre dalin në votim mendoj se do të kryejnë një punë të mirë”, vlerëson Selmani.

Profesori universitar Qashif Bakiu konsideron se liderët opozitarë s’do të ndikojnë mbi elektoratin, ndërkaq një pjesë e mbështetësve të Rekës, në raundin e dytë do të përkrahnin idenë proeuropiane, por jo edhe kandidatin dhe partitë përreth tij.

“Sa do të jetë ajo pjesë që do të dalë nga trupi votues i zotit Reka në zgjedhje mendoj se me afër qëndron kandidatit të LSDM-së, Pendarovski, jo se ata qëndrojnë më afër LSDM-së, por qëndrojnë më afër idesë proeuropiane”, shprehet Bakiu.

A do të arrihet censusi i 40% të daljes në votim ?

Dalja e ulët e votuesve në raundin e parë për zgjedhjen e presidentit ka hapur debat se çfarë do të ndodhë nëse në raundin e dytë nuk arrihet pragu zgjedhor prej 40 për qind. Për t’i motivuar qytetarët që të dalin të votojnë më 5 maj, profesori universitar Temellko Ristevski pati propozuar që të punohej më shumë me qytetarët dhe atyre t’u shpjegohej se zgjedhja e presidentit nga ana e tyre është në interesin e tyre.

“Duhet të lëmë përshtypje më të mirë tek miqtë e tanë të BE-së, duhet të lëmë përshtypje se bëhet fjalë për shtet serioz, qytetarë seriozë, të cilët mendojnë për të ardhmen e tyre. Duhet t’u shpjegohet qytetarëve se na është hapur rruga për BE dhe se anëtarësimi në BE do të thotë perspektivë më të mirë dhe të ardhme më të ndritur”, shprehet Risteski.

Opinionisti Visar Ademi mendon se në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale nuk do të arrihet censusi, për shkak se njerëzit janë të lodhur me slogane dhe fasada. Gjithnjë, sipas Ademit qytetarët kërkojnë më tepër se sa BE-ja dhe Nato-ja.

“Para disa muajve kemi bërë parashikimin pse censusi do të dështojë, tani ka një reflektim pas raundit të parë dhe unë mendoj se tre janë arsyet kryesore: konotacionin mes LSDM-së dhe BDI-së, e dyta është figura problematike e Zoran Zaevit, që nuk ka një vazhdimësi të atyre që thotë, BE-ja, NATO-ja mund të bëjë që ta fitoni pushtetin, por pa patur një program real qeverisës nuk mund të vazhdoni për katër vjet. Qytetarët kërkojnë më tepër se kaq, jo vetëm slogane”, thekson Ademi.

Ish kandidati për President, Agron Buxhaku thotë se shqiptarët në këtë raund të dytë do të jenë vendimtarë për fitoren e Presidentit të ardhshëm dhe se ata historikisht kanë votuar saktë, prandaj edhe këtë herë do të bëjnë të njëjtën gjë.

“Shqiptarët votojnë matematikisht saktë, në momentin e duhur e japin votën atje ku duhet dhe shqiptarët e kanë kuptuar se krizat e reja nuk janë të nevojshme për shtetin, sidomos tani që jemi në prag të marrjes së datës për fillimin e negociatave”, vlerëson Buxhaku.

Për të pasur zgjedhje të suksesshme të presidentit të shtetit, sot më 5 maj është e nevojshme që në vendvotime të dalin të paktën 40 për qind e votuesve të regjistruar në Listën e vetme të votimit./DW

 

Tags: maqedonivotaZgjedhjet

TË LIDHURA

Rajoni

I dehur në timon u fut me makinë në lokalin në Selanik, lirohet me kusht shqiptari

21:02 | 13/10/2026
Rajoni

Aksident i rëndë në Greqi, shqiptari përplaset me një motor, humb jetën 35-vjeçari

08:58 | 13/10/2026
Rajoni

Gjykata Speciale cakton datën për aktgjykimin ndaj Hashim Thaçit dhe të akuzuarve të tjerë

20:12 | 12/10/2026
Next Post

“Të vetëdijshëm për pensionet e ulëta”/Rama: Më shumë sakrifica për të ardhmen e fëmijëve

Rrëshqet masivi i dheut pas reshjeve, bllokohet rruga

"Dërdëllisin lart e poshtë, për të çakërdisur dynjanë", Rama zbulon kush po pengon negociatat







JU REKOMANDOJMË

Netflix siguron të drejtat e Botërorit 2030, do të transmetojë 104 ndeshje

22:59 | 13/10/2026

Pas kërkesës nga Shtëpia e Bardhë, jep dorëheqjen Guilfoyle

22:57 | 13/10/2026

Rreth 9 orë protestë në Tiranë, përplasje me policinë dhe mbi 40 të shoqëruar

22:56 | 13/10/2026

Mbi 8 orë përplasje dhe dhjetëra të shoqëruar, thirret sërish protestë nesër në orën 14:00

22:50 | 13/10/2026




TË FUNDIT

Showbizz

Çfarë po ndodh mes dy këngëtarëve? Bebe Rexha dhe Ledri Vula “kapen mat”, dorë për dore në SHBA

by mirseda
23:01 | 13/10/2026
0

Këngëtarja me famë ndërkombëtare Bebe Rexha dhe reperi shqiptar Ledri Vula janë bërë pjesë e vëmendjes në...

Netflix siguron të drejtat e Botërorit 2030, do të transmetojë 104 ndeshje

22:59 | 13/10/2026

Pas kërkesës nga Shtëpia e Bardhë, jep dorëheqjen Guilfoyle

22:57 | 13/10/2026

Rreth 9 orë protestë në Tiranë, përplasje me policinë dhe mbi 40 të shoqëruar

22:56 | 13/10/2026

Mbi 8 orë përplasje dhe dhjetëra të shoqëruar, thirret sërish protestë nesër në orën 14:00

22:50 | 13/10/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com