Maqedonia e Veriut ka shënuar sot numrin më të lartë të rasteve të reja me koronavirus që nga shpërthimi i pandemisë.
Sipas mediave vendase, në 24 orët e fundit janë shënuar 196 raste të reja, duke e cuar në 3,895 numrin total të rasteve. Vetëm në muajin qershor, vendi fqinj ka shënuar 1,669 raste me koronavirus.
Ndërkohë, gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar edhe 8 viktima. Kështu shkon në 179 numri total i personave që kanë humbur jetën nga ky virus.
Më shumë se 1,700 persona janë shëruar në Maqedoninë e Veriut, ndërsa mbi 2 mijë raste janë ende aktive.