E premte, 26 Shkurt, 2021
10 C
Tirana

Manastirliu zbulon nëse vaksina anti-covid do të jetë e detyrueshme apo jo

Kryeministri Edi Rama deklaroi ditën e sotme se në janar të 2021 do të nisë të vaksinohet një pjesë e popullsisë.

Ndërkohë, Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka bërë me dije se qeveria ka në pritshmëri që të vaksinohet 20% e popullatës.

Në Top Talk, Manasstirliu u shpre se qeveria është në bisedime me kompani të ndryshme që kanë lançuar vaksinën anti Covid dhe së në fillim të vitin tjetër, edhe Shqipëria do të ketë siguruar vaksinat dhe do të nisë injektimin në popullatë.

“Jemi duke punuar në disa drejtime. Me mekanizmin Covax ku janë mbi 160 shtete, dhe në grupin e tyre është edhe Shqipëria. Kemi financuar me vaksinën për ta blerë nëpërmjet këtij instrumenti. Presim që të kemi një mbulesë 20% të popullatës. Kemi vijuar negociatat, por nuk e kemi ndalur punën edhe në drejtime të tjera. Edhe Rama e ak thënë që jemi afër marrëveshjes me Pfizer.

Po bisedojmë me Modernën dhe astrazeneca. Do jetë padyshim fillimi i vitit tjetër që do kemi edhe ne vaksinën me grupet prioritare. Personeli shëndetësor në frontin e  parë në luftën kundër covid dhe më pas me grupet e riskut me personat mbi 75 vjeç dhe me mësuesit me punonjësi te policisë. Janë të përcaktuara nga ekspertët dhe grupet e vaksinimit. Për të priotizuar grupet po punojmë me grupet e riskut.”

Manastirliu ka konfirmuar se vaksina nuk do të jetë e detyrueshme.

“Çdo vaksinë që përfshihet për në kalendarin e vaksinimit. Klasifikohet nga komiteti i ekspertëve dhe vaksinimit. Covid është vlerësuar si një vaksinë e lirë dhe jo e obligueshme. Por sigurisht do të vlerësohet nga komiteti i ekspertëve dhe vendimet i marrin kohë pas kohe. Momentalisht kjo vaksinë s’do të jetë e detyrueshme.” ka thënë Manastirliu.

Lexo edhe :   Vaksina e Pfizer-it, po aq efektive në përdorimin e përgjithshëm sa në prova
- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Bardhi kallëzon Ballën në SPAK: Vartësit e tij kërcënojnë qytetarët për votën

Drejtuesi politik i PD në Elbasan, Gazment Bardhi, ka kallëzuar penalisht në SPAK rivalin e tij në këtë qark, Taulant Ballën. Gjatë intervistës në emisionin...

UNICEF sjell në Kosovë shiringa për vaksinën kundër Covid-19

Shefi i zyrës së UNICEF-it (Fondi i Kombeve të Bashkuara për Fëmijë) në Kosovë, Murat Sahin përmes një postimi në llogarinë e tij në...

Kush do i fitojë zgjedhjet e 25 prillit? Del sondazhi i IPSOS

Top Channel në bashkëpunim me gjigantin botëror të sondazheve, kompaninë IPSOS, publikon të dhënat e sondazhit për zgjedhjet e 25 Prillit në emisionin “Open”...

Studimi i ri: Ja çfarë ndikimi ka mbajtja e maskës në rrahjet e zemrës

Studiuesit në Spitalet Universitare Rainboë Babies & Children (UH Rainbow), botuan të mërkurën të dhënat e një studimit të ri, që tregon se mbajtja...

Çfarë fshihet pas dorëheqjes së Bamir Topit nga FRD? Bardhi zbardh detaje

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, njëherazi drejtues politik në Qarkun e Elbasanit, Gazment Bardhi, komentoi mbrëmjen e sotme largimin e Bamir Topit nga...