Video/ Vaksinohet zëvendës presidentja e SHBA-ve, Harris: Nuk e ndjeva

Zëvendës presidentja e zgjedhur e SHBA-ve, Kamala Harris ditën e sotme ka marrë dozën e parë të vaksinës anti-Covid.

Ajo ka zgjedhur të marrë vaksinën Moderna, e cila është miratuar në Shtetet e Bashkuara, pas asaj Pfizer.

Ndërkohë, bëhet e ditur se ajo e mori vaksinën në një qendër mjekësore në juglindje të Uashingtonit, ku banojnë shumë komunitete jo-amerikanë. Pas vaksinimit ajo ka komentuar procesin, ku ka thënë se nuk ka pasur dhimbje.

Në rregull, le ta bëjmë. Ishte e lehtë. Faleminderit. Nuk e ndjeva,“-ka thënë Harris.

Vaksinave Pfizer dhe Moderna iu dha dritë jeshile për t’u përdorur nga qeveria amerikane pas zgjedhjeve presidenciale të 3 nëntorit.