Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, e ka nisur ditën duke publikuar mesazhin sensibilizues të drejtueses artistike Zana Çela, për luftën kundër koronavirusit.
Me anë të një videoje të shpërndarë në Facebook, Zana Çela apelon për ruajtjen e distancës dhe mbajtjen e maskës, për t’ia dalë mbanë nga koronavirusi vdekjeprurës.
Në situatën që ndodhet vendi ynë, ku shifrat e të prekurve janë gjithmonë e më në rritje, Zana Çela ka apeluar për vetëndërgjegjësim, pasi kështu shpëtojmë familjen e miqtë tanë.
Statusi
?#COVID19
“Na kërkohen dy gjëra shumë të thjeshta, distanca dhe vendosja e maskës, që të shpëtojmë spitalet nga tejmbushja, të shpëtojmë veten dhe prindërit tanë nga infektimi” – Zana Çela.
? Vendose maskën??