Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Politikë

Manastirliu: Nis vaksinimi kundër gripit sezonal tek arsimtarët

5 vjet ago
in Politikë, Shqipëria, Të Gjitha
Manastirliu: Nis vaksinimi kundër gripit sezonal tek arsimtarët

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu e shoqëruar nga ministrja e Arsimit Evis Kushi, kanë ndjekur nga afër procesin e vaksinimit ndaj gripit për mësuesit në Shkollën ‘1 Qershori’ në Tiranë.

Manastirliu ka deklaruar se po vijon në mënyrë kapilare vaksinimi ndaj gripit në të gjithë vendin për mësuesit dhe edukatoret.

“Kategoria e mësuesve, e edukatorëve është një prioritet për ne. Pas edukatoreve të kopshteve dhe çerdheve, vijojmë me vaksinimin në mënyrë kapilare për arsimtarët në të gjithë vendin. Ky proces i rëndësishëm për mbrojtjen e shëndetit publik do të vazhdojë përgjatë gjithë muajit Dhjetor në vendin e punës, nëpërmjet qendrave shëndetësore, të cilat kanë në patronazh zonat respektive ku ka kopshte, çerdhe, shkolla. Qendra shëndetësore që mbulon zonën do të ketë një detyrë ekstra, vaksinimin në vendin e punës për këto kategori”, tha Manastirliu.

Ministrja e Shëndetësisë u shpreh se vaksinimi ndaj gripit po kryhet edhe për kategoritë e tjera të riskut, duke ftuar qytetarët të paraqiten pranë qendrave shëndetësore për të kryer vaksinën ndaj gripit.

“Gjithë muaji Dhjetor do të jetë i dedikuar programit të vaksinimit ndaj gripit dhe padyshim që është një ftesë e përhershme për të gjithë qytetarët, sidomos për ata të cilët janë grupe të riskuara, për gjyshërit, për ata të cilët janë me sëmundje kronike dhe sigurisht për nënat, për një thirrje për vaksinimin e fëmijëve 0-5 vjeç”, tha Manastirliu.

Ministrja e Arsimit, Evis Kushi e ka cilësuar vaksinimin një proces në kohën e duhur në këtë situatë të epidemisë.

“Zgjidhja që është gjetur për t’i kryer këto vaksinime në vendin e punës natyrisht që e lehtëson sistemin tonë shëndetësor në këtë situatë të vështirë pandmie. Dhe ne nga ana jonë si ministri, kemi marrë masa për tu ardhur në ndihmë mësuesve. Së pari ne kemi rritur numrin e mësuesve, kemi futur një mijë mësues shtesë në sistem, në mënyrë që ata mësues që janë me Covid, apo që janë të karantinuar për shkak të kontakteve, të vazhdojnë të rrinë në shtëpi dhe të zëvendësohen me mësues të tjerë nga portali “Mësues për Shqipërinë”, në mënyrë që procesi mësimor të vijojë rregullisht”, tha Kushi.

Këtë vit, në kuadër të strategjisë së vjeshtë-dimrit, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka siguruar mbi 4 herë më shumë doza të vaksinës antigrip falas, për të gjithë grupet e rrezikuara. Janë 368 mijë qytetarë, ku përfshihen të gjithë grupet në risk, nga personeli shëndetësor te gratë shtatzëna, nga fëmijët te edukatoret, arsimtarët, të moshuarit, personat me sëmundje kronike etj, të cilët kanë mundësi të shkojnë në qendrën e tyre shëndetësore dhe të bëjnë falas vaksinën kundër gripit.

Tags: Evis KushiGripimesuesogerta manastirliuvaksinimi

TË LIDHURA

Nga Dumani e Stafa, ja të shumëkërkuarit që iu dorëzuan drejtësisë shqiptare
Aktualitet

Nga Dumani e Stafa, ja të shumëkërkuarit që iu dorëzuan drejtësisë shqiptare

21:50 | 17/06/2025
Çupi: Publiku është lodhur nga Berisha, po e zvarrit procesin zgjedhor që nga 1992
Aktualitet

Çupi: Publiku është lodhur nga Berisha, po e zvarrit procesin zgjedhor që nga 1992

21:28 | 17/06/2025
Zjarri në Krastë, flakët nën kontroll, puna vazhdon për shuarjen
Aktualitet

Zjarri në Krastë, flakët nën kontroll, puna vazhdon për shuarjen

21:15 | 17/06/2025
Next Post
E bujshme/ Stadiumi “Air Albania” gati të presë finalen e madhe europiane

Finalja e parë do luhet në “Air Albania”/ Çfarë është Conference League?

”Zuskë histerike e bashkisë”/ Aktori, Neritan Liçaj shpërthen ndaj medias

''Zuskë histerike e bashkisë''/ Aktori, Neritan Liçaj shpërthen ndaj medias

Pandemia/ Regjistrohen dy viktima të tjera në Shqipëri

Kurba e Covid-19 mbetet e lartë, 13 viktima në 24 orët e fundit

JU REKOMANDOJMË

Erion Isai ndahet pas 14 vitesh martesë – Zbulohet arsyeja

Erion Isai ndahet pas 14 vitesh martesë – Zbulohet arsyeja

22:36 | 11/06/2025
Radari kapi rrugën e avionit para tragjedisë, piloti arriti të thoshte vetëm një gjë

Radari kapi rrugën e avionit para tragjedisë, piloti arriti të thoshte vetëm një gjë

13:54 | 12/06/2025
Përbërësi që largon gjarpërinjtë më shpejt se çdo gjë tjetër

Përbërësi që largon gjarpërinjtë më shpejt se çdo gjë tjetër

15:02 | 11/06/2025
Përplasje Rama–Veliaj: “Rrini të tërbuar, e di kush më çoi në qeli, ishte…”

Përplasje Rama–Veliaj: “Rrini të tërbuar, e di kush më çoi në qeli, ishte…”

21:28 | 12/06/2025




TË FUNDIT

DASH: Amerikan i vrarë në Ukrainë, dënohen sulmet në Kiev
Bota

DASH: Amerikan i vrarë në Ukrainë, dënohen sulmet në Kiev

by mirseda
22:50 | 17/06/2025
0

Shtetet e Bashkuara e kanë dënuar sulmin rus të kryer përgjatë natës në Kiev, ka thënë zëdhënësja...

Takimi 1-orësh i Trump me këshilltarët e sigurisë, zbulohen detaje

Takimi 1-orësh i Trump me këshilltarët e sigurisë, zbulohen detaje

22:46 | 17/06/2025
“Mbappe meriton Topin e Artë, do i jepja atij katër ose pesë të tillë”

“Mbappe meriton Topin e Artë, do i jepja atij katër ose pesë të tillë”

22:24 | 17/06/2025
Nga Dumani e Stafa, ja të shumëkërkuarit që iu dorëzuan drejtësisë shqiptare

Nga Dumani e Stafa, ja të shumëkërkuarit që iu dorëzuan drejtësisë shqiptare

21:50 | 17/06/2025
Lojtari i Realit: Fitojmë Botërorin e Klubeve! Rinovimi? Madridi është Madrid

Lojtari i Realit: Fitojmë Botërorin e Klubeve! Rinovimi? Madridi është Madrid

21:30 | 17/06/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com