E shtunë, 23 Janar, 2021
10 C
Tirana

Finalja e parë do luhet në “Air Albania”/ Çfarë është Conference League?

Duke filluar nga sezoni 2021-2022, do të ngrejë siparin kompeticioni më i ri i UEFA-s, “UEFA Conference League”, i cili do ta zhvillojë finalen në stadiumin “Air Albania” në Tiranë. Të shumta janë kuriozitet si do të zhvillohet ky kompeticion i ri, formula, pjesëmarrësit etj.

Çfarë është – Uefa Europa Conference League do të jetë kompeticioni i tretë i UEFA-s për klube dhe do t’i bashkohet Ligës së Kampioneve dhe Europa Ligës. Ky kompeticion është miratuar nga Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s në dhjetorin e vitit 2018.

Kur fillon – Kompeticioni i ri europian do të nisë në sezonin 2021- 2022 dhe do të zhvillohet për të paktën një cikël, nga viti 2021 deri në vitin 2024. Kalendari komplet i kompeticionit do të publikohet në të ardhmen.

Pjesëmarrësit – Asnjë skuadër nuk do të kualifikohet në mënyrë direkte në këtë kompeticion. 32 ekipet pjesëmarrëse në fazën e grupeve do të vendosen si më poshtë:

– 17 skuadra do të kualifikohen nga eliminatoret që do të zhvillohen në UEFA Europa Conference League.

– 5 skuadra do të kualifikohen nga kampionët e UEFA Conference League.

– 10 skuadra do të marrin pjesë nga kualifikueset e Ligës së Europës.

– Lista e kompletuar do të zyrtarizohet në të ardhmen.

Si funksionon – Do të jenë 8 grupe me nga 4 skuadra secila, që do të kenë fazën e eliminimit direkt, 1/8-at, çerekfinalet, gjysmëfinalet dhe finalen. Tetë ekipet fituese të grupeve do të shkojnë në fazën e ardhshme të këtij kompeticioni, ndërsa të tjerat do të zgjidhen përmes ndeshjeve që do të bëjnë skuadrat e dyta në grup me ato të treta të Europa Ligës. Në kompeticionin e ri do të zhvillohen 141 ndeshje në 15 javë, ashtu si Liga e Europës.

Lexo edhe :   Vetëvendosja garon në zgjedhjet e 25 prillit, nesër prezanton kandidatët e parë

Çfarë fiton – Skuadra fituese e kompeticionit të ri do të fitojë të drejtën që të marrë pjesë në Ligën e Europës të sezonit të ardhshëm.

Pse u krijua – Struktura e re e kompeticioneve të UEFA-s do të shërbejë për të zgjeruar pjesëmarrjen e federatave dhe UEFA mendon se do të jenë të paktën 34 federata pjesëmarrëse në fazën e grupeve të një apo dy kompeticioneve. Do të jenë minimumi 14 ekipe fituese të kampionateve përkatëse në fazën e UEFA Champions League, 8 deri në 11 kampionë në fazën e grupeve të Ligës së Europës dhe 9 deri në 12 kampionë në grupet e Conference League. Të gjitha federatat do të kenë më shumë shanse për të marrë pjesë dhe kuotat e tyre mbeten të pandryshueshme. Presidenti i UEFA-s, Ceferin, ka thënë: “Kompeticioni i ri i UEFA-s do t’i bëjë federatat më të përfshira se kurrë. Do të ketë më shumë ndeshje për më shumë skuadra, më shumë federata në fazat e grupeve”./Panorama Sport/

Lexo edhe :   Vetëvendosja garon në zgjedhjet e 25 prillit, nesër prezanton kandidatët e parë

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

E trishtë/ Ndërron jetë në moshën 35-vjeçare ish-sulmuesi

Ish-sulmuesi xhamajkan, Luton Shelton ka ndërruar jetë në moshën 35-vjeçare, për shkak të një sëmundje. Shelton ishte diagnostikuar në vitin 2018 me sëmundjen “ALS”, e...

Berlini përgatitet për konsultime me administratën Biden

Lehtësimi i jashtëzakonshëm u shpreh në Gjermani që kur Joe Bideni i fitoi zgjedhjet presidenciale. Kurse të mërkurën (20.01.), kancelarja Angela Merkel i shkroi...

Samsung u ngrit si një dyqan që shiste perime, dhe kuriozitete që nuk i dinit

Sistemi ligjor i Japonisë ka një normë dënimi prej 99 për qind. Peshkimi mbetet profesioni i dytë më i rrezikshëm i Shteteve të Bashkuara, pas...

Analisti: Basha do ketë Tiranën, ja kush do jetë drejtuesi i PD në Gjirokastër

Partia Demokratike ka emëruar drejtuesit politik në pjesën më të madhe të qarqeve, ndërkohë që janë ende për t’u zbuluar se cilët do të...

A do jetë sërish kandidat për deputet? Ja si përgjigjet Ervin Salianji

Ervin Salianji është shprehur se ekziston mundësia që ai të jetë kandidat për deputet në listën e Partisë Demokratike. I ftuar në “Zonë e lirë”,...