Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Rajoni

Mali i Zi/ Projektligj për prejardhjen e pasurisë

5 vjet ago
in Rajoni, Të Gjitha, W-Instant

Qeveria në Mal të Zi prezantoi projektligjin për prejardhjen e pasurisë. Nëse ligji kalon në parlament, do të mundësojë edhe zbardhjen e rasteve të pasurive të paligjshme dhe korrupsionit nga e kaluara.

“Një ligj i tillë në vende të ndryshme quhet Ligj Antimafia”, theksoi zëvendëskryeministri Dritan Abazoviq, që koordinon sektorin e sigurisë, duke prezantuar projektligjin e qeverisë në Podgoricë. Sipas tij ky ligj “fuqishëm do të kontribuojë në luftë kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit në Mal të Zi dhe do të mundësojë që t’i jepet fund pasurimit të paligjshëm të kriminelëve, funksionarëve dhe mafiozëve”.

“Nëse dikush nuk mund të arësyetojë prejardhjen e pasurisë, ajo do të kalojë  në pronësi të shtetit”. “Për ne me rëndësi është prona, e ky ligj do të na mundësojë që të hulumtojmë rastet e njohura në Mal të Zi nga periudha e kaluar, që nuk kanë marrë epilogun e pritur nga prokuroria dhe publiku”.

Të papunë e me pasuri milionëshe

Nënkyetari i qeverisë së Malit të Zi, Dritan Abazoviq tha po ashtu, se ”dikur ka ndodhur që njerëzit të liroheshin nga aktakuza, por për të gjithë është se njohur se këto persona, nuk do të kishin shanse që të justifikonin pasuritë e tyre. Nuk kanë  asnjë të ardhur të deklaruar, janë të papunë e kanë pasuri milionëshe, hotele, shtëpi luksoze, automjete disa dhjetra mijëra eurosh”. Abazoviq, më tej tha, se “do të duhet që të gjitha organet të japin ndihmën e tyre që ligji të jetësohet. Pres që në parlament ligji të përkrahet nga të gjithë deputetët”. Do të  doja të shihja se cili nga deputetët nuk është i gatshëm që të përkrahë një ligj të tillë dhe për çfarë arësyeje. Besoj se të gjithë duhet të pajtohemi në luftën kundër korupsionit dhe krimit të organizuar”, deklaroi Abazoviq.

Këshilltari për çështje juridike i zëvëndëskryeministrit, Ivo Shoq tha, se “ligji nuk është inkuizitor por model, i cili në mënyrë efikase do të identifikojë pasurinë e fituar në mënyrë të paligjshme.  Është parashikuar që të kontrollohet pasuria vlera e së cilës i tejkalon 50.000 euro. “Procedimi do të zhvillohet para gjykatave civile dhe askush  nuk do të mund të jetë i mbrojtur nga imuniteti”. Në konferencën e shtypit po ashtu u tha që kontrollit do t’i nënshtrohet dhe pasuria e personave fizik, të cilët janë banorë të Malit të Zi dhe shtetasit malazez të cilët gjenden jashtë.

Sekretari i shtetit në Ministrinë e Drejtësisë  dhe të Drejtave të njeriut dhe pakicave, Boris Mariq vlerësoi, se me këtë ligj do të mundësohet një qasje e llogarive bankare në vend dhe jashtë si dhe  pasuria e secilit dhe se të dhënat do të jenë në dispozicion të policisë, prokurorisë, drejtorisë tatimore, drejtorise së doganave, agjencisë kundër pastrimit të parave dhe agjencisë kundër korrupsionit. /DW

Tags: Dritan Abazoviqmali i ziQeveria

TË LIDHURA

Rajoni

Antonio Costa i vë kushte Serbisë

14:59 | 04/06/2026
Rajoni

Opozita në Serbi: Vuçiç ka dërguar një aeroplan plot me kriminelë në Mal të Zi

22:23 | 03/06/2026
Rajoni

I dënuar për trafik droge, 47-vjeçari shqiptar arratiset nga burgu Koridhalos në Athinë

11:08 | 02/06/2026
Next Post

“Mish-mashi” Berisha

Ndryshimet klimatike/ Kompanitë e naftës do dëshmojnë në Kongres

Qindra breshka deti ngordhin në Meksikë







JU REKOMANDOJMË

“Çmendet pas meje! Do të jemi shokë, unë s’dua!”, Noizy sqaron zanafillën e konfliktit me Cllevion

14:18 | 03/06/2026

Tragjedia në Shëngjin/ Ndërrojnë jetë dy të rinj pasi u morën nga dallgët, dy në gjendje të rëndë

17:37 | 03/06/2026

Djali i Biden: Kushner e Ivanka po ndërtojnë parajsë në Shqipëri, ju merreni me pikturat e mia

21:08 | 03/06/2026

Berisha “spastron” Këshillin Kombëtar të PD-së, jashtë listës mbeten dhjetëra emra të njohur

17:16 | 30/05/2026




TË FUNDIT

Aktualitet

Mbyllet protesta e pestë për Zvërnecin, 5 kërkesa: Dorëheqja e Qeverisë dhe anulimi i projektit

by mirseda
21:49 | 04/06/2026
0

Qytetarët janë mbledhur në ditën e pestë radhazi para Kryeministrisë, ku për më shumë se tre orë...

47-vjeçari i dënuar me 25 vite burg gjendet i pajetë në institucionin e vuajtjes së dënimit

21:36 | 04/06/2026

Kuvendi miraton marrëveshjen e sigurimeve shoqërore me Poloninë dhe ligjin për nënproduktet shtazore

21:19 | 04/06/2026

Asnjë partiak! Qytetarët refuzojnë përfaqësuesit politikë në protestë

21:06 | 04/06/2026

“Keqinformoni fermerët”/ Salla përplaset me Braçen: Je i vetmi ministër Bujqësie që…

20:53 | 04/06/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com