Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Rajoni

Mali i Zi paralajmëron padi ndaj përdoruesve të flamurit shqiptar

7 vjet ago
in Rajoni, Të Gjitha, W-Instant
Mali i Zi paralajmëron padi ndaj përdoruesve të flamurit shqiptar

Ministria e Kulturës e Malit të Zi do të dorëzojë padi kundër organizatorit të festivalit tradicional popullor “Logu i Tërgajës” në Cem të Malësisë, gjatë të cilit është shfaqur flamuri kombëtar shqiptar, pa flamurin kombëtar të Malit të Zi, njoftohet nga ky institucion.

“Meqë në tubimin e përmendur u shfaq flamuri i shtetit fqinj pa flamur kombëtar të Malit të Zi, lidhur me rastin në fjalë do të dorëzojmë padinë penale para organeve kompetente kundër organizatorit. Theksojmë se manifestimet e kulturës nuk mund të guxojnë të jenë paravan për çfarëdo lloj nacionalizimi, as për shkeljen e normave të cilat janë të përcaktuara qartë me dispozitat pozitive ligjore të Malit të Zi”, thuhet në kumtesë.

Më tej thuhet se harmonia ndëretnike dhe ndërfetare është një nga pasuritë themelore të shoqërisë malazeze.

“Duke respektuar të drejtat e të gjithë qytetarëve të Malit të Zi, të cilët kultivojnë identitetin kulturor dhe kombëtar, me këtë rast edhe një herë theksojmë nevojën e respektimit të dispozitave ekzistuese ligjore, në mënyrë që të shmangen reagimet e ngjashme në të ardhmen. Sepse, ligjet e Malit të Zi duhet të jenë të njëjtë për të gjithë”, përfundon kumtesa e Ministrisë së Kulturës.

Ndaj paralajmërimit të Ministrisë së Kulturës ka reaguar nënkryetari i Kuvendit të Malit të Zi, Genci Nimanbegu dhe koalicioni që mbanë pushtetin në Komunën e Tuzit, Forumi Shqiptar. “Jam i befasuar në mënyrë të pakëndshme. Ministria e Kulturës dhe punonjësit e saj absolutisht duhet ta dinë që ne, si popull shqiptar autokton në Mal të Zi, e kemi simbolin tonë kombëtar që sipas Kushtetutës kemi të drejtën e përdorimit të lirë, dhe gjithçka tjetër, për mendimin tim, është inicim i grindjeve me popullin tonë”, thuhet në reagimin e Nimanbegut.

Nimanbegu ka shtuar se për këtë padi të paralajmëruar do të bisedojë me përfaqësuesit e partive tjera shqiptare dhe do “të shohim mënyrën përshtatshme për kundëreagim”. Në këtë kuadër reagoi edhe Forumi Shqiptar, i cili padinë e cilësoi si njollosje për vetë ministrisë së kulturës dhe qeverinë së Malit të Zi.

“Për shqiptarët, padia juaj nuk do të thotë asgjë, por ju vetëm e keni njollos veten”, thuhet në kumtesën e Forumit Shqiptar.

Duke iu drejtuar Ministrit të Kulturës, Forumi Shqiptar vë në dukje se “është e nevojshme që në nivel të të gjitha subjekteve politike nacionale të shqyrtohet pjesëmarrja e mëtutjeshme në qeveri në krye të së cilës qëndron një ministër që ka një qëndrim të këtillë ndaj veprimtarive kulturore shqiptare”.

Kjo aleancë politike thotë se Ministria e Kulturës “duhet ta di se shfaqja e flamurit në tubimin e përmendur nuk është vetëm flamuri i Republikës së Shqipërisë, por është simboli kombëtar i të gjithë shqiptarëve, kudo që jetojnë, flamuri të cilin ua ka lënë amanet heroi më i madh kombëtar shqiptar Gjergj Kastrioti-Skënderbeu”.

Ligji mbi simbolet kombëtare në Mal të Zi parasheh gjobë për përdorimin e çdo flamuri kombëtar pa flamurin e shtetit të Malit të Zi.

Kohëve të fundit është shënuar rasti i një qytetari në Ulqin, i cili u dënua për shkak se në makinën e tij kishte dy flamuj të vegjël shqiptarë, ndërsa në Malësi një qytetar tjetër kishte vendosur flamurin shqiptar në shtëpinë e tij private. Propozimin për ndryshimin e këtij Ligji e kanë dorëzuar përfaqësuesit shqiptarë në parlamentin malazez, por në votimin e deputetëve ky propozim nuk mori shumicën e votave në parlament. /VOA

Tags: flamurmali i zipadiparalajmeron

TË LIDHURA

Abuzime me rezervat shtetërore, konfirmohet akuza për ish-ministren
Rajoni

Abuzime me rezervat shtetërore, konfirmohet akuza për ish-ministren

15:14 | 17/03/2026
KE konfirmon heqjen e të gjitha masave ndëshkuese ndaj Kosovës
Rajoni

KE konfirmon heqjen e të gjitha masave ndëshkuese ndaj Kosovës

13:30 | 17/03/2026
Kryeministri i Republikës Sërpska jep dorëheqjen
Rajoni

Kryeministri i Republikës Sërpska jep dorëheqjen

15:47 | 16/03/2026
Next Post
Humbasin dy turiste në Alpet e Shqipërisë, makina e tyre është gjetur bosh

Humbasin dy turiste në Alpet e Shqipërisë, makina e tyre është gjetur bosh

Meta në Teqenë e Martaneshit, urimi për besimtarët

Meta në Teqenë e Martaneshit, urimi për besimtarët

Shkodra me nënkryetar? Ademi: Do jem deri sa të ketë zgjedhje

Shkodra me nënkryetar? Ademi: Do jem deri sa të ketë zgjedhje







JU REKOMANDOJMË

Irani shpalos 3 kushte për fundin e luftës pas bisedës me Putin

Irani shpalos 3 kushte për fundin e luftës pas bisedës me Putin

21:19 | 11/03/2026
Rama: Taksa e qarkullimit hiqet nga nafta, te makina do jetë 4x më e lartë

Rama: Taksa e qarkullimit hiqet nga nafta, te makina do jetë 4x më e lartë

15:40 | 18/03/2026
LAJM I FUNDIT/ Rrëzimi i kërkesës së SPAK për arrestimin e Ballukut, reagon Ambasada Gjermane

LAJM I FUNDIT/ Rrëzimi i kërkesës së SPAK për arrestimin e Ballukut, reagon Ambasada Gjermane

12:06 | 12/03/2026
Fortesa sekrete bërthamore e Iranit 100 m nën tokë, ekspertët: Mund t’i japë fund luftës

Fortesa sekrete bërthamore e Iranit 100 m nën tokë, ekspertët: Mund t’i japë fund luftës

17:56 | 13/03/2026




TË FUNDIT

Ushtria izraelite sulmon për herë të parë objektivat detare iraniane në Detin Kaspik
Bota

Ushtria izraelite sulmon për herë të parë objektivat detare iraniane në Detin Kaspik

by mirseda
21:11 | 18/03/2026
0

Mediat izraelite kanë raportuar se Izraeli ka sulmuar për herë të parë anijet e Marinës iraniane në...

Tragjedia në familjen e ish-finalistes së BBVK/ Londrimi ngushëllon Elijonën për humbjen e xhaxhait

Tragjedia në familjen e ish-finalistes së BBVK/ Londrimi ngushëllon Elijonën për humbjen e xhaxhait

20:57 | 18/03/2026
“Mirë se vini!”/ Si po i rekruton Mossad informatorët iranianë kundër regjimit

“Mirë se vini!”/ Si po i rekruton Mossad informatorët iranianë kundër regjimit

20:51 | 18/03/2026
Katari: Sulmi ndaj impiantit të gazit, kërcënim kombëtar; do përgjigjemi sulmit

Katari: Sulmi ndaj impiantit të gazit, kërcënim kombëtar; do përgjigjemi sulmit

20:49 | 18/03/2026
Irani sulmon Katarin, goditet uzina e gazit; paralajmërohet kundërpërgjigje

Irani sulmon Katarin, goditet uzina e gazit; paralajmërohet kundërpërgjigje

20:43 | 18/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com