Kryesore

Meta në Teqenë e Martaneshit, urimi për besimtarët

               Publikuar në : 10:15 - 19/08/19 user tir

Kreu i Shtetit Ilir Meta ka përshëndetur mëngjesin e sotëm shqiptarët duke iu uruar një javë të mbarë nga Vendi i Mirë i Teqesë së vjetër të Ballëm Sulltanit, në Ballenjë të Martaneshit.

“Mirëmëngjes të dashur miq! Nga Vendi i Mirë i Teqesë së vjetër të Ballëm Sulltanit, në Ballenjë të Martaneshit, një monument unik, jo vetëm besimi e kulturor, por edhe natyror, ju uroj një javë të mbarë, në paqe dhe në harmoni!

Urimet më mira për besimtarët bektashinj dhe të gjithë shqiptarët, të cilët këtë javë nisin pelegrinazhin e tyre në malin e shenjtë të Tomorit”, shkruan Meta në rrjetin social Facebook.

Kthehu
WhatsApp Denonco ne TT