E hënë, 20 Shtator, 2021
28.5 C
Tirana

Malaj: SPAK do të pyesë Petro Koçin edhe për akuzat publike ndaj Edi Ramës

Ish-ministri i Financave, Arben Malaj ka komentuar deklaratën e deputetit të zgjedhur Petro Koçi, i cili tha se në Fier, individë të botës së krimit kanë përfituar tendera publikë.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Malaj u shpreh se Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), pritet që të pyesë Koçin jo vetëm për tenderat e bashkisë së Fierit, por edhe për akuzat e mëhershme publike ndaj Edi Ramës.

Sipas Malajt, Koçi do të duhet të përgjigjet për akuzat “Një pallat – një votë” dhe për korruptimin partiak nëpërmjet sistemit “votues një përdorimësh” në kongreset e Rilindjes, akuza që ish-ministri i ka bërë më herët kundrejt kryeministrit Rama.

”SPAK pritet ta pyes Petron edhe per akuzen publike “Nje pallatë – Nje votë. Nje koleg socialist nga Fieri ka bindjen se  meqenese SPAK po heton korrupsioni gjate  gjithe tranzicionit, do ta pyes ish kryetarin e Partise se Socialisteve  te Vertete ( PSV91) edhe per akuzat e tij  publike  kunder Rame si :

“Nje pallatë – Një votë”, dhe per korruptimin partiak nepermjet sistemit të “Votuesve një përdorimësh” ne kongreset e Rilindjes. Kjo do te  vertetoi se Petro nuk po I sherben askujt por por  vetem taksapaguesve fierake, shqiptare dhe nderkombetare! Pavaresisht nga hezitimi i disa  socialisteve  nga Fieri –  Petro e meriton  mirenjohjen per sensibilizimet mediatike.”, shkruan Malaj në rrjetin social, Facebook.

SPAK thërret Petro Koçin për të dëshmuar

Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), ka thirrur për të dëshmuar deputetin e zgjedhur të Partisë Socialiste, Petro Koçi. Pritet që ai të japë dëshminë e tij të hënën.

Ky i fundit, bëri një deklaratët të fortë pak ditë më parë, ku tha se individë të botës së krimit dhe të drogës, kanë përfituat tendera publikë në Fier. Ditën e djeshme, SPAK hapi një çështje për të verifikuar deklaratën e ish-zv.ministrit të Mbrojtjes.

Lexo edhe :   I mori jetën ish-gruas, familja denoncon në SPAK gjyqtarin dhe prokurorin

Koçi nuk përmendi emra konkretë, por i kërkoi SPAK-ut që të reagojë, dhe disa ditë më vonë, duket se ky institucion ka filluar nga puna, për të zbardhur ato që tha deputeti  i ardhshëm i parlamentit.

Çfarë tha Petro Koçi

“Efektet e SPAK dhe të Reformës në Drejtësi po japin rezultat. Bota e krimit dhe te korruptuarit kanë filluar të ndjejnë frikë nga ligji. Këto efekte i mirëpresim edhe në Fier ku duart e krimit janë shtrirë mbi financat publike. Protagoniste të trafikut të drogës dhe të dhunës tashmë kanë legalizuar subjekte biznesi që fitojnë tendera publike. Këtë e realizojnë ose nëpërmjet lidhjeve të drejtpërdrejta me ndonjë titullar institucionesh ose nëpërmjet kërcënimit të zyrtareve të caktuar që ekzekutojnë prokurimet si edhe nëpërmjet eliminimit të konkurrenteve në procesin e tenderimit duke kërcënuar pronarët e subjekteve të biznesit. Të fuqizuar sidomos duke lare paratë e pista në industrinë e ndërtimit ata vazhdojnë të përvetësojnë fitime kolosale nga taksat tona. Organet ligjzbatuese nuk duhet të lejojnë që qyteti ynë t’i nënshtrohet botës së krimit të organizuar”.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Tashmë ka një datë, ja kur do martohet Rudina Dembacaj me Mark Frrokun

Aktorja e njohur e humorit, Rudina Dembacaj, pas shumë aludimesh për një dasmë të mundshme me Mark Frrokun, tashmë ka zbuluar çdo gjë. Një ftesë...

Serbët bllokojnë rrugën, pas vendimit të Kosovës për reciprocitetin e targave

Mëngjesin e sotëm, në pikat kufitare policia e Kosovës u ka hequr targat të gjitha makinave nga Serbia, dhe i ka pajisur me targa...

Reciprociteti i targave/Kurti: S’ka për qëllim destabilizimin

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka folur nga Kuvendi për reciprocitetin e vendosur për targat e automjeteve. Gjatë seancës së sotme parlamentare, Kurti theksoi...

Shërbimet sekrete zbulojnë planin/ Parandalohet ekzekutimi i Zoran Zaev

Shërbimet sekrete greke dhe qeveria parandaluan një atentat ndaj kryeministrit të Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, disa muaj pas nënshkrimit të Marrëveshjes së Prespës...

Në politikën gjermane nuk përfaqësohen sa duhet migrantët

"What's your Heimat?" - cili është atdheu juaj u pyet W. Michael Blumental, drejtori që themeloi Muzeun Hebre në Berlin në vitin 2014. Për...