E hënë, 20 Shtator, 2021
28.5 C
Tirana

Dramatike në Turqi/ Përmbytjet shkaktojnë dëme masive (Video)

Pas Evropës Perëndimore, Kinës dhe Indisë, edhe Turqia është përfshirë nga përmytje shkatërrimtare dhe vërshimet e ujit, për shkak të reshjeve të dendura të shiut.

Sipas informacioneve nga autoritetet vendase, zona më e prekur është ajo e qyteti Arhavi në Detin e Zi, dhe deri më tani, mësohet se rreth 200 persona janë evakuar, teksa fatmirësisht nuk është regjistruar asnjë viktimë, shkruan The Guardian.

Media prestigjoze britanike, ka publikuar pamje nga zonat e përmbytura në Turqi, ku shihet se si vërshimet masive të ujit marrin para gjithçka, dhe shumë rrugë janë bllokuar si pasojë e nivelit të lartë të ujit.

Përmbytjet janë të zakonshme përgjatë rajonit bregdetar të Detit të Zi të Turqisë në këtë kohë të vitit. Javën e kaluar, të paktën gjashtë persona humbën jetën dhe dy të tjerë u zhdukën nga përmbytjet në provincën e Rize.

Presidenti i Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan premtoi se qeveria do të mbështesë menjëherë viktimat me 18 milion lira turke dhe se brenda një viti do të ndërtohen më shumë se 550 shtëpi për të rivendosur ata që humbën pronën e tyre në përmbytjet katastrofike.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Tashmë ka një datë, ja kur do martohet Rudina Dembacaj me Mark Frrokun

Aktorja e njohur e humorit, Rudina Dembacaj, pas shumë aludimesh për një dasmë të mundshme me Mark Frrokun, tashmë ka zbuluar çdo gjë. Një ftesë...

Serbët bllokojnë rrugën, pas vendimit të Kosovës për reciprocitetin e targave

Mëngjesin e sotëm, në pikat kufitare policia e Kosovës u ka hequr targat të gjitha makinave nga Serbia, dhe i ka pajisur me targa...

Reciprociteti i targave/Kurti: S’ka për qëllim destabilizimin

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka folur nga Kuvendi për reciprocitetin e vendosur për targat e automjeteve. Gjatë seancës së sotme parlamentare, Kurti theksoi...

Shërbimet sekrete zbulojnë planin/ Parandalohet ekzekutimi i Zoran Zaev

Shërbimet sekrete greke dhe qeveria parandaluan një atentat ndaj kryeministrit të Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, disa muaj pas nënshkrimit të Marrëveshjes së Prespës...

Në politikën gjermane nuk përfaqësohen sa duhet migrantët

"What's your Heimat?" - cili është atdheu juaj u pyet W. Michael Blumental, drejtori që themeloi Muzeun Hebre në Berlin në vitin 2014. Për...