Një aksident i rëndë është regjistruar ditën e sotme në Tiranë, teksa një fëmijë 6-vjeçar është përplasur nga një motor.
Ngjarja u regjistrua paraditen e sotme në Rrugën e Kavajës. I mituri është transportuar me urgjencë drejt spitalit të Traumës. Nuk dihet ende gjendja e tij shëndetësore.
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 15.07.2020, rreth orës 10:30, në rrugën e “Kavajës” motorri me drejtues shtetasin M.O., 34 vjeç, ka aksidentuar fëmijën me iniciale A.Gj, 6 vjeç, i cili u dërgua menjeherë në spital, dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Drejtuesi i motorrit ndodhet në vëndngjarje.
Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.