“Makina të shtrenjta, çanta me para, helikopterë nëpër oborret e shtëpisë: Vështirë se do të gjenden persona në Instagram që konkurrojnë fëmijët e pasur të Tiranës”, kështu e nisin shkrimit gazetarët gjermanë të medias stern.de, për jetën e “bosëve” të Tiranës.
Por a është kjo një e vërtetë apo një gënjeshtër? Për këtë le ti hedhim një sy situatës.
Makina, shtëpia, jahte, janë këto disa nga mjetet që personat e pasur reklamojnë në mediat sociale. Rrjetet sociale tani janë një mënyrë për të treguar pasurinë, pa qenë nevoja për treguar portofolin. Media sociale ua bën me të thjeshtë jetën fëmijëve të pasur të Tiranës.
Por, kush janë këta presona qe reklamojnë super makinat e tyre? Cilët janë këtë persona që shikohen me orë Rolex në dore me shishe shampanje etj? Por këtë fëmijë të cilët dalin në foto me valixhe me para që shuma e tyre mund të variojnë 100 deri në 500 euro?
“Shqiptarët janë shumë mikpritës, jo vetëm kriminelë, ju do ta shihni”
Media gjermane ka kontaktuar me administratorin e faqes: admin @richkidstirana.
stern.de: Hej, duam të shkruajmë një histori për fëmijët e pasur në Shqipëri. A jeni ju vetë një prej fëmijëve të pasur?
Admini: Jo. Kjo është arsyeja pse unë qëndroj anonim, por unë mund t’ju them gjithçka për mënyrën e jetesës së tyre.
stern.de: Tingëllon mirë, a mund të na ndihmoni? Ne duam t’iu takojmë?
Admini: Sigurisht, por dua të mbetem anonin. Shqiptarët janë shumë mikpritës, jo vetëm kriminelë. Ju do ta shihni. I gjithë vendi është në tranzicion. Shqipëria është një Gjermani e vogël.
Dy javë më vonë, ne mbërrijmë në Shqipëri. Nga aeroporti përgjatë autostradës që na dërgonte në Tiranë, ne pamë shumë gjëra për të cilat kishim dëgjuar. Në asnjë vend të botës nuk mund të shikosh makina tip Mercedes, por në Shqipëri ka me shumicë. “Në të kaluarën, mund ta blije patentën e shoferit”, na shoferi i cili po na dërgonte në Tiranë. Por gjërat kanë ndryshuar. “Prisni, vetëm disa vite të tjera, dhe atëherë vendi jonë do të jetë si Gjermania”, tha ai.
50 euro për një foto të postuar, të ardhura jo të këqija
Në orën 8:00 në mbrëmjen ne patëm një takim me administratorin e faqes, përpara një hoteli. Ne e dimë emrin e tij, por na kërkoi që të mbetet sekret, dhe kështu do të ruajmë anonimatin e tij. Ne nuk e dimë emrin e tij të vërtetë dhe nuk e dimë se as ku jeton. Ai ishte ulur në një tavolinë, na buzëqeshi, kishte vendosur syze dhe ishte një djalë i dobët. Ai dukej si një student i shkencave kompjuterike.
“Pse e keni hapur këtë llogari?”, e pyes ndërsa po ecim nëpër rrugët e Bllokut. ” Është biznes, të pasurit më paguajnë për të postuar fotot e tyre, 50 euro një foto, i etiketoj me emër”, më tha i riu.
Kjo është një ide shumë e zgjuar biznesit. Në punën e tij normale, admini fiton 350 euro në muaj.
Kjo është paga mesatare në Shqipëri. Edhe pse ekonomia rritet me rreth tre për qind çdo vit, vendi i Ballkanit është ende një nga më të varfër në Evropë. Administratori i ndan të pasurin në dy kategori. “Shoëmen” janë ata që preferojnë të blejnë një makinë të shtrenjtë se sa një banesë vetëm për t’u mburrur me të. Dhe “Crazy Rich”, personat super të pasur.
Njëri prej të pasurve të çmendur është Indrit Murati, 27-vjeç, të cilin në një foto mund ta shikoni të veshur me kanotierë dhe pantallona të shkurtër në të cilët ai ka stampuar dollarë.
Ai është pjesë e grupit të fëmijëve super të pasur, të cilët, ndajnë gjithçka në Instagram, përveç grave. Ai menaxhon disa prej yjeve më të suksesshëm të hip-hopit në vend dhe ka ndërtuar një nga portalet më të mëdha të internetit në Shqipëri. Ai është krenar për vendin e tij, sepse e ka bërë atë që ai është sot. Dhe ai e tregon këtë në çdo mënyrë. Në gjoksin e tij, ai ka një tatuazh të madh të shqiponjës dykrenore. “Shumica e shqiptarëve të pasur të gjeneratës sime kanë trashëguar paratë nga familjet e tyre”, thotë Murati me keqardhje. “Por unë vetë e ndërtova perandorinë time, nga situata në rrugë përfundova në klabe”, vijon më tej i riu.
Deri në 4000 euro për një natë
Si adoleshent, ai hoqi dorë nga shkolla dhe u bë menaxher i muzikantëve. Ai në atë kohë nuk mbante mjekër dhe ngjante si një djalosh me fytyrë të ëmbël, dhe i pashëm. Atij iu desh pak kohë që të ambientohej me ‘botën”, në të cilën ai do të hynte. Ai bënte tekste dhe i postonte në faqen e tij, ku mori famë dhe kështu ai filloi që të bënte para.
“Kur ishte hera e fundit që kë mbetur pa para?”, është pyetur ai nga gazetarët gjermanë. “Nuk e mbaj mend, duhet të ketë qenë shumë kohë më parë, por kurrë nuk e harroj se nga kam ardhur, dhe se ku isha dhjetë vjet më parë”, thotë Indriti. Ai është biri i një mësueseje dhe një ushtari. “Unë nuk jetoj për të nesërmen, unë jetoj të sotmen, gëzoj çdo moment”. Ai dhe miqtë e tij shpenzojnë 3000, 4000 euro kur dalin për një mbrëmje. “Doni të shihni se çfarë ndodh, ju ftoj sonte, ju jeni mysafirët e mi”, na tha Murati. E kush mund të thoshte jo?
Takohemi në “Cinco Cavalli”, një nga klabet më të njohur në vend. Rruga për të shkuar deri atje ishte me gropa dhe me zhavorr. Në fund ne parkojmë Opelin tonë që e kishim marrë me qira, pranë makinave të tipit: Bentley, Mercedes-Benz dhe Audi. Na u desh të ecnim 50 metra për të hyrë në zonën VIP, ku ecëm përgjatë një tapeti të kuq deri tek tavolina jonë. Atje na priste Indriti me të dashurën e tij Deizi, me një shishe shampanjë. Kostoja ishte 300 euro, dhe kushdo që dëshironte të rrite në sallonin VIP duhet të paguante. Askush nuk pi. Në vend të kësaj, fëmijët e pasur preferonin të qerasnin me shampanjë të tjera.
“Në fillim ishte me të vërtetë stresuese për mua të festoja me Indritin”, thotë Deizi. “Ai është vazhdimisht i rrethuar nga femra.” Ashtu si tani, për shkak se është VIP-Manager ia duhet të këtë një stil të lartë. Ai feston më shampanjë, puro, etj, por sot ai ishte nën shoqërinë tonë dhe të dashurës, dhe ndaj duhej të përmbahej.
Djemtë që menaxhon Indriti, ishin me pushime në jug të Shqipërisë, por Noizy, një këngëtarët e hip-hopit, shoku i tij më i mirë, ishte mërzitur pasi pa Indritin aty. “Kjo është arsyeja pse është më mirë që askush të mos më shohë këtu,” thotë Indrit. Kjo është elita e vogël e të pasurve: të gjithë e njohin njëri-tjetrin.
“Mënyra ime e jetesës -tre makina, pesë shtëpi, udhëtime mes Greqisë dhe Shqipërisë”
Pasdite tjetër ne takuar mikun e Indritit, Aldo Boni, 31-vjeç, në mbretërinë e tij: Aqua Park, ku kishte pishina, pemë dhe parqe lojërash për fëmijë, biznese ejt.
Aldo Boni nuk dëshironte të fliste, kur iu tha se po shkruhej për fëmijët e pasur të Tiranës. Ai vijoi të fliste vetëm kur iu tha se nuk do t’i prishej imazhi i tij. Ai nuk dëshiron të radhitet pranë fëmijëve të politikanëve të korruptuar, të cilët gjithashtu janë të shumtë , prindërit e të cilëve do hetohen nga drejtësia. Shqipëria është në listën e vendeve kandidate për t’u pranuar në BE. Vendi pranohet vetëm në qoftë se korrupsioni vihet nën kontroll.
Aldo Boni, pronar i parkut, poston foto me makina. Ai kishte në dorë një orë të markës Audemars Piguet, që kushton 24,000 euro.
“Mos u shqetëso,” i them atij. “Ne shkruajmë për ata që fitojnë paratë e tyre me ndershmëri”. – “Mirë,” përgjigjet Aldo. “Çfarë doni të dini?” – “Si jetoni, për çfarë i shpenzoni para, çfarë drejtoni ju?” – “Nuk jam kurrë i kënaqur me atë që kam,” thotë ai. “Unë gjithmonë dua më shumë. Por unë punoj shumë çdo ditë. Unë jam ambicioz dhe kokëfortë. Kur e shoh se dikush në moshën time ka arritur më shumë se unë, dua të punoj më shumë. Dhe këtu nuk ka asnjë problem, unë mund t’ia dal, ua garantoj”.
Aldo fliste shumë shpejt, sikur po e ndiqte nga pas një tren. “Kam tre makina, pesë shtëpi, që udhëtojnë shpesh mes Greqisë dhe Shqipërisë”, tha ai.
Orë të artë, unazë ari, zinxhir ari të trashë
Ne duhet të vijon punën. Ne po do të takonim edhe dy fëmijë të pasur. E kishim të sigurt se do t’i takonim, pasi administratori i faqes së fëmijëve të pasur kishte shkruar në Instagram dhe kishte pyetur se kush donte të takohej me gazetarët gjermanë. Instagrmi i tij menjëherë pas njoftimit ishte mbushur me mesazhe. Edhe një nga njerëzit më të pasur në vend ishte kthyer për ne më herët nga udhëtimi i tij me jahtin. Xhodi Daci ishte ulur në një karrige plastike ndërsa po lante makinën pasi prite të dashurën e tij. Një makinë tip “Corvette”, e verdhë, e vetmja në Shqipëri, po bëhej akoma më e bukur. Gjithçka rreth 30-vjeçarit shkëlqen. Mbante një orë ari në dorë, vlera e së cilës arrinte 43.000 euro, unaza të artë 2500 euro, dhe gjerdan ari, 4000 euro. Por ne e pyesim se pse do të ekspozohet kaq shumë. “Po, pse jo? Unë nuk isha askush, tani jam dikush, pse nuk duhet ta tregoj?”, u ka thënë ai gazetarëve gjermanë.
Kur ai kishte marrë makinën e tij “Corvette”, nga porti një vit e gjysmë më parë, 200 njerëz kishin mbetur të hutuar ndërsa makina po dilte. “Ishte sikur po zbarkonte një UFO”, thotë ai. Por pse është kaq i suksesshëm? “Unë gjithmonë kam notuar kundër rrymës, gjithë jetën time. Të gjithë fëmijët kishin tatuazhe, unë kam qëndruar i pastër. Kur të gjithë shqiptarët u larguan nga vendi, unë kam qëndruar këtu.” Deri në fillim të viteve 1990 Shqipëria ishte një lloj si Koreja e Veriut, në ditët e sotme. Vendi ishte izoluar nga diktatura komuniste. Kur diktatura u shemb, shteti hapi kufijtë dhe gati 800,000 njerëz ikën. Për në Itali, Greqi dhe gjithashtu për në Gjermani. “Më pëlqen se të gjithë shqiptarët ia nisën jetës nga e parë. Ne punojmë jo 8, por 16 orë. Tregu shqiptar ishte i uritur për çdo produkt nga jashtë. Unë shkova në Gjermani, bleva çdo gjë dhe erdha. Nuk kishte asgjë këtu, ishin kohë të arta, shteti nuk ekzistonte, nuk paguanim taksa, nuk kishim konkurrencë gjithçka që fitohej ishte fitim i pastër “. Të gjitha paratë ai i ka investuar në një kompani ndërtimi.
“Shqipëria është shumë më tepër se droga, korrupsioni dhe mafia”
Infrastruktura ishte deri diku e mire. “Njerëzit kishin nevojë për shtëpi dhe rrugë, dhe unë i ndërtova ato për ta”. Përveç kompanisë së ndërtimit, ai ka edhe makina të tjera të tipit: Maybach, S-Class, Mercedes-AMG S 63, Audi S Line dhe sigurisht Corvette e tij. Çfarë dëshiron të blejë më pas? “Një avion privat do të ishte mirë,” thotë ai.
Po fëmijët e pasur të Tiranës përse nuk i postojnë fotot e të dashurave të tyre në Instagram?
Ata gjithmonë i thonë administratorit gratë, “jo, jo”. “Bota ka për të parë fytyrën tjetër të Shqipërisë, gjeneratën e re që nxit progresin, shkruaje këtë, shkruaj se Shqipëria është shumë më tepër se droga, korrupsion dhe mafia”.
Rrugëve dhe postime
Lindi Dedja, 22 vjeç, çdo natë del me shokët e tij në rrugët më të populluara të Tiranës. Fenerë të mëdhenj ndriçojnë djemtë dhe makinat e tyre. Ata pi duhan pije energjie, pasi babai i Lindit ka në pronësi një markë të njohur të pijeve energjike ne vend. Disa vite ma pas i mund të shefi i kompanisë, me të cilin po punon. “Lindi ka vetëm një motër, shanset janë të mira për të”, thotë një nga shokët e tij. “Por ai duket mjaft i aftë”, thotë një tjetër. “Ai e mori edhe veturën”, vijon tjetri. Makina, e tij Mercedes, sigurisht është krenaria dhe gëzimi i Lindit. Ai e ka lyer me ngjyrë ë kuqe, dhe kështu shkëlqen m kur kalon me të nëpër rrugët e Tiranës. ” E kam lyer vetëm një herë në Shqipëri dhe ka kushtuar 5,000 euro,” thotë ai.
Në instagram ai poston gjithçka. E pyesin se a nuk e ka tejkaluar masën me postimet e tij, ai na tha: “Gjithë jeta ime është në Instagram, unë postoj çfarë bëj i gjatë gjithë ditës, në lidhje me makinën time, me ushqimin, ku jam me pushime apo kur jam tek biznesi. Kështu është jeta e fëmijëve të pasur të Tiranës. Rrugëve dhe postime gjatë gjithë ditës”.
Vetëm një pyetje të fundit kam: “Pse e keni vënë zinxhirin e arit nën këmishën tuaj?” – “Epo, s’do ngjate bukur, vetëm një person i varfër do ta vendoste mbi të.” “Oh, ke të drejtë, sigurisht”, janë shprehur gazetarët gjermanë.
Burimi:stern.de
Përshtati: Tirana Today