Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Editorial - Opinione

Majmuni Kiko denoncon në SPAK majmunin Abu!

3 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, W-Instant
Majmuni Kiko denoncon në SPAK majmunin Abu!

Nga: Lutfi Dervishi

Unë i nënshkruari majmuni Kiko, jam lindur në pyjet e Amazonës nga nëna, majmunja Kika dhe me baba të panjohur. Banues në Sarandë, me kartë 5-vjeçare rezidenti. Me arsim fillor. Beqar. I padënuar më parë, por aktualisht nën hetim për ngjarjen e datës 14 korrik 2022 me akuzën goditje për shkak të detyrës (neni 237 i Kodit Penal). Hetimi është hapur pas denoncimit të 3 policëve dhe një turisti grek ndaj të cilëve kam bërë një kundërpadi për shkak të fyerjes (neni 119 i kp)

I ndërgjegjshëm për pasojat ligjore që sjell një kallëzim i rremë, (neni 245 i Kodit Penal) kam nderin të denoncoj para jush si më poshtë:

Së pari desha të sqaroj si vijon:

Nisur nga raportimet mediatike pas ngjarjes në Portin e Durrësit ku mungonin 49 apo 60 arka me banane në kontenierin e ardhur nga Ekuadori dhe pas marrjes në pyetje dje nga prokurori për këtë çështje, në cilësinë e personit që ka dijeni për ngjarjen, dëshiroj t’iu sqaroj privatisht dhe publikisht se dje keni ngatërruar majmun. Ju lutem merruni me majmunin Abu. Në terminologjinë jurdike, ngatërrimi i personit quhet “lajthitje në objekt”.

Sikundër e shpjegova më lart unë akuzohem për krim ordiner dhe jo për krim të organizuar. Unë mund të quhem gangster, për goditjen me shpulla të 3 policëve dhe turistit grek, por kurrsesi mafioz. Nuk e mbaj dot këtë akuzë të rëndë!

Gjatë këtyre 24 orëve të fundit, i shqetësuar për cënimin e nderit dhe dinjitetit jo vetëm timin, por edhe të komunitetit që përfaqësoj, kam bërë vettingun e majmunit Abu.

Dyshimet e mia nisën kur majmuni Abu i Banaking kërkoi me këmbëngulje të hiqej urgjentisht portreti i tij, nga reklama e Banaking se medemek po i dëmtohet rëndë imazhi.

Nga kërkimet e detajuara kam marrë informacionet e më poshtme:

1.“Majmunit Abu së shpejti do t’i jepet statusi i majmunit strategjik. Pas kësaj ai do të ketë një kafaz të artë dhe plantacion bananesh në Drimadhes. Në dokumentat e paraqitura, thuhet se do të investohen miliona euro dhe do të punësohen dhjetëra e dhjetëra njerëz pasi Drimadhes do të kthehet në një atraksion turistik.

  1. Nga kërkimet në google (kërkim i avancuar) më rezulton se majmuni Abu ka kontakte të papërshtatshme me majmunë me precedent në Ekuador, në Kolumbi, në Venezuelë dhe në Peru.
  2. Aktivitetin kriminal në Shqipëri e ka nisur duke korruptuar njerëz të artit dhe kulturës. Në mesin e viteve 90, kur në pushtet këtu ishin demokratët, ai u lidh me Dashnor Dikon i cili me këngën e tij “Banania” popullarizoi frutin ekzotik, deri atëherë të panjohur, në Shqipëri.
  3. Majmuni Abu, sot është koka e trafikut ndërkombëtar të drogës.
  4. Me aktivitetin e tij, tashmë të pranuar, majmuni Abu ka hedhur poshtë teorinë e Darvinit.
  5. Deviza e Abut është: njerëzit në shërbim të majmunit dhe jo e kundërta.
  6. Majmuni Abu, është personi i parë i dyshuar për sulmin kibernetik te e-albania.
  7. Majmuni Abu, ka financuar protestën e fundit të opozitës.
  8. Majmuni Abu, është personi që lëviz paratë e incineratorëve dhe ideatori i regjistrimit të të vdekurve si administratorë kompanish. Qëllimi ka qenë për të diskretituar pasardhësit tanë, – pra ju, racën njerëzore.
  9. Majmuni Abu është mbartësi i përkryer i të gjitha veseve njerëzore, përfshirë dhe krimin e organizuar, ai është një turp i species tonë dhe krenaria e botës kriminale njerëzore.

Me aktivitetin e tij, majmuni Abu, kërkon që politika në këtë vend të ushtrohet pa ndërgjegje dhe dihet nga historia që politika e ushtruar pa ndërgjegje të çon në kriminalitet.

Qëllimi final i majmunit Abu është që ta kthejë Shqipërinë, këtë mrekulli që ka falur Zoti, në një Republikë Bananesh.

Sikundër, nuk dyshoj se ju e dini i nderuar zoti Prokuror, republikat e bananeve janë republika të destabilizuara politikisht, me një lider të fortë të rrethuar nga një grup oligarkësh që synojnë të dëshpërojnë njerëzit dhe të sundojnë pafundësisht.

Krejt në fund zoti prokuror kërkoj prej jush të shënohet edhe protesta ime e fortë ndaj medias. Të gjithë flasin për mua, majmunin Kiko dhe ka një heshtje mafioze për majmunin Abu.

Me konsideratë

Majmuni Kiko.

Sarandë, 18 korrik 2022

Tags: Lutfi Dervishimajmuni KikoSPAK

TË LIDHURA

Raporti i Komisionit të Venecias: Cenohet vullneti i zgjedhësve
Kryesore

Raporti i Komisionit të Venecias: Cenohet vullneti i zgjedhësve

13:36 | 30/10/2025
Krim i rëndë, shqiptari vret ish-partneren e tij, zbardhen detaje, Vritet me thikë e reja në Francë,
Bota

Krim i rëndë, shqiptari vret ish-partneren e tij, zbardhen detaje, Vritet me thikë e reja në Francë,

12:22 | 29/10/2025
Akuza për abuzim me tenderat/ Ndreca i vetmi që nuk kërkon gjykim të shkurtuar nga GJKKO
Të Gjitha

Akuza për abuzim me tenderat/ Ndreca i vetmi që nuk kërkon gjykim të shkurtuar nga GJKKO

15:16 | 27/10/2025
Next Post
Kryemadhi: Në SPAK dhe ministrja e Financave

Kryemadhi: Në SPAK dhe ministrja e Financave

Baza detare e NATO-s në Pashaliman, Shqipëria dhe lufta në Ukrainë

Greva e avokatëve që tregoi se kush janë avokatët

Sulmi kibernetik/Meta: Të mobilizohet ekspertiza e nivelit më të lartë

Sulmi kibernetik/Meta: Të mobilizohet ekspertiza e nivelit më të lartë







JU REKOMANDOJMË

EMRI/ U vra në derë të shtëpisë, kush është 36-vjeçari nga Fieri që u vra në Selenicë

EMRI/ U vra në derë të shtëpisë, kush është 36-vjeçari nga Fieri që u vra në Selenicë

21:26 | 01/11/2025
Kamioni përplas të moshuarin në Cërrik, humb jetën 70-vjeçari, e pëson shoferi

Kamioni përplas të moshuarin në Cërrik, humb jetën 70-vjeçari, e pëson shoferi

16:19 | 05/11/2025
E rëndë në Berat! Ndërron jetë 43-vjeçari, ra nga pema ku po mblidhte ullinj

E rëndë në Berat! Ndërron jetë 43-vjeçari, ra nga pema ku po mblidhte ullinj

20:37 | 07/11/2025
Humbi ndjenjat gjatë punës në fabrikë, ndërron jetë 21-vjeçari

Humbi ndjenjat gjatë punës në fabrikë, ndërron jetë 21-vjeçari

11:59 | 06/11/2025




TË FUNDIT

Capital T dhe Adrola Dushi kapën MAT gjatë një dasme
Showbizz

Capital T dhe Adrola Dushi kapën MAT gjatë një dasme

by mirseda
22:55 | 08/11/2025
0

Flitet prej muajsh për një lidhje të mundshme mes Capital T dhe Adrola Dushi, por duket se...

SHBA/ Të shtëna me armë zjarri ndaj agjentëve të emigracionit në Çikago, autori në kërkim

SHBA/ Të shtëna me armë zjarri ndaj agjentëve të emigracionit në Çikago, autori në kërkim

22:48 | 08/11/2025
Gjenerali gjerman: Moska mund të sulmojë nesër; NATO mund të dërgojë 800,000 trupa

Gjenerali gjerman: Moska mund të sulmojë nesër; NATO mund të dërgojë 800,000 trupa

22:41 | 08/11/2025
Nesër zgjedhjet e pjesshme në 5 bashki, 308 mijë votojnë; shpërndahet baza materiale në KZAZ

Nesër zgjedhjet e pjesshme në 5 bashki, 308 mijë votojnë; shpërndahet baza materiale në KZAZ

22:11 | 08/11/2025
AKU: Pikat e grumbullimit kanë dokumentacion të plotë për përdorimin e pesticideve.

AKU: Pikat e grumbullimit kanë dokumentacion të plotë për përdorimin e pesticideve.

21:16 | 08/11/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com