Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Kryesore

Kryemadhi: Në SPAK dhe ministrja e Financave

4 vjet ago
in Kryesore, Politikë, Shqipëria, Të Gjitha, Video Galeri, W-Instant

Kryetarja e  LSI-së, Monika Kryemadhi ka kërkuar hetim edhe për ministren e Financave, Delina Ibrahimaj, lidhur me aferën e inceneratorëve. Në një deklaratë për mediet, Kryemadhi akuzoi ministren Ibrahimaj si të implikuar drejtpërdrejt në aferën e inceneratorëve, pasi me veprimet dhe mosveprimet e saj ka ndikuar në mos hetimin e plotë të këtyre krimeve financiare nga administrata tatimore që ajo ka drejtuar në vitin 2018. Kryemadhi nënvizon ndër të tjera se zbardhja e aferës së inceneratorëve nuk është betejë politike për LSI-në, por është ajo që meriton çdo qytetar.

“Vlera totale e këtyre krimeve financiare të lidhura me inceneratorët, me aq sa ne kemi evidentuar, kap vlerën 30 milionë dollarë. Si përgjigje ndaj këtyre fakteve tronditëse të bëra publike, Ministrja e Financave të qeverisë deklaroi në Kuvend se ata i kanë ditur këto kompani fiktive që në vitin 2018.

Mirëpo, edhe kur i kanë hetuar këto kompani fiktive, administrata tatimore ka refuzuar t’i hetojë këto kompani që kanë lëshuar fatura fiktive për të mashtruar shtetin, së bashku me përfituesit real të faturave fiktive. Që janë kompanitë e inceneratorëve, kompania e Klodian Zotos, nënkontraktore e inceneratorëve.

Ndaj, sot me shtesën e kallëzimit, i kam kërkuar SPAK të hetojë edhe Ministren e Financave, ish Drejtoreshën e Tatimeve, zonjën Ibrahimaj, për implikimin e saj të drejtpërdrejtë me aferën e inceneratorëve, pasi me veprimet dhe mosveprimet e saj ka ndikuar në mos hetimin e plotë të këtyre krimeve financiare nga administrata tatimore që ajo ka drejtuar në vitin 2018. Zbardhja e aferës së inceneratorëve nuk është betejë politike për LSI-në, por është ajo që meriton çdo qytetar i Republikës.

Ndaj në 27 Maj 2022, në cilësinë e kallëzuesit, i kam dërguar kërkesën e dytë për informacion SPAK-ut në lidhje me statusin juridik të çështjes penale”.

Tags: Delina IbrahimajinceneratoretKryemadhi

TË LIDHURA

Aktualitet

Vlorë/ Të shtëna me armë zjarri në fshatin Sevaster, një person mbetet i plagosur rëndë!

23:10 | 04/06/2026
Aktualitet

Eric Wendt kalon në Komitetin e Senatit, një hap larg postit të ambasadorit të SHBA në Shqipëri

22:31 | 04/06/2026
Aktualitet

Mbyllet protesta e pestë për Zvërnecin, 5 kërkesa: Dorëheqja e Qeverisë dhe anulimi i projektit

21:49 | 04/06/2026
Next Post

Greva e avokatëve që tregoi se kush janë avokatët

Sulmi kibernetik/Meta: Të mobilizohet ekspertiza e nivelit më të lartë

Rama reagon pas sulmit në faqet qeveritare: Agresori s'ka arritur të shembë sistemin e mbrojtjes, është në tërheqje







JU REKOMANDOJMË

“Çmendet pas meje! Do të jemi shokë, unë s’dua!”, Noizy sqaron zanafillën e konfliktit me Cllevion

14:18 | 03/06/2026

Tragjedia në Shëngjin/ Ndërrojnë jetë dy të rinj pasi u morën nga dallgët, dy në gjendje të rëndë

17:37 | 03/06/2026

Djali i Biden: Kushner e Ivanka po ndërtojnë parajsë në Shqipëri, ju merreni me pikturat e mia

21:08 | 03/06/2026

Berisha “spastron” Këshillin Kombëtar të PD-së, jashtë listës mbeten dhjetëra emra të njohur

17:16 | 30/05/2026




TË FUNDIT

Aktualitet

Vlorë/ Të shtëna me armë zjarri në fshatin Sevaster, një person mbetet i plagosur rëndë!

by mirseda
23:10 | 04/06/2026
0

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në qarkun e Vlorës në fshatin Sevaster, ku...

Zyrtare/ Andoni Iraola emërohet trajner i Liverpoolit

22:45 | 04/06/2026

Eric Wendt kalon në Komitetin e Senatit, një hap larg postit të ambasadorit të SHBA në Shqipëri

22:31 | 04/06/2026

Mbyllet protesta e pestë për Zvërnecin, 5 kërkesa: Dorëheqja e Qeverisë dhe anulimi i projektit

21:49 | 04/06/2026

47-vjeçari i dënuar me 25 vite burg gjendet i pajetë në institucionin e vuajtjes së dënimit

21:36 | 04/06/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com