Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Politikë

Majko në Parlamentin britanik, ja çfarë tha për shqiptarët

8 vjet ago
in Politikë, Shqipëria, Të Gjitha

Ministri i Diasporës Pandeli Majko gjatë vizitës së tij në Londër është takuar me deputetë britanik, ndër të cilët dhe laburisti John Grogan, njëkohësisht kryetar i grupit gjithë partiak të miqësisë Shqipëri-Britani.

 Majko u tha parlamentarëve se shqiptarët që jetojnë jashtë vendit e kanë afruar Shqipërinë me shtete dikur të largëta, duke u kthyer në urat më të mira lidhëse. Duke përmendur numrin e madh të shqiptarëve të suksesshëm që jetojnë në Britaninë e Madhe, ai tha se i detyroheshin atyre mbështetje maksimale.

Ministri falënderoi politikanët për rolin e tyre në krijimin e mundësive për diasporën tonë atje. Duke u ndalur tek arsimi vlerësoi mbështetjen që u është dhënë iniciativave për ngritjen e shkollave shqipe por kërkoi që të mundësohet përfshirja e mësuesëve shqiptarë në sistemin shtetëror të arsimit.

“Shqiptarët duhet të jenë pjesë e së tërës”, ishte komenti i Ministrit, i cili e vuri theksin tek shmangia e veçimit apo identitetit të dyfishtë.

Gjatë takimit, deputetët i drejtuan pyetje Ministrit lidhur me strategjinë e shtetit shqiptar për diasporën dhe synimin për t’u garantuar emigrantëve të drejtën e votës.

Majko i informoi ata mbi hapat e ndërmarrë deri më tani, duke përmendur ligjin për Agjencinë Kombëtare të Diasporës, krijimin e Nënkomisionit për Diasporën dhe Migracionin dhe Komitetin Shtetëror për Diasporën. Ai tha se po fokusoheshin në një strategji për kanalizimin e remitancave tek investimet. Sa i përket çështjes së votës Ministri tha se bëhej fjalë për një sfidë ambicioze, konsideruar numrin e madh të shqiptarëve jashtë vendit, por shtoi se mes palëve politike ka konsensus mbi këtë çështje.

Ai i njohu ligjvënësit britanik me disa prej opsioneve që janë në tryeze. Ndërkaq, deputetët shprehën vullnetin për të bashkëpunuar me autoritetet shqiptare për çështje që shqetësojnë komunitetin tonë atje, duke rikonfirmuar gjithashtu mbështetjen e plotë të Britanisë së Madhe në rrugën e integrimeve evropiane.

Tags: britanikçfarëMajkoparlamentinshqiptaret

TË LIDHURA

Aktualitet

Marshimi në Tiranë/ Protestuesit para Ministrisë së Infrastrukturës: Arresto Ballukun!

22:20 | 06/06/2026
Aktualitet

Marshimi vijon në Tiranë/ Bulevardi ushton nga thirrjet: “Poshtë diktatura”, “Rama ik!”

22:17 | 06/06/2026
Aktualitet

“Na quajtën iranianë e grekë”/ Protestuesi kosovar: Rama të bashkëpunojë me Kurtin, jo me serbët!

22:01 | 06/06/2026
Next Post

Video/ Incident tronditës, foshnja zvarritet në autostradë. Kamioni...

Kush është i riu nga Dibra, e vranë në derë të shtëpisë

Zv. kryeministrja vesh çizmet dhe përvesh mëngët, i shkon në ndihmë Shkodrës







JU REKOMANDOJMË

“Çmendet pas meje! Do të jemi shokë, unë s’dua!”, Noizy sqaron zanafillën e konfliktit me Cllevion

14:18 | 03/06/2026

Tragjedia në Shëngjin/ Ndërrojnë jetë dy të rinj pasi u morën nga dallgët, dy në gjendje të rëndë

17:37 | 03/06/2026

Djali i Biden: Kushner e Ivanka po ndërtojnë parajsë në Shqipëri, ju merreni me pikturat e mia

21:08 | 03/06/2026

Detaje nga sherri në Tiranë, zbardhet dëshmia e efektivit: Më vendosi thikën në qafë! E kapa dhe…

14:57 | 05/06/2026




TË FUNDIT

Aktualitet

Marshimi në Tiranë/ Protestuesit para Ministrisë së Infrastrukturës: Arresto Ballukun!

by mirseda
22:20 | 06/06/2026
0

Vijon marshimi i qytetarëve nëpër akset kryesore të kryeqytetit. Pasi lanë pas godinën e Kryeministrisë duke thirrur...

Marshimi vijon në Tiranë/ Bulevardi ushton nga thirrjet: “Poshtë diktatura”, “Rama ik!”

22:17 | 06/06/2026

Shqipëria zhgënjen sërish, në “Air Albania” fiton Luksemburgu

22:04 | 06/06/2026

“Na quajtën iranianë e grekë”/ Protestuesi kosovar: Rama të bashkëpunojë me Kurtin, jo me serbët!

22:01 | 06/06/2026

Aksident në aksin Fier-Levan/ Përplasje kokë më kokë, plagosen tre persona

21:56 | 06/06/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com