E enjte, 9 Korrik, 2020
22 C
Tirana

Majko dhe Imami flasin për shembjen e selisë së parë të PD-së

Më të lexuarat

“Çdo veprim i njëanshëm do të përbënte prishje të marrëveshjes”, PD i përgjigjet Ramës

Partia Demokratike i ka kthyer përgjigje ftesës së kryeministrit Rama, i cili u shpreh i gatshëm për të arritur konsensus me opozitën jashtë parlamentare....

Ngjela: Me lista të hapura, Sokol Olldashi e rrëzon sërish Bashën nga PD

Avokati i njohur, Spartak Ngjela, shprehet se korrupsionit të lartë shtetëror po i vijnë tre kërcënime: reforma në drejtësi, reforma antikorrupsion dhe reforma e...

Merret vendimi/ Ja me sa vite burg dënohet Dritan Dajti

Gjykata e Elbasanit i ka bashkuar dy dënime në një ndaj Dritan Dajtit duke e dënuar përfundimisht me 25 vite burgim. Dritan Dajtit i kanë...

Presidenti i infektuar hoqi maskën në konferencë! Gazetarët, zero tolerancë ndaj tij

Presidenti i Brazilit Jair Bolsonaro para disa ditësh konfirmoi se ishte infektuar me koronavirus. Rikujtojmë se herë pas here ai injoronte pandeminë duke thënë se...

Aktori i serialit ‘Sulejmani i madhërishëm’ dhunon partneren e tij (FOTO)

Edhe aktorët e serialeve kanë një jetë të trazuar, me plot të papritura. Angazhimet e tyre profesionale dhe produkti i tyre, i nxjerr më...

Pandemia/ Italia mbyll kufijtë me 13 vende

Ministri italian i Shëndetësisë, Roberto Speranza, ka publikuar listën e 13 vendeve me të cilat Italia do të mbyllë kufijtë. Në listën e publikuar nga...

Meta publikon fotot me Thaçin nga Gjiri i Lalzit, ja kush tjetër ishte me ta

Presidenti Ilir Meta ka publikuar foto nga takimi në Gjirin e Lalzit me homologun e tij kosovar, Hashim Thaçi. Nga fotot e publikuara nga kreu...

Ishte shpallur i humbur, kryebashkiaku gjendet i pajetë në një mal

Kryebashkiaku i kryeqytetit të Koresë së Jugut, Park Won-soon, është gjetur sot i pajetë nga policia pak orë pasi u shpall i humbur. Ishte vajza...

Gent Cakaj shkarkon të gjithë stafin e ambasadës shqiptare në Athinë, i dërgon Metës emrin e ri

Ministri në detyrë për Europën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, ka shkarkuar të gjithë stafin e ambasadës shqiptare në Athinë, përfshi edhe ambasadoren. Një...

Pamje të rralla/ Ndodh 1 në 80 mijë raste, vjen në jetë fëmija me ‘këmishë’ (FOTO)

Një foshnje në maternitetin ‘Koço Gliozheni’ në kryeqytet, ka lindur i mbështjellë me qese amniotike, që në gjuhën popullore cilësohet si 'i lindur me...

Nga Luljeta Progni

Një dhomë me derë xhami, në katin e parë sa hyje në godinën nr.15 të Qytetit Studenti, u bë streha e studentëve që ishin ngritur kundër regjimit komunist më 8 dhjetor 1990. Mesnatën e datës 8 dhjetor, aty u mblodhën për tu organizuar, studentët që pak orë më heret kishin nisur protestën e madhe për shëmbjen e regjimit komunist në Shqipëri.

Është vendi ku u ngrit grupi i parë organizator, asambleja studentore që do të drejtonte lëvizjen përgjatë katër ditëve historike deri në rrëzimin e diktaturës dhe shpalljen e pluralizimit politik në Shqipëri.

Katër ditët që pasuan, kjo dhomë do të shërbente për mbledhjen e grupit të studentëve për takimin me Ramiz Alinë e më pas për mbledhjen e grupit të studentëve, pedagogëve dhe intelektualëve që themeluan po aty Partinë Demokratike të Shqipërisë.

Kjo godinë u shemb pikërisht më 8 dhjetor 2019, 29 vite pas ditës kur studentët nisën lëvizjen për rrëzimin e diktaturës komuniste.  Mund të jetë rastësi, e ndoshta tërmeti e ka dëmtuar shumë por nxitimi për ta shëmbur me urgjencë, lë shumë dyshime.

Pandeli Majko, djathtas lart, dhjetor 1990

Kjo godinë ishte banesa e parë politike e studentëve të dhjetorit dhe vendi ku u themelua Partia Demokratike, partia e parë opozitare pas 45 vitesh diktaturë komuniste në Shqipëri. Mbi rrënojat e kësaj godine mund të ngrihen të tjera edhe shumëkatëshe, por asnjëherë nuk mund të quhet ndërtesa ku zë fill lëvizja që rrëzoi diktaturën.

Themeluesi i Partisë Demokratike, Arben Imami, e sheh shëmbjen e godinës nr.15, si një përpjekje të Edi Ramës për të shkatërruar çdo simbolikë në të cilën ai nuk ka qënë pjesë, si përpjekje për të zhdukur çdo shënjë të demokracisë.

“Edi Rama po e shfrytëzon tërmetin për të arritur qëllimë të tjera që janë ndoshta edhe në kundërshtim me interesat e njerëzve, me interesat  e vëndit, me interesat e demokracisë.

Në se në Tiranë e në Durrës janë mijëra apartamente bosh, njerëzit janë të pastrehuar dhe qëllimi i Ramës nuk është strehimi dhe lëhtësimi i vuajtjeve të njerzve, por krijimi i qytezave të reja, e cila do të jetë gjithashtu një ngjarje korruptive e përmasave të mëdha të kësaj qeverie. Do të jetë një tërmet i dytë për ekonominë shqiptare.

Gramoz Pashko dhe Arben Imami

Nuk është puna ime të flas për çështje te kontruksionit të godinave por ende nuk ka një akt ekspertizë të qartë për gjendjen e godinës nr.15 dhe kjo krijon dyshime të mëdha. Në këto vite, një nga frontet kryesore të luftës së Edi Ramës ka qënë lufta ndaj simboleve të demokracisë dhe unë kam dyshime shumë të thella lidhur me mënyrën se si po vepron me këto dy godina, jo vetëm nr.15, por edhe godina nr.18,  sepse të dyja janë vënde që kanë një ngarkesë pozitive dhe të madhe historike.

Aty ka filluar dhe është realizuar e kurorëzuar me sukses lëvizja studentore dhe themelimi i të parës parti opozitare anti-komuniste pas 45 vjet regjim gjakatar komunist. Po të shihet me vëmendje, Rama ka bërë përpjekje të shkatërrojë çdo simbolikë në të cilën ai nuk ka qënë e nuk ka arritur të jetë pjesëmarrës ashtu sic tentoi të thoshte se kishte qënë themelues i PD. Nuk e di a do të flasë PD për këtë çështje por PD aktuale nuk ka lidhje me këtë frymëzim fillestar që e solli Partinë demokratike në jetë”, thotë Imami për abcnews.al

Tek godina nr.15 u ngjiz elita e re politike pas rrëzimit të diktaturës. Aty nis rrugëtimi politik i drejtuesve të Partisë Demokratike, Sali Berisha, Azem Hajdari, Gramoz Pashko, Arben Imami, Genc Ruli, Aleksandër Meksi e shumë të tjerë.

Por, tek ajo godinë dhe në atë histori të dhjetorit 1990 mungon Edi Rama.

Aty nis rrugëtimi politik i presidentit Ilir Meta, por edhe ministrit Pandeli Majko.

Me siguri ata ndjenë keqardhje për zhdukjen e shënjave të historisë ku ishin pjesë.

Pandeli Majko, asokohe ishte student i inxhinierisë, pjesë e dërgatës së studentëve për takimin me udhëheqësin komunist Ramiz Alia, atje ku ata do të kërkonin shpalljene pluralizimit politik.

Sot 29 vite më vonë, godina u shëmb dhe për Majkon shembja e saj i kujton se të gjithë dështojnë të jenë ata që duan!

“Godina nr.15 ishte një dëshmi për atë që ndodhi 29 vite më parë! Prishja e saj nuk më merziti… thjesht më dhëmbi njerëzisht!

Prishja saj më kujtoi se të gjithë dështojnë të jenë ata që duan! Godina 15 ishte banesa e parë politike e një brezi  i cili vrapoi pa mësuar të ecte!”, thotë Majko për abcnews.al.

Lexo edhe :   “Çdo veprim i njëanshëm do të përbënte prishje të marrëveshjes”, PD i përgjigjet Ramës
Lexo edhe :   “Çdo veprim i njëanshëm do të përbënte prishje të marrëveshjes”, PD i përgjigjet Ramës

Pak histori për banesën e parë politike 29 vite më parë

Protagonistë të dhjetorit 90 rrëfejnë mbledhjet e para të studentëve dhe ngritjen e asamblesë studentore në atë godinë e më pas shpalljen e themelimit të Partisë Demokratike, po në atë godinë.

Akli Fundo është një prej studentëve organizatorë të lëvizjes studentore të 8 dhjetorit 1990.

Në një intervistë për librin “Pardesytë e Bardha”, Akli Fundo rrëfen një prej episodeve interesante të orëve të para të lëvizjes, debatin dhe mosmarrëveshjen me Azem hajdarin, i cili do të kthehej pak orë më pas lideri i lëvizjes.

Gjithçka ka ndodhur tri ditët e para të protestës, vendosej tek ajo godine ku ishte ngritur asambleja studentore me të drejtë vendimarrje.

“Kur erdhi Azemi tek ne, pra te godina 15, na kërkoi që të vendosnim të shkonim në mësim. E kemi diskutuar në atë grup prej 50 vetash. Ka patur një rezistencë të fortë ndaj Azemit, pra u kundërshtua. E kundërshtuam, sepse ai po shkelte dy vendimet tona më të rëndësishme, e para që nuk do të pranonim në asnjë rast të takoheshim me asnjë zyrtar tjetër përveç Ramiz Alisë dhe e dyta, kërkesa për të shkuar në mësim, ndërkohë që ne e kishim vendosur, që nuk do të shkonim në mësim.

Me sa kuptova ishte vetëm pasojë e ndikimit që kishte patur nga ai takim. Azemi na tha, se kishte marrë informacon që pedagogët do të shkonin në mësim dhe se atje do të zgjidhej problemi ynë. Ne e kemi kundërshtuar këtë qëndrim të Azemit dhe ai është kthyer menjëherë tek qëndrimi ynë. Megjithatë, unë jam larguar nga ai grup organizator në shenjë proteste ndaj thyerjes së dy vendimeve, për të cilat ne ishim të prerë që nuk do t’i thyenim. Bashkë me dy shokët e mi Niko Kaçiroti dhe Abdyl Demirazi, jemi larguar, duke dhënë dorëheqje nga ai komision. Pas largimit tonë, grupi organizator ka shkruar kërkesat, por në mëngjes Azemi ka kërkuar që kërkesat të miratohehsin edhe prej nesh, pra ne të treve që u larguam. Këtu kam parë aftësitë prej lideri të Azem Hajdarit, i cili kishte prirjen që të përfshinte dhe jo të përjashtonte. Kemi shkuar dhe i kemi lexuar kërkesat”, rrëfen Akli Fundo.

Një tjetër protagonist i rëndësishëm i lëvizjes studentore, Arben Demeti, rrëfen momentet kur u vendos të shpallej themelimi i Partisë Demokratike, në godninën numër 15.

“Janë mbledhur të godina 15 një pjesë e organizatorëve të lëvisjes dhe një pjesë e intelektualëve të pranishëm. Në grupin thelemues ka qënë Gramoz Pashko, Azem Hajdari, Arben Imami, Leka Meksi, Genc Ruli, sigurisht Sali Berisha.  Leka dhe Genci ishin persona të lidhur me Gramoz Pashkon.  Kjo ndodhi në datë 11 në darkë. Të nesermen që ishte data 12 erdhi një mendim tjetër nga ky grup. Ishte mendimi që të krijohej një parti popullore, gjithpërfshirëse, konkuruese e denjë përballë PPSH. Pra jo vetëm një parti të studentëve që ishte artikuluar deri në atë kohë.

Ata kishin hedhur disa rreshta të programit minimal të partisë.   Atë ditë në 12 dhjetor u mblodhëm sërish te godina 15 ku ishte instaluar asambleja e studentëve, organi vendimarrës deri atëherë. U shtrua ky propozim u diskutua dhe u pranua vendimi për të krijuar partinë sipas kësaj specifike.

Diskutuam shumë për emrin. Nuk diksutohej që pjesa e dytë e emrit do të quhej Demokratike. Diskutimi ishte për pjesën e  parë, parti apo lidhje.  Emri parti, na krijontë një farë alergjie nga përdorimi I këtij termi nga Partia e Punës, termi Lidhje, na krijonte një farë dualiteti me Partinë Lidhja Demokratike e Kosovës.

Pas shumë diskutimesh e vendosëm ta quajmë Partia Demokratike. Po aty u vendos që në ora 4 të shpallej në një miting, themelimi i PD. Në atë kohë patëm një kërkesë nga përfaqsues të punëtorëve. U organizua një mbledhje në ora 2 me përfaqsues të studentëve dhe të klasës punëtore.

Ata bënë propozimet e  tyre dhe i unifikuam me tonat. Kjo parti që do krijohet do të kishte edhe kërkesat dhe sygjerimet e klasës punëtore. Rreth orës 4 pa një çerek kemi dalë nga salla dhe kemi deklaruar në miting themelimin e PD.  Beni e ka shpallur, Ben Imami”, ka rrëfyer Arben demeti, një prej themeluesve të Partisë Demokratike. /abcnews.al

 

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Paqe ka kur nuk i hidhet benzinë zjarrit politik

Nga Skënder Minxhozi Ilir Meta ka bërë një konstatim të drejtë në orët e fundit. Ka vërejtur se tek ne, përkundër Maqedonisë së Veriut, ka...

A duhej të jepte dorëheqjen Thaçi pas publikimit të aktakuzës? Përgjigjet Haradinaj

Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka folur rreth ftesës që Gjykata Speciale i ka çuar presidentit Thaçi, për t’u paraqitur në Hagë. Kujtojmë se Haradinaj...

Durrës/ Përfshihen nga flakët 3 shtëpi të vjetra

Së fundmi, 3 shtëpi të vjetra janë përfshirë nga flakët në lagjen 5 të qytetit të Durrësit. Zjarrfikëset kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe...

Kryeministri 61-vjeçar ndërron jetë pak pas mbledhjes së qeverisë

Kryeministri i Bregut të Fildishtë, Amadou Gon Coulibaly, ka ndërruar jetë sot pak minuta pasi kishte përfunduar një mbledhje të kabinetit qeveritar. Presidenti i vendit,...

Vazhdojnë tubimet e qytetarëve në Beograd dhe disa qytete të tjera të Serbisë

Pavarësisht ndalimit të tubimeve të mëdha në Beograd, si masë për frenimin e përhapjes së koronavirusit, protestuesit janë mbledhur për të tretën natë me...