Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Editorial - Opinione

Lulzim Basha i zhveshi Berishës uniformën e rremë të PD

4 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, W-Instant
Një vit pa opozitë

Nga: Mero Baze

Deri sot në mesditë gjithë mbështetësit e Sali Berishës kishin vetëm një argument të fort kundër Lulzim Bashës. Argumenti ishte se ata po vetëmblidhnin Kuvendin, për shkak se Basha nuk e mblidhte. Sot në mbasdite Lulzim Basha në bazë të kopetencave që ka nga statuti I PD, kërkoi mbledhjen e Kuvendit të PD më 18 Dhjetor.

Ky moment që për njerëzit normal dukej si kompromis i Bashës dhe zgjidhje paqësore të konfliktit, në fakt u shndërrua në pikën më të egër të konfliktit. Sali Berisha dhe gjithë mbështetësit e tij, tani po akuzojnë Bashën, pse po mbledh Kuvedin sipas rregullave të statutit të PD.

Aq i madh është zemërimi sa Sali Berisha doli në Konferencë për shtyp, duke e quajtur Kuvendin e ligjshëm të PD të thirrur sipas rregullave të statutit, si atentatin më të madh ndaj demokratëve.

Kjo përforcon atë që kam thënë qysh në nisje të këtij konflikti, që Berisha nuk do që të bëj një kuvend sipas rregullave. Unë besoj se ai I ka firmat e nevojshme, jo të gjitha, ato që deklaron, por nuk i çon sipas ligjit tek Sekretari I Përgjithshëm, pasi nuk do të të legjitimoj më Partinë Demokratike.

Ai e di që Kuvendi i thirrur nga Basha është legjitim, por do të filloj Kuvendin e tij paralel më 11 Dhjetor dhe ta vazhdoj atë një muaj, duke krijuar përplasje dhe fizike me Kuvendin legjitim më 18 Dhjetor.

Ai e di që të jesh delegatë në Kuvend, duhet të marrësh një letër nga çertifikuesi i mandateve në PD, por nuk e bën këtë, pasi nuk kërkon të marrë PD. Ai kërkon ta mposhtë atë, duke mbajtur një ushtri militantësh të karikuar kundër SHBA, të maskuar si luftëtarë kundër Lulzim Bashës.

Lëvizja e sotme e Lulzim Bashës, është një lëvizje që e çarmatos Sali Berishën, i zhvesh atë nga petku i legjitimitetit dhe i tregon demokratëve, se ai nuk do Kuvend legjitim të PD, por një Kuvend paralel që të prodhoj një lëvizje të re politike që nuk ka lidhje me PD.

Prej sot, kur PD e ka një datë Kuvendi për të diskutuar krizën e saj, sipas gjithë rregullave të statutit , Sali Berisha e ka të pamundur të maskojë lëvizjen e tij politike në emër të demokracisë brenda PD. Ai ose do të shkoj të ballafaqohet aty, ose do të vazhdoj revolucionin e tij kundër SHBA, por tani jo më I veshur me uniformën e PD. Sot Lulzim Basha e ka zhveshur “revolucionin” e tij nga ngjyrat e PD dhe e kë lënë Sali Berishën pa asnjë argument politik përse i duhet Kuvendi i 11 Dhjetorit, përveçse si lëvizje kundër SHBA. Si të tillë është i lirë ta vazhdojë. Dhe Hysni Milloshi më 11 Dhjetor e nisi betejën kundër “agjentëve amerikanë” në Shqipëri. Shok partie e ka pasur Berishën.

Tags: lulzim bashamero bazesali berisha

TË LIDHURA

Ursula von der Leyen: Koha për të ndërtuar një Evropë të pavarur!
Editorial - Opinione

Ursula von der Leyen: Koha për të ndërtuar një Evropë të pavarur!

13:20 | 20/01/2026
QSUT pa energji elektrike, psikiatri Neli Demi: Krim institucional!
Editorial - Opinione

QSUT pa energji elektrike, psikiatri Neli Demi: Krim institucional!

09:19 | 20/01/2026
Ambasada e SHBA në Tiranë ndan deklaratën e Marco Rubios: Liria e shprehjes, vlera themelore e…
Aktualitet

Ambasada e SHBA në Tiranë ndan deklaratën e Marco Rubios: Liria e shprehjes, vlera themelore e…

10:07 | 16/01/2026
Next Post
Shtohen tensionet brenda PD-së, Bumçi dhe Gjana drejt konfliktit fizik

Shtohen tensionet brenda PD-së, Bumçi dhe Gjana drejt konfliktit fizik

Gjyqtarja e Tik-Tokut del para Vetting-ut, kërkon mos vlerësimin e video-ve

Gjyqtarja e Tik-Tokut del para Vetting-ut, kërkon mos vlerësimin e video-ve

“Nuk ia marrim burrin njeriu”, Bieta i përgjigjet për herë të parë Roza Latit

“Nuk ia marrim burrin njeriu”, Bieta i përgjigjet për herë të parë Roza Latit







JU REKOMANDOJMË

E rëndë në Tiranë! 30-vjeçarja hidhet nga kati i tretë i një pallati, humb jetën

E rëndë në Tiranë! 30-vjeçarja hidhet nga kati i tretë i një pallati, humb jetën

11:41 | 22/01/2026
LAJMI I FUNDIT/ Kërcasin armët në Kukës, raportohet për të plagosur

LAJMI I FUNDIT/ Kërcasin armët në Kukës, raportohet për të plagosur

14:05 | 23/01/2026
“U tremba dhe e qëllova unë i pari!”, flet shqiptari që vrau burrin e ish-të dashurës në Greqi

“U tremba dhe e qëllova unë i pari!”, flet shqiptari që vrau burrin e ish-të dashurës në Greqi

19:16 | 17/01/2026
E rëndë në spitalin e Shkodrës! Humb jetën 16-vjeçarja, dyshohet se…

E rëndë në spitalin e Shkodrës! Humb jetën 16-vjeçarja, dyshohet se…

10:14 | 19/01/2026




TË FUNDIT

Me shami në hundë, Shkëlzen Berisha mes protestuesve para Parlamentit
Aktualitet

Me shami në hundë, Shkëlzen Berisha mes protestuesve para Parlamentit

by mirseda
20:02 | 24/01/2026
0

Gjatë protestës së opozitës para Parlamentit, Shkëlzen Berisha, djali ish-kryeministrit Sali Berisha, u shfaq mes protestuesve me...

“300 policë i çanë kokën një zonjë, morën zvarrë një fëmije”/ Balliu: Me urdhër të Agasit

“300 policë i çanë kokën një zonjë, morën zvarrë një fëmije”/ Balliu: Me urdhër të Agasit

19:54 | 24/01/2026
Kuvendi nën “mjegullën” e gazit lotësjellës, protestuesit hedhin pllakat e trotuarit drejt policisë

Kuvendi nën “mjegullën” e gazit lotësjellës, protestuesit hedhin pllakat e trotuarit drejt policisë

19:38 | 24/01/2026
Përplasje mes protestuesve dhe policisë, Boçi tenton të qëllojë efektivët

Përplasje mes protestuesve dhe policisë, Boçi tenton të qëllojë efektivët

19:25 | 24/01/2026
Molotovë drejt Kryeministrisë, disa efektivë në spital, merren nga ambulanca

Molotovë drejt Kryeministrisë, disa efektivë në spital, merren nga ambulanca

19:16 | 24/01/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com