Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Të Gjitha

Lufta ndaj populizmit është një luftë e gabuar

8 vjet ago
in Të Gjitha
Lufta ndaj populizmit është një luftë e gabuar

Nga Žiga Turk, “Martenscentre.eu”/Populizmi është duke përndjekur demokracitë liberale. Nuk është varfëria, as papunësia, ngërçi ekonomik, ndryshimet klimatike, emigrimi, Rusia, Kina, por populizmi duket të jetë ajo kundër së cilës po mobilizohen partitë politike kryesore. Luftimi i asaj që as nuk mundemi ta përkufizojmë është një gabim.

Megjithatë, partitë tradicionale po humbasin terren, në raport me konkurrentët e rinj. Ne duhet të hedhim poshtë arsyet e lartpërmendura si ekonomia dhe emigracioni, dhe të trajtojmë ato që janë më të thella, si emocionalisht ashtu edhe racionalisht.

Mbetet e paqartë se çfarë është populizmi

Ekzistojnë tre tipare që i atribuhen populizmit:së pari, populizmi krijon dy kampe antagoniste,  zakonisht popullin kundrejt elitave. Por dy kampe janë edhe këto: ne përkundrejt atyre, të pasurit vs të varfërve, marrësit vs dhënësve, vendasit vs të huajve.

Së dyti, populizmi i adreson problemet emocionalisht, dhe sugjeron se ekzistojnë zgjidhje të thjeshta. Këto zgjidhje, madje mund të funksionojë në periudha afatshkurtra, por jo në një periudhë afat të gjatë. Populizmi i drejtohet emocioneve dhe instinkteve.

Së treti, nëse do të vinin në pushtet, populistët do të preferonin efikasitetin ndaj kontrollit dhe balancave, do të ishin anti-pluralistë, do të krijonin kultin e individit, dhe do të shtypnin pikëpamjet e ndryshme nga ato të tyre.

Ata do të ishin antidemokratike, në mënyrë që të parandalonin zgjedhjet e lira dhe të drejta, dhe do të shtypnin një media të lirë dhe pluraliste.

Në të tria karakteristikat, është e vështirë të dallohet një linjë të mprehtë ndërmjet populistëve dhe jo populistëve. Politika ka të bëjë me përcaktimin e dallimeve, afatshkurtësia është një dukuri negative e politikës në përgjithësi, dhe në kontekstin e luftës kundër lajmeve të rreme, hapësira mediatike pluraliste, gjendet nën sulm edhe nga anti-populistët.

Një identifikim i mprehtë i populizmit është i vështirë dhe, siç shkruajti pak kohë më parë Ivan Krastev, në fund është vetë-deklaruar anti-populist ai që përcakton se kush është dhe kush nuk është populist.

Partitë kryesore, janë në vështirësi për arsye të tjera

Disa janë tendenca më të thella, dhe disa janë shkaktarë sipërfaqësorë. Këto të fundit janë (1) Kriza ekonomike dhe stanjacioni për klasën punëtore dhe të mesme. (2) Emigracioni dhe çështje të tjera të sigurisë. Këto të dyja, shkatërruan legjitimitetin e rezultateve të partive ekzistuese. Dhe së treti për shkak të sigurisë dhe prosperitetit të përgjithshëm, ka pak nxitje për të votuar në mënyrë racionale.

Sipas mendimit tim, arsyet reale dhe më të thella për rënien e partive tradicionale, dhe ngritjen e të atyre të ashtuquajturave populiste: Së pari, “shteti dado”, vazhdon të premtojë drekë pa pagesë. Mjerisht, skena e populizmit u ngrit nga politikat e ekzagjeruar sociale. Kundërvënia e 99 për qind të popullsisë ndaj 1 përqindëshit nuk ​​quhej populizëm, por drejtësi sociale.

Premtimi për të taksuar një pjesë të elitës së pasur, për t’i dhënë shumë të tjerëve që janë në nevojë, nuk konsiderohet as populizëm. Populistët, mund të premtojnë më shumë sesa socialdemokratët, dhe nuk është çudi që këta të fundit goditen më së shumti nga rritja e populizmit.

Së dyti, kriza kulturore, globalizmi, zbehja e multikulturalizmit dhe zhdukja e ngadaltë e traditave të familjes:populistët pretendojnë të jenë mbrojtës të asaj që mbronin dikur konservatorët. Qendra e djathtë nuk duhet të heqë dorë nga kjo kauzë.

Së treti, revolucioni i komunikimit, interneti dhe mediat sociale, zhvendosën rojtarët tradicionalë dhe kontrollet e cilësisë nga hapësira e informacionit: një koalicion i madh i gazetarëve “përgjegjës” dhe politikanëve “racionalë”, përdoreshin për t’i mbajtur tek pragu i derës i idetë “populiste”. Tani jo më.

Së katërti, qeverisja gjithnjë e më shumë teknokratike:ekziston një ndarje midis arsyeve të elitave dhe instinkteve të njerëzve të zakonshëm.

Hajek paralajmëroi një “racionalizëm intolerant dhe të ashpër”, i cili tani po e vendos rendin botëror liberal kundër instinkteve si feja dhe patriotizmi. Politika është gjithnjë e më shumë apolitike dhe teknokratike. Nga ana tjetër, partitë “populiste” shkëlqejnë, duke luajtur me instinktet e njerëzve.

Së pesti, partitë tradicionale janë gjithnjë e më teknike:të dalin në krye nuk aspirojnë vetëm njerëzit, të cilët mund të mbledhin votuesit, por gjithnjë e më shumë njerëz që janë të mirë në betejat e zyrave të vogla, ndërtimin e një rrjeti efektiv.

Si ta luftojmë “populizmin”

Populistët janë shumë të aftë, në zbulimin e asaj që njerëzit e shohin si një problem. Nuk ka probleme politikisht të pasakta, ka vetëm zgjidhje jo demokratike. Nuk është identifikimi i problemeve, që formon një “populist”. Zgjidhjet tona duhet të jenë demokratike, bazuar në sundimin e ligjit dhe të drejtave të njeriut. Partitë tradicionale, duhet të trajtojnë probleme të tilla si emigrimi apo populizmi.

Si të mos e luftojmë “populizmin”

Së pari, lufta kundër populizmit nuk duhet të jetë prioritet. Shumica e njerëzve nuk shqetësohen për populizmin, por për punën, kujdesin shëndetësor, standardin e jetesës së tyre. Së dyti, parimi “s’ka liri për armiqtë e lirisë” është i gabuar. Besimi se kontrolli i komunikimeve në mediat sociale do të frenonte “populizmin”, është naiv.

Tags: demokraciaevropagabuarliberaleluftapartitepopulizmit

TË LIDHURA

Koçiu me gjuhë të ashpër: Protestë me militantë të paguar që të krijohet ideja e revoltës!
Të Gjitha

Koçiu me gjuhë të ashpër: Protestë me militantë të paguar që të krijohet ideja e revoltës!

13:07 | 11/02/2026
Rama njofton skemë financiare për familjet që kujdesen për fëmijët jetimë.
Të Gjitha

Rama njofton skemë financiare për familjet që kujdesen për fëmijët jetimë.

12:25 | 11/02/2026
Rama njofton planin: Skemë financiare për familjet që kujdesen për fëmijët jetimë!
Të Gjitha

Rama njofton planin: Skeme financiare per familjet qe kujdesen per femijet jetime!

12:02 | 11/02/2026
Next Post
Guradiola përgëzon rivalët e qytetit

Guradiola përgëzon rivalët e qytetit

Sejko, bizneseve evropiane: Ekonomia jep garanci, investoni në resurse

Sejko, bizneseve evropiane: Ekonomia jep garanci, investoni në resurse

Vrasja e Oliver Ivanoviç dhe hijet mbi të ardhmen e Kosovës

Vrasja e Oliver Ivanoviç dhe hijet mbi të ardhmen e Kosovës







JU REKOMANDOJMË

LAJMI I FUNDIT/ Hidhet nga ura e Babrroit, ndërron jetë i riu

LAJMI I FUNDIT/ Hidhet nga ura e Babrroit, ndërron jetë i riu

12:16 | 20/02/2026
U vetëplagos me armë zjarri, ndërron jetë 27-vjeçari në Tiranë

U vetëplagos me armë zjarri, ndërron jetë 27-vjeçari në Tiranë

20:53 | 20/02/2026
Nuk iu bashkua banorëve në festimet e Pavarësisë së Kosovës, Brikena zbulon arsyen

Nuk iu bashkua banorëve në festimet e Pavarësisë së Kosovës, Brikena zbulon arsyen

20:35 | 17/02/2026
“Tani të fika”/ E papritur në Big Brother, ‘hakmerret’ Rogerti duke lagur me ujë Kristin

“Tani të fika”/ E papritur në Big Brother, ‘hakmerret’ Rogerti duke lagur me ujë Kristin

20:51 | 16/02/2026




TË FUNDIT

Berisha lajmëron protestën e ardhshme, ja kur do të mbahet
Politikë

Berisha lajmëron protestën e ardhshme, ja kur do të mbahet

by mirseda
21:53 | 21/02/2026
0

Pas protestës së 20 shkurtit, Sali Berisha lajmëruar protestën e radhës, që do të mbahet më 28...

Zbulohet arsyeja e përjashtimit të Kristit nga BBV

Zbulohet arsyeja e përjashtimit të Kristit nga BBV

21:36 | 21/02/2026
Flet partnerja e Erik Lloshi për hyrjen në “BBVA”: Dy javë pa komunikim

Flet partnerja e Erik Lloshi për hyrjen në “BBVA”: Dy javë pa komunikim

20:36 | 21/02/2026
Prefektura e Korçës: Ndalohen mjetet e rënda në Maliq–Lozhan–Moglicë

Prefektura e Korçës: Ndalohen mjetet e rënda në Maliq–Lozhan–Moglicë

20:07 | 21/02/2026
Qindra myslimanë bëjnë iftar dhe falin teravitë në zemër të New Yorkut

Qindra myslimanë bëjnë iftar dhe falin teravitë në zemër të New Yorkut

19:46 | 21/02/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com