pusulabet girişcasino siteleritaraftarium24avrupabettaraftarium24betgarantitaraftarium24taraftarium24taraftarium24matadorbetmobilbahisjojobetjojobetpusulabet girişsüperbetinholiganbetromabetpasacasinograndpashabettipobettipobetligobetcasibomcasibomhititbetcasibomjojobet girişMeritbetgrandpashabetjojobetsezar casinotipobetbetasusdoedajojobetgrandpashabetgameofbetbetciobettiltpalacebet girişbetbey girişwbahis girişcratosroyalbet girişbetpuan girişbetpuan girişdinamobet girişpusulabetjojobetpusulabetbetebetamgbahispalacebetbetbeywbahisbetebetcratosroyalbetbetpuanwbahispusulabeturfa konteynerşanlıurfa konteynersuperbetinvdcasinopusulabetkavbetPusulabet güncel girişPusulabet giriştophillbetjojobetCasibomCasibomdeneme bonusugrandpashabetjojobettaraftarium24extrabettaraftarium24taraftarium24betpuangrandpashabet girişbettilt girişcasibomGrandpashabetmatbet girişmatbet girişpusulabet girişVDCasinoVDCasinonesinecasinoromabetromabetgameofbetradissonbetpalacebetbetbeywbahiscratosroyalbetbetpuanjojobetDeneme Bonusu Veren Sitelergrandpashabetgrandpashabetcasibomgrandpashabetbahiscasinowbahis girişcasibomAvrupabetjojobetsahabetgrandpashabetholiganbetmatbetjojobetbetciosekabetjojobetmarsbahisgrandpashabetbetciopusulabetholiganbetgrandpashabetpornodinamobetŞans CasinocasibomGrandpashabetdinamobet güncel adresgrandpashabetpusulabet girişbetwooncasibomjojobet
Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Rajoni

Vrasja e Oliver Ivanoviç dhe hijet mbi të ardhmen e Kosovës

8 vjet ago
in Rajoni, Të Gjitha

Nga Giorgio Fruscione, “Eastwest.eu”/Mëngjesin e të martës së 16 janarit, Oliver Ivanoviç, kreu i listës qytetare “Liri, Demokraci dhe Drejtësia”, u vra në Mitrovicën e veriut, një qytet me shumicë serbe në Kosovë.

Krimi, autorët e të cilit janë ende të panjohur, ndodhi në një ditë vendimtare për të ardhmen politike të Kosovës.

Në fakt, të martën në mëngjes, pritej rifillimi i procesit të dialogut midis Beogradit dhe Prishtinës në Bruksel, pas një ndërprerjeje prej më shumë se një viti.

Megjithatë, menjëherë pas konfirmimit të vdekjes së Ivanoviç, drejtori i zyrës për Kosovën dhe Metohinë, njëherazi kreu i delegacionit të Serbisë, Marko Gjuriç, njoftoi ndërprerjen e re të negociatave, për shkak të vrasjes së politikanit serb.

Pas kthimit nga Brukseli, Presidenti i Republikës Aleksandër Vuçiç, thirri një seancë të jashtëzakonshme të Këshillit të Sigurisë Kombëtare, e cila u pasua nga një konferencë për shtyp, ku Vuçiç e cilësoi vrasjen e Ivanoviç një akt terrorist që ka ndikuar jo vetëm tek serbët në Kosovë, por në të gjithë Serbinë.

Presidenti akuzoi gjithashtu ata që spekuluan mbi vdekjen e Ivanoviçit, duke pretenduar se pas vrasjes qëndronte vetë Beogradi, duke thënë se këta njerëz duan të imponojnë “çizmen shqiptare” në veri të Kosovës.

Dhe ndërsa Beogradi siguron se do të ndërmarrë një hetim paralel, përveç atij që është premtuar nga Prishtina, lind pyetja se cilat do të jenë pasojat e vrasjes së Oliver Ivanoviçit, karriera politike e të cilit ka qenë gjithmonë e karakterizuar nga një qasje e moderuar dhe e hapur për dialog mbi çështjen e Kosovës.

Duhet rikujtuar se në vitin 2014, Ivanoviç u arrestua dhe u dënua me 9 vjet burg për krime kundër civilëve shqiptarë, të kryera mes viteve 1999-2000, vetëm për t’u liruar nga burgu në vitin 2017, për shkak të anulimit të dënimit, dhe në pritje një seancë të re.

Vitet e fundit, Oliver Ivanoviç. ishte izoluar brenda peizazhit politik serb, për shkak të kundërshtimit të tij ndaj Listës Serbe , e cila është partia kryesore serbe në Kosovë, e cila gëzon përkrahjen e pakushtëzuar të Presidentit Vuçiç, në një kohë që në shtatorin e vitit të kaluar u bashkua në koalicion me qeverinë e Ramush Haradinajt.

Në zgjedhjet e fundit lokale të vitit 2017, qeveria e Beogradit kishte kërkuar haptazi nga serbët e Kosovës të mos votonin për Oliver Ivanoviç, që kishte vënë kandidaturën për kryetar të komunës së Mitrovicës së Veriut, për të parandaluar kësisoj ”shkatërrimin e unitetit serb në Kosovë”, si dhe për “të mbajtur një lidhje të drejtpërdrejtë midis Serbisë dhe popullit serb të rajonit”.

Këtyre deklaratave, iu shtuan kërcënimet e ashpra, deri në atë masë saqë vetë Ivanoviç kishte frikë për sigurinë e tij personale.

Menjëherë pas shpalljes së kandidaturës së tij për kryetar komune, makina e tij personale u dogj, ndërsa në një intervistë për të përjavshmen “Vreme” shtatorin e 2017-ës, denoncoi “një klimë të përgjithshme të pasigurisë që qytetarët serbë perceptojnë në rrugët e Mitrovicës, jo për shkak të shqiptarëve por për shkak të serbëve të tjerë, kundër të cilëve autoritetet lokale nuk veprojnë”.

Në të njëjtën intervistë, Ivanoviç argumentoi se këta njerëz gëzojnë mbështetjen e qeverisë serbe, falë të cilës trafikimi i drogës, vrasjet dhe mbi 50 raste të makinave të djegura gjatë dy viteve të fundit mbeten të pandëshkuara. Ka qenë pra një luftë e brendshme midis partive serbe në Kosovë, ajo që çoi në spekulimet e lartpërmendura për vdekjen e Ivanoviçit.

Dhe për sa i përket sigurisë, vrasja e Ivanoviçit do t’i ofrojë Beogradit mundësinë për të nënvizuar edhe njëherë kushtet e pasigurta në të cilat jetojnë serbët e Kosovës, siç u tha tashmë nga presidenti në konferencën për shtyp.

Procesi i normalizimit të marrëdhënieve mes Beogradit dhe Prishtinës, pëson një ndalesë të re, kur në tryezën e negociatave u shfaqën “çështje teknike”, si liria e lëvizjes, sistemi gjyqësor dhe çështja e Bashkësisë së Komunave Serbe, një organ që garantonte një autonomi për komunat me shumicë serbe, të parashikuara nga Marrëveshjet e Brukselit të vitit 2013, por që ende nuk është krijuar, për shkak të kundërshtimeve të forta brenda parlamentit të Prishtinës.

Megjithatë, Serbia po përgatitej të ulej në tryezën e negociatave, pavarësisht kushteve të favorshme për qeverinë kosovare.

Përveç çështjeve energjetike, Beogradi ka ndjekur realisht të gjitha udhëzime e Komisionit Evropian, ndërsa s’mund  të thuhet e njëjta gjë për Prishtinën, e cila vitin e fundit nuk ka kontribuar në normalizimin e marrëdhënieve:përveçse s’ka garantuar ngritjen e Bashkësisë së Komunave Serbe dhe nuk ka ratifikuar marrëveshjen kufitare me Malin e Zi, dhe ka zvarritur ligjin për themelimin e Gjykatës për dyshimet për krime lufte nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës.

Megjithatë, kjo ndërprerje e marrëdhënieve i mundëson Beogradit të marrë kohë dhe të ruajë statuskuonë mbi Kosovën, një rrethanë e favorshme për zgjedhjet e rëndësishme për bashkinë e Beogradit marsin e ardhshëm.

Përveç kësaj, verën e kaluar, Presidenti Vuçiç filloi të ashtuquajturin “dialog të brendshëm mbi Kosovën” me faktorët politikë të Serbisë, në pritje që vendimit të afërt që do të merret mbi ish-krahinën e saj.

Si përfundim, vrasja e Oliver Ivanoviçit, duket se ia ka dalë të fusë në ngërç si përbërësit jashtëm ashtu edhe të brendshëm të çështjes së Kosovës, megjithëse hetimet për të hedhur dritë mbi këtë krim, mund të nxjerrin gjithashtu në pah, se cilët janë zotërinjtë e vërtetë që kontrollojnë të ardhmen e këtij rajoni të trazuar.

Përshtati për Tirana Today, Alket Goce 

Tags: ardhmenhijetKosovësOliver Ivanoviçvrasja

TË LIDHURA

Rajoni

Profesori serb për deklaratën e ministres së Vuçiçit: Jo vetëm fyeu shqiptarët, poshtëroi Serbinë!

11:04 | 17/07/2026
Bota

Marta Kos reagon ndaj deklaratës së Paunoviç: Nuk mund ta imagjinoj që është ende ministre

14:29 | 16/07/2026
Bota

Mitsotakis sulmon opozitën dhe Prokurorinë Europiane: Kush do t’u kërkojë falje ministrave tanë?

13:45 | 16/07/2026
Next Post

“Vdekje shqiptarëve”/reagon MPJ: Maqedonia t’i thërrasë mendjes

Ekskluzive/Gjoza pas dorëheqjes: Mbështes financiarisht Romelën, bashkë për të vërtetën

Sëmundje e fruthit/Infeksionistja: Vaksina s’shkakton autizëm







JU REKOMANDOJMË

Pse numri 13-të konsiderohet i mallkuar

22:56 | 14/05/2017

Zgjidhet e ardhmja e yllit të Ajax, do ti bashkohet që në janar gjigantit të…

16:51 | 10/01/2019

Moment tensioni mes Arben Kolës dhe një qytetareje në protestë

21:37 | 15/07/2026

‘Drejtësia shqiptare, në shërbim të Dritan Dajtit e shokëve të tij’

21:36 | 08/02/2019




TË FUNDIT

Aktualitet

Mbyllet protesta e 48-të para Kryeministrisë, qytetarët: Nesër do të jemi më shumë

by mirseda
23:03 | 17/07/2026
0

Pas marshimit kilometrik nëpër rrugët e Tiranës, mijëra qytetarë kanë përmbyllur protestën e 48-të kundër qeverisë, duke...

GJK arsyeton vendimin: Pranoi Komisionin për Zgjedhjet, rrëzoi kërkesën për “McGonigal”

22:46 | 17/07/2026

Atentat ndaj Thimjo Rubatit, policia reagon pas sulmit me armë pranë biznesit të 50-vjeçarit

22:44 | 17/07/2026

”Ndjesa e një monstre”, Berisha për ministres serbe: Të shpallet ”non-grata”

22:38 | 17/07/2026

Të shtëna me armë zjarri në Sarandë/ Qëllohet një person, dërgohet në spital në gjendje të rëndë

22:02 | 17/07/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com