Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Politikë

Lubonja: Rama është më i rrezikshëm se Mihal Kokëdhima

7 vjet ago
in Politikë, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Lubonja: Rama është më i rrezikshëm se Mihal Kokëdhima

Analisti i njohur Fatos Lubonja ka komentuar 2 nga çështjet më të përfolura kohët e fundit në vendin tonë, trazirat në Bashkinë e Shkodrës dhe incidentin në Porto Palermo.

I ftuar në rubrikën ‘Opinion’ në News24, Lubonja bën fajtor kryeministrin Rama për të dyja këto ngjarje, teksa u shpreh se ai është më i rrezikshëm se Mihal Kokëdhima.

“Nëse ti qenke kaq i ndjeshëm ndaj njerëzve të dhunës, padrejtësive, siç ishte ai që hipi mbi makinë, se ishte i sëmurë psiqik, pse nuk tregohesh i tillë ndaj atij që ke vënë në Shkodër për kryetar bashkie. Është njëlloj siç fliste për Tom Doshin, me të cilin po qeveris, edhe pse është një ndër ata që është ndaluar nga SHBA. Edhe me këtë ai tregon standarde të dyfishta, që është skandal. Kjo tregon se shteti i së drejtës as nëpër ëndërr nuk i shkon këtij”, tha analisti.

Ndërsa sa i përket situatës në Shkodër, Lubonja tha se gjithçka po bëhet që qyteti verior të bjerë në duart e “të fortëve”, siç është Tom Doshi.

“Parashikimi im është që duke lexuar veprimtarinë e qeverisë me Ramën në krye do të ketë një rritje të formave autoritare të paligjshme, jashtë institucionale, për të kontrolluar dhe mbajtur pushtetin. Që do të thotë s’ka rëndësi në kemi apo jo kryetarë bashkie, ç’rëndësi ka, ne jemi, vendosim nënkryetarin që kontrollon. Të tjerët ca me trembje, ca me para do nënshtrohen dhe do vazhdojnë të kontrollojnë dhe Shkodrën me njerëzit e Tom Doshit, si Valdrini, që u vu nga Rama më herët, në kohën kur ishte në konkurrencë me Keti Bazhdarin, si njeri që siguronte votën. Dihet, Toma është i forti i Shkodrës. Dikur e luanin këtë rol sekretarët e partisë, jemi kthyer në një sistem ku demokraci nuk ka”, deklaroi Lubonja.

I pyetur për menyrën se si lidhen zhvillimet, shembja e restorantit me Shkodrën, Lubonja dha këtë përgjigje:

“Të dyja rastet kanë të përbashkët atë që tregojnë se çfarë respekti kanë për shtetin e së drejtës këta që kemi në pushtet dhe që thonë do bëjmë dhe Reformë në Drejtësi. Duket sikur Kokëdhima shkeli ligjin. Sot pamë një matrapik që i shkatërron pronën. Këtu vetëm shtet nuk ka. Nuk prishet ky në momentin që të duhet ta prishësh për interesin tënd, përtej interesit publik. Është njëlloj si te Astiri, që një pjese ua prish dhe një pjese jo. Këtu duhet të prishet me ligj, jo me urdhër”.

Tags: edi ramaFatos LubonjaMihal Kokëdhima

TË LIDHURA

Shkatërrohet banda shqiptare që furnizonte Barcelonën dhe Tarragonën me marijuanë
Aktualitet

Shkatërrohet banda shqiptare që furnizonte Barcelonën dhe Tarragonën me marijuanë

20:10 | 27/02/2026
Gazetari gjerman: Rama-Vuçiç me nismë për zgjerimin e BE-së
Politikë

Gazetari gjerman: Rama-Vuçiç me nismë për zgjerimin e BE-së

20:03 | 27/02/2026
Vr*sja e 17-vjeçarit në Greqi, i plagosuri zbulon autorin
Aktualitet

Vr*sja e 17-vjeçarit në Greqi, i plagosuri zbulon autorin

19:32 | 27/02/2026
Next Post
E ëma e Kacifas: Qeveria e Ramës e hëngri tim bir, të vijmë këtu të këndojmë himnin tonë

E ëma e Kacifas: Qeveria e Ramës e hëngri tim bir, të vijmë këtu të këndojmë himnin tonë

Rama citon Elia Zaharian: Nuk është mëkat të kërkosh parametra evropiane

Rama citon Elia Zaharian: Nuk është mëkat të kërkosh parametra evropiane

Kina prodhoi mbi 150 mijë robotë në vitin 2018

Kina prodhoi mbi 150 mijë robotë në vitin 2018







JU REKOMANDOJMË

Elisa Spiropali reagon për herë të parë pas shkarkimit nga Edi Rama: Dje përfundoi një detyrë

Elisa Spiropali reagon për herë të parë pas shkarkimit nga Edi Rama: Dje përfundoi një detyrë

14:02 | 27/02/2026
“SHKUNDET” SHQIPËRIA! Tërmeti i fuqishëm godet Elbasanin! Ja të dhënat e para

“SHKUNDET” SHQIPËRIA! Tërmeti i fuqishëm godet Elbasanin! Ja të dhënat e para

20:14 | 24/02/2026
“Të fortët e Ballukut kanë kërcënuar dëshmitarët”, prokurori Prençi përgënjeshtron Bardhin

“Të fortët e Ballukut kanë kërcënuar dëshmitarët”, prokurori Prençi përgënjeshtron Bardhin

14:32 | 23/02/2026
Vendim qeverie/ Shkarkohet drejtori i Antikorrupsionit, ja kush e zëvendëson Insidor Rexhepin

Nga pagat e mësuesve,policisë te lojërat e fatit/ Zbardhen vendimet e Këshillit të Ministrave

14:42 | 27/02/2026




TË FUNDIT

Shkatërrohet banda shqiptare që furnizonte Barcelonën dhe Tarragonën me marijuanë
Aktualitet

Shkatërrohet banda shqiptare që furnizonte Barcelonën dhe Tarragonën me marijuanë

by mirseda
20:10 | 27/02/2026
0

Garda Civile spanjolle shkatërroi një organizatë kriminale të kultivimit të marihuanës në Tarragona dhe Barcelona Garda Civile,...

Gazetari gjerman: Rama-Vuçiç me nismë për zgjerimin e BE-së

Gazetari gjerman: Rama-Vuçiç me nismë për zgjerimin e BE-së

20:03 | 27/02/2026
Vr*sja e 17-vjeçarit në Greqi, i plagosuri zbulon autorin

Vr*sja e 17-vjeçarit në Greqi, i plagosuri zbulon autorin

19:32 | 27/02/2026
Qeveria miraton projektin për Sheshi Nënë Tereza: muze nëntokësor dhe parkim i ri

Qeveria miraton projektin për Sheshi Nënë Tereza: muze nëntokësor dhe parkim i ri

19:08 | 27/02/2026
Prefekti Shkëlqim Hajdari pret Lidhjen e Bizneseve të Kosovës

Prefekti Shkëlqim Hajdari pret Lidhjen e Bizneseve të Kosovës

19:00 | 27/02/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com