Ish-deputeti, Luan Rama ka reaguar pas zhvillimeve të një dite më parë në Kuvendin e Shqipërisë, ku u zyrtarizuan krerët e grupeve parlamentare të opozitës së re.
Zëvendëskryetari i LSI-së ka publikuar në rrjetin social Facebook një video ku ka shkëputur pjesë nga fjala e deputetes së PD-së, Rudina Hajdari. Ajo u shpall dje edhe si kryetarja e grupit të saj demokrat në Kuvend.
Rama me anë të videos e sulmon për shqipen që ajo artikulon, pasi shumëkujt mund t;ia vrasë veshin, për faktin se ka jetuar në Amerikë.
“A mundet ndokush të më shqipërojë se çfarë po thotë kjo zonja – lidere e opozitës parlamentare?…”- shkruan ai, bashkëngjitur kësaj videoje.