E hënë, 21 Shtator, 2020
20 C
Tirana

‘Shtëpia’ e re e drejtësisë pa ‘çati’ edhe më 2019

Më të lexuarat

EMRI/ Arrestohet 34-vjeçari që ekzekutoi Emiljano Ramazanin dhe Regis Runajn

Një 34-vjeçar ka rënë sot në prangat e policisë, pasi akuzohet se është porositësi dhe ekzekutuesi i dy vrasjeve të ndodhura në muajin korrik...

Emocione dhe lot në “Historia e Fundjavës”/Emina Cunmulaj, supermodelja me një zemër të madhe

Supermodelja Emina Cunmulaj, ka dëshmuar ndër vite me bashkëpunimin me "Fundjavë Ndryshe" se është një vajzë me "këmbë në tokë" dhe me një zemër...

Konflikt në Durrës/ Humb jetën 33-vjeçari, sherri nisi për një parakalim

Një 34-vjeçar ka humbur jetën ditën e sotme në Durrës. Idajet Dulla, 33 vjeç, ka mbërritur në Urgjencën e Spitalit Durrës me plagë thike. Dyshohet...

“Hajde mos i beso pastaj ato thashethemet”/Meta kryeministër pas zgjedhjeve, Basha president. Patozi ‘trondit’ me deklaratën

Koordinatori i partisë 'Bindja Demokratike', njëherësh ish-nënkryetari i Partisë Demokratike, Astrit Patozi, duke iu përgjigjur thashethemeve thotë se nuk është aspak surprizë që Meta të bëhet...

VIDEO/ Lëshonin thirrje raciste kundër shqiptarëve, dasmorët në Shkup sprapsin grupin e maqedonasve

Një ngjarje e paprecedentë ka ndodhur ditën e djeshme në Shkup, ku në lagjen "Gjorce Petrov" një grup të rinjsh kanë brohoritur "shqiptar i...

Eksperti amerikan aspak optimist: Do i rikthehemi normalitetit në Krishtlindjet e vitit 2021

Duket se dalja e vaksinës është ende e largët. Disa ekspertë kanë pritshmëri të larta, se vaksina ndaj koronavirusit do të jetë gati në...

FOTO/ Arrestohet këngëtarja shqiptare në Morinë, ja çfarë iu gjet në makinë

Policia Kufitare në Morinë ka arrestuar ditën e sotme këngëtaren e njohur shqiptare, Fjolla Morina. Bëhet me dije se këngëtarja nga Kosova është kapur me...

Berisha: Avionët rus spiunojnë Shqipërinë, ndryshuan kursin e fluturimit aty ku do ndërtohet baza e NATO-s

Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar një denoncim që i ka ardhur nga një oficer. Në denoncimin në fjalë thuhet se avionët rus që kanë...

“Ja si ma qëlluan dajën me thikë gati për vdekje në mes të lokalit në Kavajë, policia s’bën asgjë”, nipi publikon videon tronditëse

Dy ditë më parë Besnik Çelmeta është qëlluar me thikë në Kavajë. Nipi i tij ka denoncuar me video te ish-kryeministri Sali Berisha, se si daja...

Vrau me thikë në zemër 33-vjeçarin pasi u zunë për rrugën, arrestohet autori i dyshuar në Durrës

Policia e Durrësit ka arrestuar autorin e dyshuar të ngjarjes së djeshme ku ndërroi jetë 33-vjeçari, Idajet Dulla. Ai është shtetasi Arbër Kote, 26-vjeç,...

Ekspertët thonë se Gjykata e Lartë dhe Gjykata Kushtetuese nuk do të jenë funksionalë as në vitin 2019

Nga Laert Miraku/ Korrupsioni dhe padrejtësitë kanë ardhur gjithmonë në rritje në periudhën e tranzicionit shqiptar. Këtë e konfirmon dhe raporti i TransparencyInternational për vitin 2018. Në bazë të nivelit të perceptuar të korrupsionit në sektorin publik Shqipëria renditet në vendin e 99 duke humbur plot 8 vende nga një vit më parë. Ndërkohë, FreedomHouse në treguesin e kuadrit juridik dhe pavarësisë së tij në Shqipëri, raporton se vijon të këtë një përkeqësim në 10 vitet e fundit.

Pikërisht për këtë arsye 5 vitet e fundit faktori ndërkombëtar në vend SHBA-te dhe BE-ja kërkuan me insistim që të realizonin reformën më të rëndësishme dhe më të thellë të ndërmarrë në Shqipëri që pas 90-tës.

Më 22 korrik 2016 Kuvendi i Shqipërisë, me votë unanime vendosi ndryshimin e Kushtetutës me fokus reformën e thellë në sistemin e drejtësisë. Kushtetuta jonë, në funksion të reformës në drejtësi dhe institucioneve të reja të drejtësisë, ndryshoi 21 nga 26 nenet adresuar pushtetit gjyqësor dhe drejtësisë. Nga kjo reformë u krijuan 13 institucione të reja.

Vetingu ka nisur nga maja e pemës së drejtësisë. Gjykata Kushtetuese dhe Gjykata e Lartë që mendohet se janë “ajka” e profesionalizmit në Drejtësi, sot janë jo funksionalë.

Gjykatën Kushtetuese aktualisht ka në “punë” vetëm një anëtare, Vitore Tusha të cilës i ka mbaruar mandati.

Që prej datës 3 Maj 2018 Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë nuk funksionon. Shumica e anëtarëve të kësaj gjykate ra në rrjetën e vetingut dhe një pjesë dhanë dorëheqjen duke u larguar nga sistemi i drejtësisë. Gjykata Kushtetuese e themeluar në vitin 1992 si gjykata më e rëndësishme e vendit sot ka vetëm një anëtare pa mandat e cila është e detyruar të qëndrojë në detyrë deri sa të zëvendësohet. Praktikisht Gjykata Kushtetuese është jashtë çdo funksioni.

Thuajse në të njëjtën situatë ndodhet Gjykata e Lartë.  Gjykata e lartë i ka fillesat që në vitin 1912 dhe vjen me e konsoliduar në vitin 1920. Kjo gjykatë aktualisht të konfirmuar dhe që ka kaluar vetingun ka gjyqtarin Ardian Dvorani. MegjithëseDrovani nuk kishte deklaruar para Komisionit të Pavarur të Kualifikimit (KPK) një llogari bankare prej 10 milionë lekë të reja, KPK-ja vendosi të mos e cilësojë fshehje të pasurisë. Për Dvoranin nuk pati kontestim nga Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit (ONM) apo nga Komisioneri Publik.

Kryetari i Gjykatës së Lartë, XhezairZaganjori kaloi vetingun, por pati menjëherë një reagim të fortë nga ONM-ja dhe Komisioneri Publik i cili apeloi në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit vendimin e KPK-së. Të gjithë u habitën me vendimin e KPK-së, për të kaluar Zaganjorin duke u justifikuar se ka kryer “evazion tatimor të ligjshëm”.

Anëtari tjetër i Gjykatës së Lartë i cili ka kaluar vetingun është EdmonIslamaj, Vendimi i KPK-së për Islamajn është ankimuar në KPA nga Komisioneri Publik i cili thekson se Islamaj nuk justifikon pasuritë e paluajtshme që zotëron, udhëtimet e shumta jashtë vendit dhe makinat e shtrenjta. Vlen për tu theksuar se Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka shtyrë për të 8-tën herë vendimin ndaj Islamajt. Nëse KPA rrëzon vendimet e KPK-së për Zaganjorin dhe Islamajn, rrezikon që dhe Gjykata e Lartë të mbetet me një anëtar,praktikisht jashtë çdo funksioni.

Në një kohë kur me ligj kjo gjykatë duhet të ketë 19 gjyqtarë ka mbetur vetëm me tre, ndërsa funksional është vetëm një. Ndërkohë administrata e kësaj gjykate ka bërë publike shifrat e backlock-ut të cilat tregojnë se viti 2018 është mbyllur me 28863 dosje që flenë në bodrumet e kësaj gjykate.

Nëse reformën do ta konsideronim planin e përcaktuar dhe të mirë menduar për të  ndërtuar ‘shtëpinë’ e re të drejtësisë shqiptare, Gjykata Kushtetuese dhe Gjykata e Lartë mund të nënkuptonin çatinë e kësaj shtëpie. Nga çatia e vjetër e shtëpisë së drejtësisë u gjendën të mirë vetëm dy trarë. Aktualisht shtëpia re e drejtësisë shqiptare është një shtëpi pa çati e cila mund të fusë shiun, breshrin dhe të ftohtin në çdo moment.

Gjithkush mund të pyes se përse jemi në ketë situatë. Strategët e reformën në drejtësi ndoqën parimin që “peshku qelbet nga koka”. Gjithashtu, për të dhënë mesazhin tek shqiptarët që më parë do të largohen nga drejtësia gjyqtarët e korruptuar që gjenden në majë të drejtësisë shqiptare. Për këtë spastrim të gjyqtarëve ish-ambasadori i SHBA-ve, Donald Lu deklaronte “se është më mirë një drejtësi pa gjyqtarë se sa një drejtësi me gjyqtarë dhe prokurorë të korruptuar.”

Reforma ka parashikuar mekanizma dhe ndryshime rrënjësore në mënyrën e përzgjedhjes së gjyqtarëve. Kriteret janë shumë më të forta për ata që duan të jenë gjyqtarë të Gjykatës Kushtetuese apo të Gjykatës së Lartë.

Fillimisht duhet të theksojmë se të gjithë gjyqtarët që duan të jenë në majat e drejtësisë shqiptare aplikojnë me vullnetin e tyre të lirë. Praktikisht politika me reformën është shumë larg emërimeve të gjyqtarëve dhe prokurorëve.

Kujtojmë se Gjykata Kushtetuese ndryshon në zgjedhjen 9 anëtarëve por dhe në kompetenca. Përzgjedhja e anëtareve për Gjykatën Kushtetuese; tre anëtarë nga Presidenti i Republikës, tre anëtarë nga Kuvendi dhe tre anëtarë nga Gjykata e Lartë. Anëtarët përzgjidhen ndërmjet kandidatëve të renditur në tri vendet e para të listës nga Këshilli i Emërimeve në Drejtësi. Kuvendi zgjedh gjyqtarin e Gjykatës Kushtetuese me jo më pak se tri të pestat e të gjithë anëtarëve të tij. Nëse Kuvendi nuk zgjedh gjyqtarin brenda 30 ditëve nga paraqitja e listës nga Këshilli i Emërimeve në Drejtësi, kandidati i renditur i pari në listë shpallet i emëruar.

Gjyqtarët nuk duhet të kenë mbajtur funksione politike në administratën publike ose pozicione drejtuese në një parti politike gjatë 10 vjetëve të fundit përpara kandidimit. Të gjithë kandidatët duhet të kenë përvojë pune jo më pak se 15 vjet si gjyqtar, prokuror, avokat, profesor ose lektor i së drejtës, jurist i nivelit të lartë në administratën publike.

Përbërja e Gjykatës Kushtetuese përtërihet çdo 3 vjet me një të tretën e saj, sipas procedurës së përcaktuar me ligj. Gjithashtu, theksohet se Gjykata Kushtetuese ka buxhet të veçantë, të cilin e administron në mënyrë të pavarur.

Ndërsa për Gjykatën e Lartë vlen të theksohet se në strukturë ruhet e njëjta. Në këtë gjykatë ndryshon formula për zgjedhjen e anëtarëve dhe kryetarit, ky i fundit zgjidhet nga vetë anëtarët. Gjithashtu është krijuar posti i zëvendëskryetarit. Anëtarët e kësaj gjykate emërohen nga Presidenti por vetëm në bazë të listës dhe renditjes së dërguar nga Këshilli i Lartë i Gjyqësorit (KLGJ). Në raste se Presidenti refuzon, KLGJ vendos me shumicë votash për emërimin.

Vlen për tu theksuar se gjyqtarët e Gjykatës së Lartë kanë mandat 9 vjeçar, pa të drejtë rizgjedhjeje. Në nënndarjen e saj Gjykata e Lartë ka Kolegj Civil, Kolegj Penal dhe Kolegj Administrativ. Kryetarët e kolegjit zgjidhen nga anëtarët me shumicë votash. Mandati i kryetarëve të kolegjit është 1 vjeçar me të drejtë rizgjedhjeje. Këto kolegje gjykojnë me trupa gjykuese me nga tre gjyqtarë. Kolegjet e bashkuara të Gjykatës së Lartë drejtohen nga kryetari apo zv/kryetari i kësaj gjykate.

Për të mbyllur sa më parë çatinë e shtëpisë së re të drejtësisë shqiptare, KPK-ja duhet të shqyrtojë me përparësi dosjet e gjyqtarëve që kanë shprehur dëshirën dhe plotësojnë kushtet për të qenë gjyqtarë të Gjykatës Kushtetuese dhe Gjykatës së Lartë. Ekspertë të jurisprundencës të cilët kanë ndjekur nga afër zhvillimet në reformën në drejtësi deklarojnë se për vitin 2019 është thuajse e pamundur që Gjykata Kushtetuese dhe Gjykata e Lartë të vihen në funksion. Shqipëria aktualisht ka një shtëpi të re të drejtësisë, por që akoma nuk i është vendosur çatia e cila është emergjente.

Mekanizmi i ri i sistemit të Drejtësisë me 13 njësi të reja synon një gjyqësor të pavarur nga ndikimet politike, një gjyqësor të pastër dhe me integritet.  Ekspertët kanë parashikuar çdo gjë me detaje. I vetmi detaj që ngre pikëpyetje: burimet njerëzore?

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Televizioni më i madh në Gjermani, jehonë “Fundjavë Ndryshe”

"Fundjavë Ndryshe" ka kaluar kufijtë, e ndërsa jehona e Fondacionit ka prekur zemrat e gjermanëve. Televizioni më i madh në Gjermani "Das Erste", ka...

Vijojnë kontrollet në Bradashesh nga policia dhe FNSH-ja

Gjatë mbrëmjes së sotme, policia dhe efektivët e FNSH-së janë duke kryer kontrolle në qytetin e Elbasanit. Burimet ende jo zyrtare bëjnë me dije se...

Detajet/ Pas Ramës, dy politikanët e njohur takojnë Erdoganin në Turqi (FOTO)

Pas vizitës së kryeministrit Rama në Turqi, me presidentin turk janë takuar sot presidenti kosovar Hashim Thaçi dhe ish-ministri Behgjet Pacolli. Takimi mes palëve vjen...

Moti plot surpriza për 5 ditët e ardhshme, ja sa do shkojnë temperaturat

Gradualisht muajit shtator po i vjen fundi, dhe pas një periudhe të gjatë me mot të nxehtë dhe të kthjellët, tashmë erdhi koha që...

Pse hoqi dorë Ilir Meta nga mosprekja e 5 Qershorit

Nga: Mero Baze Ilir Meta imitoi pikë më pikë Lulzim Bashën e muajve të verës. Pasi u arrit marrëveshja e 5 Qershorit, me ndërmjetësinë e...