Media Britanike ka siguruar një video, ku 5 emigrantë arrijnë në Angli pas një udhëtimi të gjatë të fshehur në kamion. Ngjarja është filmuar në një pronë industriale në Essex.
Sipas Daily Mail, të pestë personat ishin fshehur në pjesën e pasme të kamionit dhe për të mos u kapur gjatë hapjes kanë dalë nga pjesa e mbulesës së kamionit.
Emigrantët nuk e kanë fshehur entuziazmin e mbërritjes në Londër. Sipas një dëshmitari, njëri prej emigrantëve ka filluar të brohorasë: Gëzuar Vitin e Ri, ne ju duam… Londër, ja ku erdhëm”.
Sipas britanikes, mbërritja e emigrantëve në mënyrë të paligjshme është kthyer në një shqetësim për autoritetet. Jo vetëm pasi nuk kanë mundësi të kontrollojnë kontingjentet e mbërritura, por ata gjatë gjithë kohës rrezikojnë jetën e tyre.