E premte, 23 Korrik, 2021
19.5 C
Tirana

Lokalet pezullojnë shërbimin, Rama: Të dalin në natyrë kur duan të kërcejnë

Pas Vlorës, edhe pronarët e bizneseve në Lezhë dhe Elbasan kanë dalë në protestë për orën policore. Biznesmenët që ushtrojnë aktivitetin e tyre në zonën bregdetare të Shëngjinit dhe Tales, si dhe pronarët e ambienteve të sallave të eventeve, janë mbledhur sot para Bashkisë së Lezhës, në shenjë proteste ndaj masave kufizuese që ka vendosur qeveria.

Ata apelojnë ndaj qeverisë dhe Komitetit Teknik që të zgjasë fashën e orarit deri në orën 01:00 pas mesnate, pasi e kanë të pamundur që të punojnë në këto kushte. “Ne punojmë këto muaj, 11 muaj i vejmë çelësat, tani punojmë. Të parët që penalizohen janë shqiptarët që vijnë nga jashtë. Kërkojmë që muzika të lejohet deri në 01:00. Kufizimi i muzikës na largon klientët. Këtu është bërë si për pleq”, shprehen biznesmenët. Në Vlorë rreth 90 biznese kanë mbyllur dyert sot për 24 orët e ardhshme, si protestë për plotësimin e kushteve të tyre.

Pronarët e lokaleve në Lungomare të Vlorës vijojnë të protestojnë kundër ndalimit të muzikës në orën 22:00. Ata u ngritën mbrëmjen e djeshme në protestë, që duket se do të përshkallëzohet edhe më tej, një situatë që nuk favorizon aspak sezonin turistik në Vlorë.

Ervin Sota është një prej 90 pronarëve në Vlorë, i cili ka vendosur të mbyllë biznesin, përkundrejt orës policore. “Mbrëmë ne vendosëm Himnin Kombëtar dhe ndodhi ajo situatë e pakëndshme me Policinë e Shtetit, dhe kemi vendosur bashkë që lokalet t’i mbajmë mbyllur në shenjë proteste. Vlora nuk është një qytet me orare mortore, por qytet turistik, ka bërë maksimumin për turizmin, ku biznesmenët sakrifikojnë dhe mundohen të kualifikojnë stafet e tyre. Hapur në Vlorë kanë mbetur vetëm disa biznese me administratorë nga Tirana. Në Lungomare ka njerëz, ndërsa në biznese qenka e ndaluar të ri klienti në tavolinë. Muzika nuk sjell COVID, ne duam të punojmë brenda rregullave”, është shprehur ai.

Lexo edhe :   Padurimi, dera mes gënjeshtrës dhe fatalitetit

Pas këtyre protestave masive, një reagim ka ardhur nga kryeministri Rama. Ai ka shkruar një postim në Twitter, në lidhje me protestën e bizneseve në zonën e Lungomares, të cilët kërkojnë zgjatjen e orarit të lejuar për mbajtjen e muzikës.

“Protestë në Lungomare për muzikën? 1.Lungomare s’ka muzikë po ndotje akustike të tmerrshme ku përzihen dhjetra linja burime menjëherë 2.E drejta e atyre që duan zhurmë muzikore tërë natën nuk fiton dot mbi tē drejtën e atyre që natën duan zhurmën e detit. 3. Siç është lajmëruar, nga data 20 korrik muzika do të ndalet në 23.00 në çdo zonë turistike të banuar dhe kush do të kërcejë e të këndojë tërë natën po të dojë, le të organizohet në natyrë, në pika ku nuk shqetëson njeri – si në tërë botën e civilizuar turistike“.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Shembet ura në Siberi, bllokohet hekurudha më e gjatë në botë

Vërshimet si pasojë e reshjeve të furishme në Siberi kanë çuar në shembjen e një urë, duke e shkëputur hekurudhën siberiane, më e gjata...

Kina vendos sanksione ndaj shtatë shtetasve amerikanë

Kina njoftoi të premten se po vendos sanksione ndaj disa shtetasve amerikanë në përgjigje të sanksionimit nga ana e Shteteve të Bashkuara të shtatë...

KPK, pikëpyetje për pasurinë dhe profesionalizmin e prokurores Daniela Sulaj

Prokurorja Daniela Sulaj, e komanduar si inspektore pranë Inspektoriatit të Lartë të Drejtësisë, u përball të premten më 23 korrik me Komisionin e Pavarur...

Gjykata i refuzon kërkesën për liri, Hashim Thaçi mbetet në paraburgim

Gjykata Speciale e Hagës ka marrë vendim që t’i refuzohet kërkesa ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit, që ky i fundit të mbrohet në liri. Edhe...

Koronavirusi, Manastirliu tregon numrin e të vaksinuarve në 24 orët e fundit

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu ka publikuar shifrat e të vaksinuarve kundër koronavirusit në vend. Manastirliu bën me dije, se mbi 13...