Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Aktualitet

Llogari bankare për të pastruar paratë, si e zbuloi FBI-ja 74-vjeçaren

5 vjet ago
in Aktualitet, Kryesore, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Llogari bankare për të pastruar paratë, si e zbuloi FBI-ja 74-vjeçaren

S’janë të paktat rastet kur shtetasit e huaj strehohen në Shqipëri për t’iu shmangur drejtësisë në vendet ku janë rezident. Shtetasja amerikano-kanadeze, Lyda Harris, i fshihej drejtësisë amerikane në Shqipëri. Pak ditë më parë, ajo është lokalizuar në vendin tonë nga zyra qendrore kombëtare Interpol Tirana, në bashkëpunim me Departamentin e Policisë Kriminale dhe Shërbimin Diplomatik të Sigurisë pranë Ambasadës Amerikane në Shqipëri. Arrestimi i saj është bërë nisur nga kërkesa e ardhur nga ana e Departamentit Amerikan të Drejtësisë, për arrestimin e përkohshëm të saj, me qëllim ekstradimin nga Shqipëria në SHBA.

Harris, në kërkim nga autoritetet amerikane

Lyda Harris ishte shpallur në kërkim nga autoritetet amerikane, pasi Gjykata e Distriktit Jugor të Kalifornisë, ka lëshuar urdhër-arrestin ndërkombëtar më datë 28 korrik 2021, për kryerjen e veprës penale “Komplot për kryerjen ose pjesëmarrjen në një organizatë përmes aktivitetit shantazhues”, parashikuar nga Kodi Penal i SHBA-së.

“Arrest me burg” për 74-vjeçaren

Të mërkurën, gjykata caktoi ndaj Lyda Jolanda Harris, 74-vjeçe, masën e “arrestit me burg”, me qëllim ekstradimin në SHBA. Gruaja u ndalua nga policia, teksa planifikonte të largohej drejt Gjermanisë, e prej andej në Kanada, ku ka qytetin e lindjes dhe familjen.

Pjesë e një organizatë kriminale me qëllim mashtrimin

Prokuroria e akuzon Harris si pjesë të një organizatë kriminale, me qëllim mashtrimin. Përmes avokatit, ajo kërkoi nga gjykata një masë më të lehtë sigurie, me pretendimin se vuan nga disa sëmundje, dhe jeta e saj është në rrezik nëse dërgohet në qeli. Avokati tha se gruaja nuk paraqet asnjë rrezikshmëri, ndërsa foli për reputacionin e mirë që gëzon në vendin ku jeton, dhe faktin se ka qenë mësuese për një kohë të gjatë në shtetin e Arizonës.

Skema e mashtrimit

Në dosjen hetimore kundër Lyda Harris thuhet se skema e mashtrimit përgjithësisht fillon me një telefonatë ndaj të moshuarve amerikanë, të cilëve anëtarët e organizatës iu prezantohen si të afërm. Të moshuarve iu kërkohen para me pretendimin se nipi ose mbesa e tyre është në një rrezik të madh, ose është përfshirë në një aksident dhe duhet të paguajë dëmet e aksidentit. Organizata ku bën pjesë Harris, ka marrë para nga viktimat. Në momentin që siguron paratë, organizata i pastron ato përmes llogarive bankare, përfshirë dhe ato të Harris, ose duke u investuar në kriptomonedha.

Llogari bankare për të pastruar paratë

Hetuesit federalë zbuluan se Harris kishte hapur llogari bankare që i përdorte për të pastruar paratë e marra nga viktimat e mashtrimit, duke i transferuar në kompani fantazma. Në shkurt 2020, Harris mori 29 mijë dollarë nga një kompani e regjistruar në emër të një të dënuari. Fondet u gjurmuan dhe janë të një 73-vjeçareje që ra pre e mashtrimit në Kaliforni. Agjentët e FBI-së u takuan me Harris në nëntor të 2020, gjatë një operacioni kërkimi. Hetimi zbuloi se në telefonin e Harris kishte komunikime të shumta me bashkëpunëtorë mashtrues që vijonin aktivitetin prej disa muajsh. Ajo deklaronte në telefonata se kishte pastruar para, por kur u pyet nga FBI-ja, u përpoq të minimizojë përfshirjen e saj në këto skema. /Tirana Today

Tags: FBILyda Harrispastrim parash

TË LIDHURA

Kallëzimet për zgjedhjet e 11 majit 2025, Aulon Kalaja në SPAK
Aktualitet

Kallëzimet për zgjedhjet e 11 majit 2025, Aulon Kalaja në SPAK

12:48 | 13/02/2026
“Atje ku kontribuova për 20 vite dhe fitova, më hodhën në rrugë”, Sula-Ramës
Aktualitet

“Atje ku kontribuova për 20 vite dhe fitova, më hodhën në rrugë”, Sula-Ramës

12:02 | 13/02/2026
“Qendra e re e Drejtësisë, financimi më i madh për administratën në Shqipëri” Rama: Sistemi  mbrapa
Aktualitet

Rama në krah me Dashnor Sulën: As mua s’më ka kursyer ku, ta shohim tani se si do ta bëjë punën …

11:40 | 13/02/2026
Next Post
“Pasaporta e vaksinës”, një “teori konspirative” që po bëhet realitet

"Pasaporta e vaksinës", një "teori konspirative" që po bëhet realitet

Kishin kthyer shtëpinë në laborator dro*e, dy në pranga

Kishin kthyer shtëpinë në laborator dro*e, dy në pranga

Berisha bën lëvizjen e papritur pas ultimatumit të Yuri Kim

Berisha bën lëvizjen e papritur pas ultimatumit të Yuri Kim







JU REKOMANDOJMË

Dashnor Sula u emërua Kryeinspektor i Përgjithshëm, vjen reagimi i parë nga PD

Dashnor Sula u emërua Kryeinspektor i Përgjithshëm, vjen reagimi i parë nga PD

18:21 | 06/02/2026
Gjyqtarët që votuan kundër kërkesës së Ramës

Gjyqtarët që votuan kundër kërkesës së Ramës

22:33 | 06/02/2026
Qeveria miraton indeksimin e pagave/ Ja kategoritë që përfitojnë

Qeveria miraton indeksimin e pagave/ Ja kategoritë që përfitojnë

16:55 | 06/02/2026
Plantacion kanabisi në Gjermani, arrestohen dy shqiptarë, sekuestrim 2 mln €

Plantacion kanabisi në Gjermani, arrestohen dy shqiptarë, sekuestrim 2 mln €

18:40 | 07/02/2026




TË FUNDIT

Kallëzimet për zgjedhjet e 11 majit 2025, Aulon Kalaja në SPAK
Aktualitet

Kallëzimet për zgjedhjet e 11 majit 2025, Aulon Kalaja në SPAK

by mirseda
12:48 | 13/02/2026
0

Ish-kandidati i Partisë Demokratike, Aulon Kalaja është paraqitur në SPAK. Mësohet se Kalaja do të japë shpjegime...

“Atje ku kontribuova për 20 vite dhe fitova, më hodhën në rrugë”, Sula-Ramës

“Atje ku kontribuova për 20 vite dhe fitova, më hodhën në rrugë”, Sula-Ramës

12:02 | 13/02/2026
“Qendra e re e Drejtësisë, financimi më i madh për administratën në Shqipëri” Rama: Sistemi  mbrapa

Rama në krah me Dashnor Sulën: As mua s’më ka kursyer ku, ta shohim tani se si do ta bëjë punën …

11:40 | 13/02/2026
Mblidhet Komisioni i Reformës Zgjedhore, PD ulet sërish në tryezë me PS.

Mblidhet Komisioni i Reformës Zgjedhore, PD ulet sërish në tryezë me PS.

11:18 | 13/02/2026
Objektivat për vitin 2026/ Rama mbledh ministrat në Kryeministri, çfarë pritet të diskutohet

Objektivat për vitin 2026/ Rama mbledh ministrat në Kryeministri, çfarë pritet të diskutohet

11:15 | 13/02/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com