E hënë, 20 Shtator, 2021
28.5 C
Tirana

Kishin kthyer shtëpinë në laborator dro*e, dy në pranga

Dy shtetas 32 dhe 33-vjeç janë vënë në pranga në sajë të operacionit të koduar “Baza”, pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin kishin marë me qira një banesë në lagjen nr.8, Durrës dhe e kishin përshtatur për përpunimin dhe shpërndarjen e lëndëve narkotike.

Gjatë kontrollit në këtë banesë, policia ka sekuestruar 1 armë zjarri tip “Beretta”, municion luftarak, 2 peshore elektronike, një sasi prej 73.940 lekësh të rinj dhe 49 euro vlerë monetare e përfituar nga shitja e lëndës narkotike. 408 gramë lëndë narkotike heroinë dhe 11.5 gramë lëndë narkotike kokainë, të cilën këta shtetas e përgatisnin në doza të vogla, gati për shitje në qytetin e Durrësit.

Aktualisht po vijon vijon puna për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

Njoftimi

Durrës

Goditet një bazë e përpunimit të drogave të forta. Finalizohet operacioni policor i koduar “Baza”. Operacioni i zhvilluar nga Komisariati i Policisë Durrës, në bashkëpunim me strukturat e Hetimit të Narkotikëve në DVP Durrës, me qëllim goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve dhe armëmbajtjes pa leje. Arrestohen në flagrancë 2 shtetas që kishin përshtatur banesën e marë me qira si bazë për përpunimin dhe shpërndarjen e lëndëve narkotike kokainë dhe heroinë. Sekuestrohen 408 gramë lëndë narkotike heroinë, 11.5 gr lëndë narkotike kokainë, 1 armë zjarri pistoletë, municion luftarak dhe një sasi vlere monetare.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës, në bashkëpunim me strukturat e Seksionit për Narkotikët në DVP Durrës, në vijim të kontrolleve me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë në qytet, kapjen e personave që disponojnë armë zjarri, si dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e shpërndarjes së lëndëve narkotikëve, në bazë të informacioneve të siguruara nga Komisariati i Policisë Durrës, kanë mirorganizuar punën dhe si rezultat kanë finalizuar me sukses operacionin policor të koduar “Baza”, në kuadër të të cilit u arrestuan në flagrancë shtetasit K. Xh., 32 vjeç dhe E. V., 33 vjeç, i dënuar më parë për veprat penale “Moskallëzim krimi” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, të dy banues në Durrës.

Lexo edhe :   VIDEO/Drogë, armë e vjedhje energjie, momenti i arrestimit të volejbollistit

Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kishin marë me qira një banesë në lagjen nr.8, Durrës dhe e kishin përshtatur atë për përpunimin dhe shpërndarjen e lëndëve narkotike.

Lexo edhe :   VIDEO/Drogë, armë e vjedhje energjie, momenti i arrestimit të volejbollistit

Gjatë kontrollit në këtë banesë, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 1 armë zjarri tip “Beretta”, municion luftarak, 2 peshore elektronike, një sasi prej 73.940 lekësh të rinj dhe 49 euro vlerë monetare e përfituar nga shitja e lëndës narkotike, 408 gramë lëndë narkotike heroinë dhe 11.5 gramë lëndë narkotike kokainë, të cilën këta shtetas e përgatisnin në doza të vogla, gati për shitje në qytetin e Durrësit.

Nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, vijon puna për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Reciprociteti i targave/Kurti: S’ka për qëllim destabilizimin

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka folur nga Kuvendi për reciprocitetin e vendosur për targat e automjeteve. Gjatë seancës së sotme parlamentare, Kurti theksoi...

Shërbimet sekrete zbulojnë planin/ Parandalohet ekzekutimi i Zoran Zaev

Shërbimet sekrete greke dhe qeveria parandaluan një atentat ndaj kryeministrit të Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, disa muaj pas nënshkrimit të Marrëveshjes së Prespës...

Në politikën gjermane nuk përfaqësohen sa duhet migrantët

"What's your Heimat?" - cili është atdheu juaj u pyet W. Michael Blumental, drejtori që themeloi Muzeun Hebre në Berlin në vitin 2014. Për...

Pse berishizmi, është enverizimi i ri shqiptar

Nga: Mero Baze Kjo që po i ndodh Partisë Demokratike, Partisë së Punës, ka filluar ti ndodh në vitin 1991. Kur ajo filloi të reformohej...

VIDEO/Drogë, armë e vjedhje energjie, momenti i arrestimit të volejbollistit

Një volejbollist ka rënë në prangat e policisë, pasi është kapur me armë zjarri, municion luftarak dhe kokainë. Volejbollisti 26-vjeçar i identifikuar si Eraldo...