Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kryesore

Lleshaj: Politika të ndalë sulmet ndaj policisë, kriminelët ‘po na vrasin’

7 vjet ago
in Kryesore, Politikë, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Lleshaj: Politika të ndalë sulmet ndaj policisë, kriminelët ‘po na vrasin’

5 maji, Dita e Dëshmorëve është kujtuar sërish e ndarë nga politika. Dita e Dëshmorëve të Atdheut u përkujtua me një ceremoni zyrtare dhe homazheve në Varrezat e Dëshmorëve të Kombit. Zyrtarë të shtetit dhe politikës, veteranë dhe të afërm të të rënëve në Luftën Antifashiste Nacionalçlirimtare vendosën kurora me lule përpara memorialit “Nënë Shqipëri”, në nderim të të rënëve në luftën anti-fashiste.

Ashtu si çdo vit, tashmë e kthyer në traditë, politikanët qëndrojnë të ndarë në dy kampe edhe në përkujtimin e të rënëve të luftës. Me rastin e Ditës së Dëshmorëve, Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, tha në fjalën e tij se dita e sotme është jo vetëm një moment nderimi, por edhe një ftesë e rëndësishme për reflektim.

“Politika, institucionet dhe shoqëria në tërësi duhet që përballë sakrificës sublime të punonjësve të PSH, të ndalojnë për një çast; të përpiqen të pranojnë faktin e rëndë se 224 punonjës të Policisë tonë janë vrarë nga shqiptarë të mbytur në krim; të bashkojnë forcat kundër krimit, të mbështesin Policinë dhe të bëjnë çdo përpjekje që ky numër shumë i lartë dëshmorësh të mos rritet më kurrë në të ardhmen”, tha Lleshaj.

Fjala e plotë

“E gjithë Shqipëria nderon sot kujtimin e saj më të mirë, kujtimin e atyre burrave dhe grave që i dhanë asaj atë çka kishin më të shtrenjtë, jetën e tyre. Përgjatë historisë së tij të madhe dhe të ndërlikuar, popullit shqiptar i është dashur të paguajë një çmim të rëndë në shërbim të mbijetesës, të lirisë dhe prosperitetit.

Sot përkujtojmë mijëra shqiptarë që kanë dhënë jetën si Dëshmorë të Atdheut në luftërat për liri dhe pavarësi.

Por sot përkujtojmë edhe qindra dëshmorë të Atdheut nga radhët e Policisë së Shtetit, që e dhanë jetën në një luftë dhe në një front tjetër: në luftën kundër krimit, në mbrojtje të sigurisë publike, në një front të brendshëm. Që nga viti 1990, 224 punonjës të Policisë së Shtetit kanë dhënë jetën e tyre në krye të detyrës. Ky numër shumë i lartë punonjësish policie të rënë në harkun e pothuajse tri dekadave është dëshmi e dy realiteteve: Nga njëra anë, ky numër tregon një zhvillim politiko-shoqëror jo normal, i cili ka prodhuar një situatë kriminale të pazakontë edhe në kontekstin historik të vendit tonë. Nga ana tjetër, numri i lartë i dëshmorëve nga radhët e Policisë së Shtetit tregon se përballja me krimin ka qenë e ashpër, e vështirë por edhe heroike. Shumë nga ata dhanë jetën, në momente të vështira për familjet e tyre, të cilat përballeshin me sfida të shumta sociale e ekonomike, sfida me të cilat, një pjesë e madhe e tyre, përballen edhe sot.

Të nderuar familjarë,

kam dëgjuar këto kohë, qindra histori e rrëfime prekëse, por edhe frymëzuese, në takimet e shpeshta me familjarët e këtyre heronjve të Policisë tonë.

Kam përjetuar në këto rrëfime, dhimbjen e shumëfishtë që ndjen secili prej jush në shtëpitë, ku mungon zëri dhe figura atërore, përkujdesja vëllazërore, mbrojtja dhe kujdesi i kryefamiljarit.

Shumë prej jush kanë përballuar sfida të vështira, që ndonjëherë shkojnë deri në kufijtë e mbijetesës, por kurrë asnjëri prej jush nuk u dorëzua.

Keni luftuar çdo ditë për ta çuar përpara emrin e mirë që ata lanë, misionin që ata patën në jetë. Keni edukuar me vlera të larta morale, fëmijë që trashëguan cilësitë më të mira të baballarëve, apo vëllezërve të tyre. Keni nderuar uniformën e shenjtë të Policisë së Shtetit. Shumë prej jush e trashëguan me krenari dhe e çuan më tej misionin që ata fatkeqësisht e lanë në mes.

Ju të gjithë meritoni nderim e respekt për sakrificat, për besnikërinë dhe frymën atdhedashëse që edukoni tek brezat më të rinj, për forcën me të cilën ecni përpara, për shembullin që përcillni tek çdo familje shqiptare.

Të nderuar pjesëmarrës, dita e sotme është jo vetëm një moment nderimi, por edhe një ftesë e rëndësishme për reflektim.

Politika, institucionet dhe shoqëria në tërësi duhet që përballë sakrificës sublime të punonjësve të PSH, të ndalojnë për një çast; të përpiqen të pranojnë faktin e rëndë se 224 punonjës të Policisë tonë janë vrarë nga shqiptarë të mbytur në krim; të bashkojnë forcat kundër krimit, të mbështesin Policinë dhe të bëjnë çdo përpjekje që ky numër shumë i lartë dëshmorësh të mos rritet më kurrë në të ardhmen.

Shoqëria jonë ka nevojë të thellë për të përmirësuar në thelb qasjen e saj, si ndaj sigurisë ashtu edhe ndaj Policisë vetë.

Siguria e publike është një e mirë e përbashkët për krijimin e të cilës, Policia luan një rol thelbësor, por jo të vetmin rol. Ndërtimi i sigurisë publike është një përgjegjësi e të gjithë aktorëve të shoqërisë.

Në të njëjtën kohë, Policia e Shtetit ka sot përgjegjësinë e madhe që, përballë hipotekës së jashtëzakonshme të nderit, që buron nga gjaku i derdhur nga pjesëtarët e saj, të bëjë çdo përpjekje në shërbim të përmirësimit të marrëdhënieve me qytetarët, në funksion të rritjes së pandërprerë të parametrave të sigurisë publike.

Por Policia e Shtetit duhet që, pavarësisht angazhimit për përballjen me krimin dhe për përmirësimin e sigurisë publike, të mos harrojë kurrë detyrimin e përjetshëm për respekt ndaj dëshmorëve të saj dhe për përkujdesje ndaj familjarëve të tyre.

Ministria e Brendshme dhe Policia e Shtetit do të zbatojnë një program të gjerë masash në shërbim të familjeve të dëshmorëve të Atdheut.

Në zbatimin e këtij programi, do të ketë rol të rëndësishëm Qeveria, Ministria e Brendshme, Policia e Shtetit, por edhe shoqëria, e cila do të ftohet të bëhet pjesë e projekteve të ndryshme.

Ne jemi të bindur se kjo përkujdesje është jo vetëm një detyrim moral e ligjor, por edhe një nevojë e dorës së parë. Duke nderuar dëshmorët e saj, duke u kujdesur për familjarët e tyre, Policia e Shtetit rrit dhe forcon nderin e saj, këtë element thelbësor identitar, pa ta cilin nuk mund të ketë kurrë Polici shqiptare.

Nga ana tjetër, Qeveria shqiptare do të vijojë thellimin e masave për mbrojtjen ligjore të punonjësve të Policisë së Shtetit. Ndryshimet e pritshme të Kodit Penal do t’i ashpërsojnë më tej dënimet ndaj atyre që tentojnë të cenojnë punonjësit e Policisë së Shtetit në krye të detyrës.

Shqipëria dhe shqiptarët kanë nevojë për një Polici dinjitoze, të mirë përgatitur, të mirë pajisur, të mirë trajtuar, e cila i bën roje me besnikëri sigurisë publike.

Qeveria shqiptare është e vendosur që të bëjë gjithçka në funksion të këtij qëllimi të lart. I përjetshëm qoftë kujtimi i dëshmorëve të Policisë së Shtetit!

Nderim e respekt për të gjithë ju që i çoni përpara betejat e tyre!”, përfundoi ai.

Tags: policiasander lleshajshteti

TË LIDHURA

Foto/ Plagosi vajzën e tij dhe kolegun e saj në Durrës, ky është autori 56-vjeçar
Aktualitet

Foto/ Plagosi vajzën e tij dhe kolegun e saj në Durrës, ky është autori 56-vjeçar

21:45 | 26/01/2026
Lushnje, zjarri përfshin disa banesa, një vajzë e re dërgohet në spital e asfiksuar nga tymi
Aktualitet

Lushnje, zjarri përfshin disa banesa, një vajzë e re dërgohet në spital e asfiksuar nga tymi

21:06 | 26/01/2026
Dhoma e Avokatisë Vlorë kundër zhvendosjes së Kadastrës: Diskriminim territorial, favorizohet Tirana
Aktualitet

Dhoma e Avokatisë Vlorë kundër zhvendosjes së Kadastrës: Diskriminim territorial, favorizohet Tirana

20:39 | 26/01/2026
Next Post
Basha: Për lirinë shkohet në betejë çdo ditë

Basha: Për lirinë shkohet në betejë çdo ditë

Maqedonia voton/ Enigmë vota e opozitës shqiptare

Maqedonia voton/ Enigmë vota e opozitës shqiptare

“Të vetëdijshëm për pensionet e ulëta”/Rama: Më shumë sakrifica për të ardhmen e fëmijëve

“Të vetëdijshëm për pensionet e ulëta”/Rama: Më shumë sakrifica për të ardhmen e fëmijëve







JU REKOMANDOJMË

Pas Zvërnecit, Ivanka Trump ndalon në ‘fshatin më të braktisur’ pas viteve ‘90

Pas Zvërnecit, Ivanka Trump ndalon në ‘fshatin më të braktisur’ pas viteve ‘90

14:43 | 21/01/2026
E rëndë në Tiranë! 30-vjeçarja hidhet nga kati i tretë i një pallati, humb jetën

E rëndë në Tiranë! 30-vjeçarja hidhet nga kati i tretë i një pallati, humb jetën

11:41 | 22/01/2026
LAJMI I FUNDIT/ Kërcasin armët në Kukës, raportohet për të plagosur

LAJMI I FUNDIT/ Kërcasin armët në Kukës, raportohet për të plagosur

14:05 | 23/01/2026
‘Serioz dhe i përgjegjshëm’ — Kush ishte studenti shqiptar Klaudio Gjoka që humbi jetën në Itali

‘Serioz dhe i përgjegjshëm’ — Kush ishte studenti shqiptar Klaudio Gjoka që humbi jetën në Itali

20:49 | 23/01/2026




TË FUNDIT

Rritet bilanci i viktimave nga moti i keq në SHBA: 20 të vdekur, mes tyre një 16-vjeçare
Bota

Rritet bilanci i viktimave nga moti i keq në SHBA: 20 të vdekur, mes tyre një 16-vjeçare

by mirseda
22:19 | 26/01/2026
0

Një stuhi e fuqishme po godet disa pjesë të Shteteve të Bashkuara, duke lënë të paktën 20...

Foto/ Plagosi vajzën e tij dhe kolegun e saj në Durrës, ky është autori 56-vjeçar

Foto/ Plagosi vajzën e tij dhe kolegun e saj në Durrës, ky është autori 56-vjeçar

21:45 | 26/01/2026
Lushnje, zjarri përfshin disa banesa, një vajzë e re dërgohet në spital e asfiksuar nga tymi

Lushnje, zjarri përfshin disa banesa, një vajzë e re dërgohet në spital e asfiksuar nga tymi

21:06 | 26/01/2026
Tragjedi në Qipro, 4-vjeçarja humb jetën nga gripi A

Tragjedi në Qipro, 4-vjeçarja humb jetën nga gripi A

21:03 | 26/01/2026
Izraeli merr trupin e fundit të pengut nga Gaza, mbyllet faza e parë e Planit të Paqes

Izraeli merr trupin e fundit të pengut nga Gaza, mbyllet faza e parë e Planit të Paqes

20:50 | 26/01/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com