FIFA ka nxjerrë renditjen e skuadrave më të mira kombëtare dhe duket se asgjë nuk ka ndryshuar për Shqipërinë.
Kombëtarja shqiptare e ka mbyllur vitin 2019 sërish në vendin e 66-të në renditjen përfundimtare të FIFA-s.
Ky rezultat ka ardhur edhe si pasojë e mungesës së ndeshjeve gjatë muajve të fundit.
Edhe pse me një paraqitje të shkëlqyer në eliminatoret e Euro 2020, Kosova nuk ka ndryshuar vend në klasifikim duke ruajtur vendin e 115-të.
Sa i përket vendeve të para në klasifikim, kryesimin e mban sërish Belgjika, e cila ndiqet nga Franca dhe Brazili .