Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kryesore

Ligji “anti-shpifje”/ Meta: Pa media të lirë rruga drejt BE-së, e pamundur

6 vjet ago
in Kryesore, Politikë, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Ligji “anti-shpifje”/ Meta: Pa media të lirë rruga drejt BE-së, e pamundur

Kreu i Shtetit Ilir Meta ka reaguar së fundmi lidhur me paketën ligjore “anti-shpifje” të propozuar nga qeveria. Meta pohon ndër të tjera se çdo goditje ndaj institucionit të medias, është sulm ndaj demokracisë.

Reagimi i plotë i Presidentit të Republikës, Ilir Meta:

“Presidenti i Republikës, Sh.T.Z. Ilir Meta po ndjek me shumë vëmendje shqetësimet e thella të shprehura nga komuniteti i gazetarëve shqiptarë dhe organizatat ndërkombëtare që monitorojnë lirinë e medias në vendin tonë, lidhur me nismën ligjore “anti-shpifje” të propozuar nga qeveria. Duke ndarë bindjen se çdo goditje ndaj institucionit të medias, është sulm ndaj demokracisë, Presidenti Meta thekson domosdoshmërinë e marrjes në shqyrtim nga ana e qeverisë, por edhe e Parlamentit, e të gjitha sugjerimeve të shprehura nga komuniteti i gazetarëve, me kujdesin dhe vëmendjen e duhur që ato meritojnë.

Presidenti Meta shpreh bindjen se angazhimi i institucioneve dhe i shoqërisë në përkrahje të lirisë së të shprehurit është tregues për demokracinë, qeverisjen e mirë dhe përgjegjësinë publike në vend. Presidenti Meta thekson se liria e të shprehurit është e drejtë themelore e njeriut dhe shtyllë e pazëvendësueshme e jetike për një shoqëri moderne demokratike, si dhe për garantimin e llogaridhënies nga të gjitha institucionet publike.

Zbritja me 7 vende në Indeksin Botëror të Lirisë së Medias, sipas konkluzioneve të organizatës botërore të gazetarëve “Reporterët pa Kufij”;

Përfundimet e raportit vjetor të “Freedom House” se media në Shqipëri është pjesërisht e lirë;

Konkluzionet e “Misionit për lirinë e medias” të shtatë organizatave globale sipas të cilave “autoritetet shqiptare nuk po përmbushin detyrimet ndaj ligjit vendas dhe instrumenteve ndërkombëtare për të garantuar lirinë e shprehjes dhe të medias, duke theksuar se ka pasur një përkeqësim të sigurisë, kushteve të punës dhe aksesit në informacion të gazetarëve”;

Raporti paraprak i OSBE/ODIHR ku theksohej se “media të mëdha u shërbejnë si platforma lobuese pronarëve të tyre, duke vënë kështu në pikëpyetje pavarësinë e tyre editoriale dhe duke imponuar autocensurën”;

Janë këmbana të forta alarmi për gjendjen e përkeqësuar dhe tepër shqetësuese në të cilën ndodhen sot gazetarët në Shqipëri. Presidenti Meta garanton komunitetin e gazetarëve se do të jetë përherë në mbështetje të tyre kundër çdo tentative që synon të cenojë fjalën e lirë dhe pavarësinë e medias, që rrezikon të kthejë vendin 30 vite pas. Pa media të lirë dhe të pavarur, rruga e Shqipërisë drejt Bashkimit Europian është e pamundur”.

Tags: beligjiMediaMeta

TË LIDHURA

SPAK kërkon autorizim për arrestimin e Ballukut; Këshilli i Mandateve mblidhet më 19 dhjetor
Politikë

SPAK kërkon autorizim për arrestimin e Ballukut; Këshilli i Mandateve mblidhet më 19 dhjetor

17:34 | 16/12/2025
Aksident i trefishtë në aksin Shupenzë-Maqellarë, plagoset rëndë një person
Aktualitet

Aksident i trefishtë në aksin Shupenzë-Maqellarë, plagoset rëndë një person

17:23 | 16/12/2025
Abuzime me tendera qindra mln euro, BIRN: SPAK kërkon imunitetin e Ballukut në Kuvend
Politikë

Abuzime me tendera qindra mln euro, BIRN: SPAK kërkon imunitetin e Ballukut në Kuvend

17:15 | 16/12/2025
Next Post
Gjata: Rama po pengon verifikimin e pasurisë së Valdrin Pjetrit

Gjata: Rama po pengon verifikimin e pasurisë së Valdrin Pjetrit

Fotot/ Stresi godet me makinë këmbësoren në Prishtinë

Fotot/ Stresi godet me makinë këmbësoren në Prishtinë

Anormaliteti si normalitet

Boçi: Luksi qeveritar shqiptar dhe shtetari francez







JU REKOMANDOJMË

Historia e Çun Mulës, Bajraktarit të Hotit dhe Malësisë së madhe

Historia e Çun Mulës, Bajraktarit të Hotit dhe Malësisë së madhe

10:35 | 14/11/2019
SPAK urdhërarrest për Ergys Agasin, arrest shtëpie për Mirlinda Karçanajn

SPAK urdhërarrest për Ergys Agasin, arrest shtëpie për Mirlinda Karçanajn

09:06 | 16/12/2025
SPAK urdhërarrest për Ergys Agasin, arrest shtëpie për Mirlinda Karçanajn

Detaje të reja nga aksioni i SPAK, biznesmeni Gerond Meçe u mor peng për t’u tërhequr nga gara

11:13 | 16/12/2025
Atentati në Rinas: Shoqërohet një person nga Fushë-Kruja si i dyshuar me dijeni për ngjarjen

Atentati në Rinas: Shoqërohet një person nga Fushë-Kruja si i dyshuar me dijeni për ngjarjen

22:39 | 09/12/2025




TË FUNDIT

SPAK kërkon autorizim për arrestimin e Ballukut; Këshilli i Mandateve mblidhet më 19 dhjetor
Politikë

SPAK kërkon autorizim për arrestimin e Ballukut; Këshilli i Mandateve mblidhet më 19 dhjetor

by mirseda
17:34 | 16/12/2025
0

Këshilli i Mandateve pritet të mblidhet të premten, më 19 dhjetor, për të shqyrtuar kërkesën e Prokurorisë...

Aksident i trefishtë në aksin Shupenzë-Maqellarë, plagoset rëndë një person

Aksident i trefishtë në aksin Shupenzë-Maqellarë, plagoset rëndë një person

17:23 | 16/12/2025
Abuzime me tendera qindra mln euro, BIRN: SPAK kërkon imunitetin e Ballukut në Kuvend

Abuzime me tendera qindra mln euro, BIRN: SPAK kërkon imunitetin e Ballukut në Kuvend

17:15 | 16/12/2025
Donte të shmangte arrestimin, 50-vjeçari gëlltit qesen me heroinë dhe mbytet për vdekje!

Donte të shmangte arrestimin, 50-vjeçari gëlltit qesen me heroinë dhe mbytet për vdekje!

16:37 | 16/12/2025
SPAK kërkon arrestimin e Ballukut; Balliu: Qeveria ka humbur legjitimitetin

SPAK kërkon arrestimin e Ballukut; Balliu: Qeveria ka humbur legjitimitetin

16:33 | 16/12/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com