E hënë, 14 Qershor, 2021
14.5 C
Tirana

Lidhje me politikën? Hije dyshimi mbi kompanitë e sigurisë në Rinas

Vjedhja e dytë e shumave të konsiderueshme në aeroportin e Rinasit ka ngritur akuza të forta për kompaninë menaxhuese të sigurisë brenda aeroportit.

Dështimi i protokollit të sigurisë ka shkaktuar jo vetëm akuza në nivelet politike por edhe hije dyshimi të lidhjes së disa kompanive me segmente të caktuara të drejtuesve Politikë të Partisë Socialiste, raporton BalkanWeb.

Kompania ICTS Albania që siguron perimetrin e brendshëm të aeroportit të vetëm të vendit është krijuar në vitin 2005 me administrator shtetasin grek Panagiotis Kampouroglou, menjëherë pas marrjes së koncesionit monopol nga Kompania gjermane për 25 vjet. Referuar dokumenteve të Qendrës Kombëtare të Biznesit që nga themelimi i saj kjo kompani ofron shërbime sigurimi aviacioni, sigurimit detar dhe shërbime të tjera.

Ndërkohë në vitin 2009 krijohet një tjetër kompani me emër thuajse të njëjtë ICTS ALBANIA por me prapashtesë INTEGRATED SERVICES. Pavarësisht ngjashmërisë në emër, të dy kompanitë janë regjistruar me nipte të ndryshme. Edhe pse këto dy kompani paraqiten si të ndryshme, rezulton se fusha e veprimit dhe shërbimet që ofrojnë janë të njëjta po ashtu edhe emrat e administratorëve dhe numrat e telefonit të dy kompanive është i njëjtë.

Aldi Molloholli që ishte administrator në kompaninë ICTS Albania rezulton që në vitin 2009 të jetë aksioner me 25% dhe administrator i kompanisë së re me të njëjtin emër ICTS ALBANIA por me prapashtesë INTEGRATED SERVICES. Por, në kompaninë e re shfaqet si administrator sërish edhe shtetasi grek Panagiotis Kampouroglou që themeloi kompaninë e parë në 2005.

Një tjetër element që lidh dy kompanitë sipas regjistrit tregtar është edhe kompania e madhe, ICTS Europe Holdings B.V e cila është aksionerja më e madhe tek të dyja kompanitë. Kompania e krijuar në 2009, ICT Albania INTEGRATED SERVICES në vitin 2013 bën administrator dhe aksioner të saj Eno Bushin, ish-avokat i Partisë Socialiste i cili e mban këtë post dhe aksionet deri në 2016 ku më pas ja shet kompanisë së madhe ICTS Europe Holdings.

Gjatë këtyre viteve aksionet janë shitur dhe blerë disa herë dhe administratorët janë ndërruar por janë të njëjtat kompani dhe të njëjtë emra të cilët herë zotërojnë një kompani, herë kompaninë tjetër duke mbuluar kështu njëra-tjetrën. Lidhjet e dyshimta mes ICTS Albania dhe ICT Albania INTEGRATED SERVICES për marrjen e tenderit për sigurinë e aerportit dyshohet se është bashkëshortja e Eno Bushit, Joana Bushi e cila ka qenë drejtoreshë kabineti e ish drejtoreshës së ALBCONTROL Belinda Ballukut, sot ministre e Infratsrukturës dhe Energjisë.

ALBCONTROL menaxhon dhe kontrollon hapsirën ajrore Shqiptare në përputhje me standartet ndërkombëtare të lundrimit ajror. Ndërsa TIA është akronim i Tirana International Airport, kompania menaxhuese e fluturimeve të udhëtarëve dhe transportit të bagazheve nga Shqipëria drejt destinacioneve të tjera./ BalkanWeb.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Një ditëlindje dhe një ditëvdekje

Nga Sokol Balla Gramoz Ruçi bën 70 vjeç në dhjetor, por zëre se ditëlindja e tij ka qënë dje. Tre dekadat e jetës politike të...

Euro 2020/ Hollanda mund Ukrainën në ndeshjen emocionuese me 5 gola

Takim i mbrëmjes, ai midis Hollandës dhe Ukrainës është mbyllur me vrull pasi plot 5 gola u shënuan në pjesën e dytë. Hollanda fitoi...

Gurët e tëmthit, shkaktarët dhe të rrezikuarit

Gurët e tëmthit formohen kur lëngu i grumbulluar në fshikëzën e tëmthit mpikset ose ngurtësohet në copa të vogla materiali të ngjashme me gurët....

Takimi Rama-Blinken, ja marrëveshja e nënshkruar. Fjala e Blinkenit dhe Ramës

Kryeministri Edi Rama dhe Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken kanë zhvilluar një takim në Bruksel ditën e sotme. Fryt i këtij takimi ishte marrëveshja...

Itali/ Ngjarje tragjike në Romë, 4 viktima mes tyre autori dhe 2 të mitur

Një burrë i moshuar, 84-vjeçari Salvatore Ranieri, dhe dy vëllezër të moshës 5 dhe 10 vjeç, David dhe Daniel Fusinato, u vranë në Konsorciumin...