E hënë, 14 Qershor, 2021
14.5 C
Tirana

“O zot, po e kafshon”, luanesha ‘pret në besë’ turistin që po e përkëdhelte (Video)

Një 55-vjeçar gjatë një vizite në një kopsht zoologjik në Afrikë të Jugut u kafshua në dorë nga një luaneshë, pasi tentoi ta përkëdhelte atë.

Pieter Nortje kaloi dorën përmes rrjetës rrethuese dhe fillimisht përkëdheli një luan që ishte aty pranë, më pas afrohet luanesha e cila reagon ashpër duke ia kafshuar dorën turistit. Të pranishmit u alarmuan, duke u përfshirë nga paniku, shkruan media britanike “Daily Mail”.

Luanesha ia kafshoi dorën turistit dhe për pak ia këputi. Gruaja e Pieter po filmonte dhe bërteti e trishtuar: “O zot, po e kafshon, po e kafshon”.

Pieter Nortje dhe bashkëshortja Ize kishin shkuar në Afrikë të Jugut për të festuar 10-vjetorin e martesës, ndërsa përvjetori për pak u kthye në tragjedi.

Burri shpëtoi vetëm me disa lëndime të lehta, pasi e tërhoqi shpejt dorën.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Një ditëlindje dhe një ditëvdekje

Nga Sokol Balla Gramoz Ruçi bën 70 vjeç në dhjetor, por zëre se ditëlindja e tij ka qënë dje. Tre dekadat e jetës politike të...

Euro 2020/ Hollanda mund Ukrainën në ndeshjen emocionuese me 5 gola

Takim i mbrëmjes, ai midis Hollandës dhe Ukrainës është mbyllur me vrull pasi plot 5 gola u shënuan në pjesën e dytë. Hollanda fitoi...

Gurët e tëmthit, shkaktarët dhe të rrezikuarit

Gurët e tëmthit formohen kur lëngu i grumbulluar në fshikëzën e tëmthit mpikset ose ngurtësohet në copa të vogla materiali të ngjashme me gurët....

Takimi Rama-Blinken, ja marrëveshja e nënshkruar. Fjala e Blinkenit dhe Ramës

Kryeministri Edi Rama dhe Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken kanë zhvilluar një takim në Bruksel ditën e sotme. Fryt i këtij takimi ishte marrëveshja...

Itali/ Ngjarje tragjike në Romë, 4 viktima mes tyre autori dhe 2 të mitur

Një burrë i moshuar, 84-vjeçari Salvatore Ranieri, dhe dy vëllezër të moshës 5 dhe 10 vjeç, David dhe Daniel Fusinato, u vranë në Konsorciumin...