Ditën e sotme kryeministri Edi Rama i është drejtuar sërish kryedemokratit Basha me një letër publike, ku i bën sërish ftesë për dialog pa kushte.
Nga ana tjetër, Basha ka zgjedhur të refuzojë dialogun me Ramën, ndërsa përgjigjja e tij publike iu drejtua në fakt qytetarëve.
Së fundmi, kryeministri Rama ka marrë një ‘këshillë’ nga djali i ish-kryeministrit Sali Berisha. Shkëlzen Berisha e sugjeron Ramën të mos lodhet më kot me letra, sepse nuk e merr mundimin t’ia lexojë njeri, aq më pak t’i përgjigjet.
“Letra e 1,2,3,4 ….. Mos u lodh se as nuk t’i lexon me njeri jo me te pergjigjet”, shkruan Shkëlzen Berisha në Facebook.